Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aty ku njeriu dhe mali zhyten në përrallën e vet... Transfiguration në fshatin Dolen

БНР Новини
Foto: transfiguration-festival.com

Edicioni i parë i festivalit “Transfiguration – Përtej Pragut”, fillon më 6 gusht dhe do të zgjasë deri më 8 gushtë. Vendi ku prej kohe po përgatiten për takimin është fshati Dolen. Zgjedhja fare nuk është e rastit. Rezervati arkitekturor ka ruajtur fshatin autentik rodopës, gërmimet historike akoma nga koha e trakëve dhe të kishave të lashta bullgare. Shumë natyra krijuese janë të tërhequra nga atmosfera aty. Në Dolen prej viteve jeton dhe punon me ngulm Veselin Mitev – një gajdexhi , i njohur nga grupet “Isihija” dhe “Kajnë jesno sllonce”/në dialektin rodopës do të thotë “si një diell i qartë”. Ai ka ndërtuar një shtëpi të madhe prej guri, ka punuar dyer me drugdhendje, sende të ndryshme e kështu me radhë.

СнимкаPrej druri është dhe skena e festivalit të ardhshëm, e cila është jashtë pragut të godinës. Kështu, siç do të tingëllojë muzika prej saj “përtej pragut” të kuptimit konvencional për “lexim” të traditave. Më shumë do të mësojmë nga përfaqësuesi i organizatorëve. Mes organizatorëve është dhe Cvetan Haxhiev, i cili pohon: “Nuk mund të transmetohet me fjalë, por më mirë të mund të përjetohet ajo e cila do të rastis”. Ja sesi janë të zgjedhur dhe muzikantët në program:

“Të gjithë ju përgjigjën shumë shpejt ftesës. U ndalëm mbi projektet konceptuale, të lidhura në ndonjë farë mënyre. Energjia e cila u vërtit rreth përgatitjes, bëri të mundur që grupi “Isihija” të mblidhet përsëri pas një ndërprerjeje 10 vjeçare. “Baba Zulla” (formacioni i njohur turk, i cili udhëton vazhdimisht nëpër botë) mbërrin në fshatin Dolen nga Meksika. “Ballkansky” dhe Teodosij Spasov do të ofrojnë shfaqjen e vet yjore. Ka dhe muzikantë nga Hungaria, Greqia... Drejtimi bazë është leximi alternativ i folklorit. Kjo është në përshtatje me idenë të tregojmë metamorfozat e këtij vendi, me të kaluarën e tij, me të tanishmen dhe të ardhmen. Janë përfshirë dhe forma të ndryshme të veprimtarisë njerëzore – nga artet moderne digjitale deri tek format e vjetra të artizanaleve. Mbi projekt punohet prej disa vjetëve. E gjithë sipërfaqja, në të cilën i ftojmë miqtë tanë është rreth 1000 metrave katrore. Veselin Mitev ka punuar në dorë pothuajse çdo gjë. Arkitekti Nikollaj Marinov ka një kontribut të madh, ai parashtroi idetë e Leonardo da Vinçit të madh që përpara 500-600 vjetëve. Le të nënvizojë – vet një njeri nuk mund të realizojë një projekt kaq të madh. Punojmë në ekip, secili është i angazhuar në një fushë konkrete. Jemi të bindur se, sado qëllime më të larta t’i vëmë vetes, kaq gjëra më të mëdha do të rastisën. Dhe çdo gjë e bëjmë me një përkushtim të madh.”
Nuk mund të mos biem dakord me mendimin e Cvetanit, se projekti është i madh. Duke i tërhequr njerëzit me përjetime interesante dhe të pazakonshme estetike, organizatorët janë të detyruar të mendojnë dhe për një mori materialesh dhe hollësi të rëndësishme jetike. Duket se e kanë bërë. Rrethi relativisht i kufizuar i vizitorëve, të cilët kanë mundur të blejnë biletë, fitojnë një prani deri tek të gjitha koncertet, atelietë dhe punishtet. Dhe po kështu – vend për çadra dhe parking. Është siguruar dhe përgatitja e ushqimit vetëm me produkte bio vendase, që do të shitet në vende të caktuara. Kurse muzika do të tingëllojë nga të dyja anët, pothuajse gjatë gjithë kohës së festivalit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD