Edicioni i parë i festivalit “Transfiguration – Përtej Pragut”, fillon më 6 gusht dhe do të zgjasë deri më 8 gushtë. Vendi ku prej kohe po përgatiten për takimin është fshati Dolen. Zgjedhja fare nuk është e rastit. Rezervati arkitekturor ka ruajtur fshatin autentik rodopës, gërmimet historike akoma nga koha e trakëve dhe të kishave të lashta bullgare. Shumë natyra krijuese janë të tërhequra nga atmosfera aty. Në Dolen prej viteve jeton dhe punon me ngulm Veselin Mitev – një gajdexhi , i njohur nga grupet “Isihija” dhe “Kajnë jesno sllonce”/në dialektin rodopës do të thotë “si një diell i qartë”. Ai ka ndërtuar një shtëpi të madhe prej guri, ka punuar dyer me drugdhendje, sende të ndryshme e kështu me radhë.
Prej druri është dhe skena e festivalit të ardhshëm, e cila është jashtë pragut të godinës. Kështu, siç do të tingëllojë muzika prej saj “përtej pragut” të kuptimit konvencional për “lexim” të traditave. Më shumë do të mësojmë nga përfaqësuesi i organizatorëve. Mes organizatorëve është dhe Cvetan Haxhiev, i cili pohon: “Nuk mund të transmetohet me fjalë, por më mirë të mund të përjetohet ajo e cila do të rastis”. Ja sesi janë të zgjedhur dhe muzikantët në program:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..