Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Karin dom” – shtëpia e fëmijëve specialë

Foto: karindom.org

Para 19 vjetësh ambasadori bullgar në Londër Ivan Stançov krijoi një fondacion për të ndihmuar fëmijët me nevoja të posaçme. Ai mban emrin e një kushërire të Ivan Stançovit – Karin, e cila vuajte nga paraliza cerebrale, por zemra e saj ishte e madhe dhe gjithmonë mendonte për të tjerët. Shtëpia e familjes së Ivan Stançovit në parkun detar të qytetit Varna u bë “Karin dom” (Shtëpia e Karinës), në të cilën Ivan Stançovi mblodhi një ekip specialistësh. Me ndihmën e kolegëve nga Anglia nëpunësit e qendrës studiojnë dhe zbatojnë metodat më bashkëkohore terapeutike. Tani 150 familje përdorin shërbimet e fondacionit dhe për ta kujdesen 50 profesionistë. Në 47 qytete zhvillohen trajnime për ashtuquajturin “intervenim të hershëm”. Në të njëjtën kohë Ivan Stançovi vazhdon të mbledhë dhurues dhe përkrahës për kauzën e vet. Para pak kohe fondacioni fitoi çmimin “Së bashku” për bashkëpunim më të mirë mes biznesit dhe organizatave joqeveritare.

„Sot qendra ofron shërbime, të lidhura me terapinë dhe rehabilitimin e fëmijëve në moshë sa më të hershme. – tregoi Mariana Nikollova, drejtoresha ekzekutive e fondacionit. – Jemi së bashku me prindërit , kur mësojnë diagnozën e rëndë dhe kur kanë nevojë për më shumë përkrahje. Tërë programi është drejtuar tek përkrahja e familjeve në moshën e re të fëmijëve të tyre.”

Në sajë të “Karin dom”-it shumë fëmijë bullgarë integrohen me sukses në shkollë. Një prej këtyre fëmijëve është Elena - një vajzë me paralizë cerebrale, për të cilën të gjithët në fondacion flasim me krenari.

„E quajmë atë – PR-ja e fondacionit, sepse gjithmonë flet aq mirë për ne. Kur ajo u bë 16 vjeçare ëndrra e saj më e madhe ishte që të mësohej të kërcente vals dhe partner i saj të bëhej Ivan Stançovi. Kështu pas shumë provave me shumë rrënime dhe rritje dhurata më e bukur për përvjetorin e 80-të të zotit Stançov u bë valsi i tyre. Sot pas operacionit të saj të radhës, ambicia e saj është studimi në Austri pa ndihmën e nënës së saj. – tregoi Mariana Nikollova.

Sipas fjalëve të saj gjithçka bëhet falë një njeriu. “Ai është kalorësi ynë me trastë shpine – sepse  ngjiti majën Olimp për të mbledhur para për “Karin dom”. Ai është një person karizmatik, i cili bashkoi shumë njerëz rreth kauzës së vet fisnike”. Në fondacion tregojnë se të gjithë miqtë e Ivan Stançovit ndihmojnë dhe mbështetin financiarisht qendrën. Pasi u kthye nga Olimpi, tërë mbuluar me mavijosje, në takimin e tij me një komisionar evropian, ish ambasadori bëri shaka: “Ndoshta ekzistojnë mënyra më inteligjente për subvencionimin e fondacionit dhe nuk do të ketë nevojë unë ta çaj kokën time.”

“Natyrisht kjo ishte mënyra e tij për herë të radhës të kërkonte ndihmë për familjet e fëmijëve special – tha Mariana Nikollova. – Sepse shumë persona të njohura kanë qenë me çrregullime, por kanë mbetur në histori – Mocarti, Bethoveni, Edisoni, Einsteini.”

Ivan Stançovi është jo vetëm njeriu që i përkrah fëmijët me nevoja të posaçme tek ne, por është edhe motori i shkollës bullgare në Londër – sipas fjalëve të  drejtoreshës së saj Snezhina Meçeva.

“Ne ndihemi angazhuar moralisht dhe emocionalisht me kauzën e tij fisnike – tha ajo. Për festat e Кrishtlindjeve çdo vit nga “Karin dom” vijnë kartolina dhe kalendarë me vizatime të fëmijëve që shërohen atje. Dhe ne i shesim. Organizojmë gjithashtu shumë fushata bamirëse për “Karin dom”. Në koncertin e sivjetshëm të korit bullgar në Londër fëmijët e shitnin këto kartolina, pastaj në ballon e ambasadës me rast të Shën Valentinit dhuronin kartolina të tilla. Fëmijët në Bullgari presin me padurim festat e Krishtlindjeve dhe përpiqen t’i bëjnë kartolinat më të bukura. Sivjet mblodhëm 1134 lirë britanike.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD