Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Seminari i 38-të ndërkombëtar për gjuhën dhe kulturën bullgare

БНР Новини
Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos

Seminari veror ndërkombëtar për gjuhën dhe kulturën bullgare po zhvillohet në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore). Organizatorët janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtorët Qirill dhe Metodi” dhe bashkia e qytetit. Forumi u hap zyrtarisht pikërisht një javë pasi në kryeqytet filloi Seminari i 53-të Ndërkombëtar për Studimin e Gjuhës Bullgare, i organizuar nga Universiteti i Sofjes “Shën Klement i Ohrit”. “Kjo është një porosi shtetërore, të cilën e zbatojnë të dy universitetet për popullarizimin e gjuhës dhe kulturës bullgare ndër të huajt” – shpjegoi zoti Hristo Bonxhollov, rektor i Universitetit të Veliko Tërnovos dhe drejtor i Seminarit Ndërkombëtar gjatë 10 vjetëve të fundit.

“Interesi tradicionalisht është i madh gjatë viteve të fundit. Çdo vit pjesëmarrësit janë rreth 100, nga disa kontinente. Në edicionin e sivjetshëm kemi mysafirë nga Evropa, Azia, Amerika Veriore. Mosha e pjesëmarrësve është nga 17 deri më 69 vjeç. Më e reja është Milla Sollanxhieva – një fëmijë nga Belgjika me prejardhje bullgare. Më i vjetri është gjermani dr. Kjohel – shpjegoi profesori Bonxhollov. – Secili prej pjesëmarrësve e ka arsyen e vet për të ardhur këtu dhe për të studiuar gjuhen tonë. Zakonisht këta janë studentë, të cilët studiojnë gjuhën bullgare – si gjuhë të dytë apo të tretë, si pjesë e studimit të tyre në degën e filologjisë bullgare. Marrin pjesë dhe shumë profesorë dhe pedagogë, të cilët punojnë me komunitetet bullgare jashtë shtetit, shumë përkthyes – në këtë numër edhe përkthyes që punojnë në KE. Vijnë edhe njerëz, të cilët janë lidhur me biznesin bullgar, apo njerëz kureshtarë, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për Bullgarinë. Vijnë edhe përfaqësues të misioneve diplomatike tek ne, atashe kulturorë etj. Tradicionalisht tek ne vijnë përfaqësues të ambasadës së Japonisë, kështu është edhe sivjet. Njerëzit që dëshirojnë të dinë bullgarishten janë shumë dhe punojnë në sfera të ndryshme.”

Programi i seminarit fillon me trajnime praktike, pastaj pjesëmarrësit frekuentojnë 10 module të ndryshme sipas interesave të tyre – letërsi bullgare, gjuhë bashkëkohore bullgare, art bullgar, kinema, histori, mitologji, etnologji, arkeologji etj. Në program janë përfshirë vizita në bregdet, në vende interesante arkeologjike, koncerte, nata tematike. Një nga modulet – “Historia dhe kultura e Bullgarisë” është në gjuhën angleze, sepse në seminar marrin pjesë edhe të huaj që fare nuk dinë bullgarisht” – saktësoi profesori Bonxhollov.

“Gjëja më e vështirë për të huajte nuk është gjuha. Kjo është bindja ime kategorike. Më e vështirë për ta është që të kuptojnë në çfarë shtet kanë ardhur. Shpeshherë Bullgaria për ta është “vendi i çudirave”. Shumë gjëra këtu bëhen në mënyrë të kundërt, jo siç bëhen në shtetet e tyre. Për shembull këtu duhet përmendur shenjën për PO dhe JO, që e bëjmë me kokë. Mentaliteti dhe kultura e ballkanasve ndryshohet krejt nga ato në shtetet perëndimore, kuptimi ynë për lirinë ndryshohet shumë nga disiplina dhe rendi, me të cilët janë mësuar njerëzit atje. Kështu që mendoj se gjuha nuk vështirëson komunikimin dhe po të ketë mjaftë dëshirë, mënyra e jetesës gjithashtu nuk do të jetë pengesë të konsiderueshme. Seminari ndërkombëtar është vetëm një nga provat për këtë. Këta njerëz nga 32 shtete pas tri javësh do të bëhen shokë të vërtetë. Për ne është me rëndësi më të madhe atmosfera që e krijojmë sepse ne jemi këtu për të kuptuar njëri tjetrin dhe gjuha është vetëm një nga mënyrat për këtë mirëkuptim.”

Mund të shtojmë vetëm se seminari do të vazhdojë deri më 9 gusht.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD