Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pluhuri i Artë” – respekt ndaj traditave

БНР Новини
Ansambli Folklorik i qytetit Mezdra fitoi festivalin

Valle të stuhishme, muzikë popullore bullgare, rini dhe dëfrim – kështu do të mbahet mend Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Pluhuri i Artë” në fshatin Çellopeç. Dhe megjithëqë nga 23 deri më 26 korrik u zhvillua edicioni i tij i dytë, përfytyrimi me të cilin mbetën të gjithë ishte se sikur tradita e organizimit të tij është shumëvjeçare. Një program shumë interesant plotë koncerte, konkurrim i ashpër, përjetime të paharrueshme si për publikun, ashtu edhe për pjesëmarrësit – bullgarë dhe të huaj... Dhe skena e mrekullueshme e parkut unik “Korminesh”. E gjithë kjo e shndërroi veprimtarinë në një festë emociononte. Të shumta ishin miqtë e huaj, që erdhën për Festivalin “Pluhuri i Artë”. Kishte përfaqësues nga Turqia, Sllovakia, Rumania, Italia, Bullgaria.

Danka Kovallçikova është udhëheqëse e ansamblit “Rozmarija”, i cili prezanton folklorin e Sllovakisë Lindore. Traditën valltarët e rinj e pasurojnë me hapa dhe elemente moderne. Për rastin valltarët e pasuruan prezantimin me skena humoriste teatrore në gjuhën bullgare. Kështu ata fituan admirimin dhe duartrokitjet e publikut. 

“Formacioni  “Rozmarija” u krijua para 22 vitesh – tregon zonja Kovallçikova. – Deri tashti kemi marrë pjesë në 72 festivale ndërkombëtare në Evropë, Indi, Turqi. Parase të vijmë këtu, zbuluam në hartë, se Çellopeç është një vendbanim i vogël. Mbetëm të habitur dhe të kënaqur nga organizimi, nga atmosfera, nga vendi, në të cilin mbahet festivali. Mësuam se në periferitë e fshatit nxirret flori, por jam e bindur, se njerëzit, që banojnë këtu e mbajnë floririn në zemrat.”

Ansambli “Rozmarija”“Unë jam Çengiz Veznikli dhe jam udhëheqës i Degës së Edrenesë të Fondacionit Folklorik të Anadollit – prezantohet koreografi i formacionit nga Turqia. – Personalisht unë zbuloj tipare të përbashkëta midis valleve tradicionale të krahinës sonë dhe të krahinës folklorike bullgare të Trakisë. Muzikantët janë të mendimit se edhe meloditë janë të përafërta. Grupi ynë ka marrë pjesë në dhjetëra festivale të ndryshme, duke përfshirë edhe në Bullgari. Por mendoj, se këtu në Çellopeç organizimi është i mrekullueshëm.”

СнимкаSerena është nga Italia: “Jam e bija e udhëheqësit të grupit “Triskelion” nga Sicilia, në të cilin jam që nga formimi. Vallet tona janë autentike dhe dëshira jonë është të ruajmë traditat vendore. Disa veta nga grupi ynë ishim në Bullgari në vitin 2006, kur morëm pjesë në një festival tjetër, atëherë mësuam disa valle popullore bullgare.”

“Triskelion” nga SiciliaNjë nga surprizat e koncertit gala ishte vallëzimi i Serenës nën tingujt e këngës popullore bullgare “U shtri Todora”, të cilën e interpretuan këngëtarët e grupit italian.

Publiku mbeti me përshtypje të forta edhe nga muzika dhe vallet e formacionit nga qyteti Bistrica të Transillvanisë. Miqtë rumunë prezantuan folklorin e barinjve të veshur me kostume kolorite.

Më 25 korrik u zhvillua konkursi, ku sipas rregullores, marrin pjesë vetëm interpretues bullgarë.

“Shumë vështirë i zgjodhëm fituesit - na thotë Daniella Xheneva, anëtare e jurisë. U paraqitën ansamble shumë të mira, me valle origjinale të përgatitura shkëlqyeshëm. Është bukur se ka konkurs për vepra të reja, për solistë dhe grupe, çmimet shoqërohen me shuma të konsiderueshme.”

U paraqitën të rinj të mrekullueshëm – kjo është një provë e qartë se tradita është e gjallë. Mirëpo, duhet të kërkohen më shumë vepra të reja të krijuesve të rinj në fushën e folklorit” – na këshillon koreografi i njohur Dimitër Manov.

Dimitër Hristov, kompozitor dhe dirigjent i orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, i cili gjithashtu i vlerësonte interpretuesit bullgarë, shtoi:

“Konkurrenca ishte e madhe. U paraqitën pothuaj të gjitha krahinat e Bullgarisë, më shumë ishin pjesëmarrësit nga i ashtuquajturi “Shoplluk”. Shumë grupe profesionale do të mbeten të mahnitur pasi i shohin të ashtuquajturat “amatorë”. Nuk mund të mos përmendet edhe puna e shkëlqyeshme e organizatorëve. Kuptova se banorët në Çellopeç janë vetëm 1500 veta, por megjithatë arrijnë të organizojnë një festë të vërtetë për të gjithë.”

Grupi folklorik nga EtropoleNdër dhjetëra grupet koreografike në vend të parë u radhit Ansambli Folklorik i qytetit Mezdra.

Ditët e festivalit u takuan mijëra adhurues të folklorit. Në koncertin gala grupet e huaja e befasuan publikun bullgar dhe mikpritësit me një këngë ose valle bullgare. Shumë atraktivë ishin valltarët e rinj nga Fondacioni Folklorik i Anadollit. Ata u veshën me kostume kombëtare bullgare të vatrës kulturore të Çellopeçit, kurse vallja e tyre fitoi shumë duartrokitje. Mikpritës simbolik të ngjarjes ishin grupet e Çellopeçit. Ndër ta ishin dhe valltarët e vegjël të Grupit koreografik të fëmijëve “Izvorçeta”.

“Për ne ishte një nder i vërtetë, përgjegjësi dhe emocion i madh për ta hapur dhe për ta mbyllur këtë aktivitet ndërkombëtar – thotë Valentin Ivanov, udhëheqës i grupit “Izvorçeta”. Jam mirënjohës për mundësinë që pata për të punuar me vogëlushit e kopshtit të fëmijëve “Hans Kristian Andersen”. Ata u pranuan shumë mirë nga publiku, morëm ftesa nga të gjitha grupet e huaja. Për mua ky është një sukses i madh.”

Grupi “Izvorçeta”Para fishekzjarrëve kryetari i bashkisë zoti Aleksi Kesjakov ftoi në skenë ekipin e vet – rreth 15 nëpunës të bashkisë. Kurse zonja Bogdanova, drejtoreshë artistike e aktivitetit, shpalli se po fillon përgatitja e festivalit të tretë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva
Fotografi: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD