Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kotel ruan të gjallë traditën e punimit të qilimave

БНР Новини

Në shkollën e njohur Galatanska në qytetin Kotel, të ndërtuar në vitin 1869, sot është vendosur ekspozita “Qilima dhe pëlhura të Kotelit të vjetër”. Për artin e endësve të këtushme tregon përgjegjësja e muzeut Vera Taskova:

Снимка“Koteli është qendra më e vjetër e punimit të qilimave në Bullgari. Ekspozita tregon tërë zhvillimin e endjes: nga qilimi i zakonshëm përmes modelit klasik deri te qilimi i Kotelit dhe shembujt e tij bashkëkohorë. Këtu janë prezantuar eksponate në moshë 150-200 vjeç. Mes tyre mund të shihen modelet më të njohura dhe më të pasura si : “gjerdanet”, “ lëkurët e  shalqirit”, “yjet kaçurrel” etj. Në një tezgjah vertikal demonstrohet teknika unike e endjes. Janë vendosur dhe pëlhura të mrekullueshme dhe ikona të mjeshtreve origjinale Stojanka Mileva dhe Petranka Çehllarova. Ato vërtet shënojnë kulmin në zhvillimin bashkëkohor të artit të punimit të qilimave. Koleksioni është i vetmi për nga lloji i tij në vend dhe tërheq shumë vizitorë. Vlera e lartë artistike dhe unikaliteti i qilimave klasikë të Kotelit, punimi virtuoz i qilimave për mure e ngrenë mjeshtërinë e endësve të qytetit në shembuj me bukuri të papërsëritshme.”

СнимкаSi ngjyrat e  përdorura në këta qilima i kanë rezistuar kohës?

“Në fakt, vetëm në qilimin më të vjetër që është në moshë 200 vjeç janë përdorur  plotësisht bojëra natyrale – tregon Vera Taskova. – Këto ngjyra janë pak më të mbyllura, pak më të zbehta, por me gjithë atë janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Qilimi më i ri prej koleksionit të qilimave vjetër është në 110 vjeç, por në të, të gjitha bojërat e përdoruara janë kimike. Në pjesën dërmuese të qilimave të vendosur në këtë sallë  kemi kombinim të ngjyrave – natyrale dhe kimike, sepse i përkasin periudhës kalimtare, kur endësja ende ka punuar me bojërat e prodhuara prej saj, por në treg kanë filluar të dalin dhe bojërat e para industriale. Sa u përket ngjyrave natyrale, jeshilja përftohet nga qepja e njomë, ngjyra kafe nga lëvozhgat e arrave, në mënyre interesante e kanë bërë bojën e zezë – drejtpërsëdrejti nga hiri i oxhakut, ndërsa blunë  nga lulja e misrit...”

СнимкаCili është dallimi kryesor midis qilimave të punuar në Kotel dhe në Çiprovci?

“Kjo pyetje shtrohet nga të gjithë vizitorët. Prandaj ne kemi ekspozuar dhe një qilim nga Çiprovci. Ai është endur në Kotel, por është këtu për të treguar  diferencën  midis dy llojeve. Diferencat në përgjithësi janë në ornamentet dhe koloritin, dallimi kryesor është edhe në teknikën e endjes. Mënyra e endjes së qilimave në Kotel  nuk haset në asnjë vend tjetër. Dallimi kryesor është në numrin e fijeve në bazën e thurjes.  Në qilimat e Çiprovcit fijet  në vend që të jenë njëra pranë tjetrës, janë të ndara. Ndërsa në teknikën e endjes në Kotel ato janë të ndarë në çifte. Qilimat e Kotelit janë më të trasha, me më shume azhure, me më shumë vrima, kur qilimi ekspozohet në dritë. Kur endet me çifte mundësitë për të rikrijuar detaje me të imta janë më të mëdha. Prandaj qilimat e Kotelit janë jashtëzakonisht të pasura me motive dhe ornamente.”

Qilimi i ÇiprovcitSipas Vera Taskovës tradita këtu ende është e gjallë. E themeluar në vitin  1933 kooperativa “Krahina e Kotelit” ekziston deri më sot. Ndërsa 70-80% prej vizitorëve të ekspozitës në Shkollën Galatanska në Kotel janë turistë të huaj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Shevkie Çakër dhe ranica.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD