Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Është i ulur i riu rrobaqepës të presë dhe të qepë...”

БНР Новини
Foto: Allbena Bezovska

Rrobaqepësia radhitet ndër zanatet stinore në kulturën tradicionale bullgare. Ajo kishte një popullaritet të madh në shekujt XVIII dhe XIX dhe ushtrohej vetëm nga burra. Gjatë dimrit, kur nuk kishin punë bujqësore, ata rrethuan fshat më fshatë dhe kundrejt ushqimit dhe strehimit, doemos edhe pagimit, qëndruan përkohësisht në shtëpitë në të cilat i merreshin t’i bëjnë rroba tërë familjes.



“U mblodhën rrobaqepës që t’i bëjnë petka vashës Stana...” Një motiv i tillë haset në shumë këngë popullore bullgare. Doemos emri i vashës nuk është vetëm Stana. Në këngët e ndryshme ajo dallohet, por ajo gjithnjë është e bukur, plotë joshje dhe ngjall admirimin e të tjerëve. Ndërsa nëna e saj u porosis mjeshtërve rrobaqepës të bëjnë petkun aq tërheqës, sa është vasha. Zakonisht ato janë këngë, të cilët e shoqëruan ritin e dasmës.

Në shekujt XVIII dhe XIX rrobaqepësia u formua si një zanat me vete. Ajo është lidhur tepër ngushtë me endjen e shajakut dhe punimin e abasë. Pikërisht me qepjen e veshjeve prej shajaku dhe abaje lidhen hapat e parë të rrobaqepësisë tek ne. Më vonë aftësitë e rrobaqepësve filluan të përfshijnë edhe qepjen e petkave për mbarë familjen. Parase të përhapet ky zanat veshjet popullore të burrit, gruas dhe fëmijës punoheshin nga gratë. Duke përgatitur pajën, çdo vash parashikonte nga disa copa veshje të përditshme – fustane, jelekë, këmisha e kështu me radhë... Veshjet dasmore konsideroheshin petka festive. Edhe gruaja të ishte nga ndonjë familje më të pasur dhe të dispononte më shumë veshje festive, e varroseshin me “petkat e nuses”. Kjo sepse me ato veshje do ta dallonte bashkëshorti edhe në qiell.

Veshje të reja për vashat qepeshin një herë për vit, zakonisht për festat e mëdha – Ditën e Ngjalljes së Llazarit, Pashkët, Ditën e Shën Gjergjit e kështu me radhë. Ja përse vajzat e pamartuara priteshin rrobaqepësit me padurim të madh. Dhe mezi është e domosdoshme të themi, se klientët më të dëshiruar dhe më të preferuar ishin bukuroshet. Të shumta janë këngët i kushtuara ngacmimeve midis rrobaqepësve beqarë dhe vashave të pamartuara. Në disa tregohet, si i riu е thyen gjilpërën, përzien penjtë e kështu me radhë...

“Rrobaqepësi me veshje të vjetra mbetet” është një nga proverbat me popullaritet më të madh për këtë profesion. Për rrobaqepësitë gjithnjë thuan se janë të vrenjtur dhe gjithnjë stofin e vështrojnë. Ndoshta ato tekste popullore u krijuan pak më vonë, kur rrobaqepësia u bë një zanat të ulur, ndërsa rrobaqepësit u bënë edhe tregtar dhe disponuan punishte dhe dyqan të vet. Që të mirëmbajnë veten dhe punëtorët, ndihmës të tyre, ata ishin të detyruar të punojnë shumë. Një fakt interesant nga historia e rrobaqepësisë është, se në disa rajone të vendit, për një kohë shumë të gjatë preferuan rrobaqepësit që udhëtuan.

Angell Nizamski është koreograf për nga profesioni. Mirëpo, disponon një koleksion të pasur me veshje autentike popullore. Ai tregon për zanatin e gjyshit të tij, i cili ishte rrobaqepës:

“Gjatë dimrit gjyshi bridhej nëpër fshatrat. Gratë përgatiteshin shajakun, ose ndonjë stof tjetër në varësi të nevojës së familjes. Për kohën, në të cilin gjyshi dhe rrobaqepësit e tjerë, qepeshin veshjet e familjes, qëndruan të strehuar në shtëpinë e familjes për të cilën punuan. Nikoqirët e shtëpisë kishin detyrë t’u sigurojnë atyre ushqim dhe vend për fjetje. Rrobaqepësitë punuan veshjet dhe bënin zbukurimet kryesore. Qëndisjet e përsosura dhe punimet përfundimtare mbeteshin detyrë të grave. Çdo veshje e punuar nga duart e rrobaqepësit në të kaluarën ishte e përkryer. Të gjitha sythat ishin të njëjtë dhe nuk dalloheshin nga njeri tjetri, sikur veshja ishte qepur me makinë, jo me dorë. Ndoshta për këtë ishin me vetulla të rrudhura me fytyra jo të qeshura, më tepër të përqendruars mbi punën e tyre. Ndoshta prandaj nuk flisnin përderisa punuan. Gjyshi im e mësoi zanatin nga mjeshtri Bone, i cili më vonë u bë krushk i tij. Dhe kur mjeshtri vendosi që ai ishte gati vet të punonte si rrobaqepës, atëherë ai u nda dhe bëri një dyqan me vete. Kjo ndodhi në vitet 20-të të shekullit XX. Në këtë kohë gjyshi im përgatitej dasmën e tij. Vet ai qepi veshjet dasmore si të nuses, ashtu edhe të vet vetes.”

Ngandonjëherë Angell Nizamski prezanton koleksionin e tij prej veshjeve popullore. Atëherë ai vishet me petkat dasmore të gjyshit, ndërsa ndonjëra praj vajzave prezanton veshjen dasmore të gjyshes. Për fat të mirë gjyshja vendosi të shkelte traditën e lashtë të jetë varrosur me petkat dasmore. Veshjet e bukura ajo iu la trashëgimi nipit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD