Në shkollën e njohur Galatanska në qytetin Kotel, të ndërtuar në vitin 1869, sot është vendosur ekspozita “Qilima dhe pëlhura të Kotelit të vjetër”. Për artin e endësve të këtushme tregon përgjegjësja e muzeut Vera Taskova:
“Koteli është qendra më e vjetër e punimit të qilimave në Bullgari. Ekspozita tregon tërë zhvillimin e endjes: nga qilimi i zakonshëm përmes modelit klasik deri te qilimi i Kotelit dhe shembujt e tij bashkëkohorë. Këtu janë prezantuar eksponate në moshë 150-200 vjeç. Mes tyre mund të shihen modelet më të njohura dhe më të pasura si : “gjerdanet”, “ lëkurët e shalqirit”, “yjet kaçurrel” etj. Në një tezgjah vertikal demonstrohet teknika unike e endjes. Janë vendosur dhe pëlhura të mrekullueshme dhe ikona të mjeshtreve origjinale Stojanka Mileva dhe Petranka Çehllarova. Ato vërtet shënojnë kulmin në zhvillimin bashkëkohor të artit të punimit të qilimave. Koleksioni është i vetmi për nga lloji i tij në vend dhe tërheq shumë vizitorë. Vlera e lartë artistike dhe unikaliteti i qilimave klasikë të Kotelit, punimi virtuoz i qilimave për mure e ngrenë mjeshtërinë e endësve të qytetit në shembuj me bukuri të papërsëritshme.”
Si ngjyrat e përdorura në këta qilima i kanë rezistuar kohës?
“Në fakt, vetëm në qilimin më të vjetër që është në moshë 200 vjeç janë përdorur plotësisht bojëra natyrale – tregon Vera Taskova. – Këto ngjyra janë pak më të mbyllura, pak më të zbehta, por me gjithë atë janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Qilimi më i ri prej koleksionit të qilimave vjetër është në 110 vjeç, por në të, të gjitha bojërat e përdoruara janë kimike. Në pjesën dërmuese të qilimave të vendosur në këtë sallë kemi kombinim të ngjyrave – natyrale dhe kimike, sepse i përkasin periudhës kalimtare, kur endësja ende ka punuar me bojërat e prodhuara prej saj, por në treg kanë filluar të dalin dhe bojërat e para industriale. Sa u përket ngjyrave natyrale, jeshilja përftohet nga qepja e njomë, ngjyra kafe nga lëvozhgat e arrave, në mënyre interesante e kanë bërë bojën e zezë – drejtpërsëdrejti nga hiri i oxhakut, ndërsa blunë nga lulja e misrit...”
Cili është dallimi kryesor midis qilimave të punuar në Kotel dhe në Çiprovci?
“Kjo pyetje shtrohet nga të gjithë vizitorët. Prandaj ne kemi ekspozuar dhe një qilim nga Çiprovci. Ai është endur në Kotel, por është këtu për të treguar diferencën midis dy llojeve. Diferencat në përgjithësi janë në ornamentet dhe koloritin, dallimi kryesor është edhe në teknikën e endjes. Mënyra e endjes së qilimave në Kotel nuk haset në asnjë vend tjetër. Dallimi kryesor është në numrin e fijeve në bazën e thurjes. Në qilimat e Çiprovcit fijet në vend që të jenë njëra pranë tjetrës, janë të ndara. Ndërsa në teknikën e endjes në Kotel ato janë të ndarë në çifte. Qilimat e Kotelit janë më të trasha, me më shume azhure, me më shumë vrima, kur qilimi ekspozohet në dritë. Kur endet me çifte mundësitë për të rikrijuar detaje me të imta janë më të mëdha. Prandaj qilimat e Kotelit janë jashtëzakonisht të pasura me motive dhe ornamente.”
Sipas Vera Taskovës tradita këtu ende është e gjallë. E themeluar në vitin 1933 kooperativa “Krahina e Kotelit” ekziston deri më sot. Ndërsa 70-80% prej vizitorëve të ekspozitës në Shkollën Galatanska në Kotel janë turistë të huaj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Shevkie Çakër dhe ranica.eu
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..