Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja popullore Ljubka Rondova feston sot ditëlindjen e saj

БНР Новини
Foto: ilialukov.com

Ljubka Rondova është një nga këngëtaret më të dashura popullore bullgare. Ajo i gëzon fansat e saj tashmë më shumë se gjysmë shekulli. Sot është ditëlindja e këngëtares.




“Ja një pjesë e vogël prej një interviste me Ljubka Rondovën me rastin e albumit “Këngët e Luftës Ballkanike”, ku këngëtarja mori pjesë si soliste e ansamblit “Goce Dellçev”. Atje këngëtarja u drejtohet miqve të Radio Bullgarisë:

“Desha të përshëndes të gjithë miqtë e mi, të afërmit dhe adhuruesit e mi që nga Evropa deri në Kanada, nga SHBA-ja e gjer tek Australia, të cilët e dëgjojnë Radio Bullgarinë. Unë e di se ata po ju dëgjojnë, sepse vazhdimisht po marr letra nga mbarë bota. Njerëzit mësojnë shumë nga ju, dëgjojnë shumë muzikë bullgare. Gëzohem se shumë shpesh dëgjohet edhe zëri im. Unë jam e lumtur. Jeta më privoi nga shumë gjëra, por më dha fuqinë e këngës. Siç quhet në një prej këngëve të mia: “Jetën time – Golgotë unë e shndërrova në këngë”.




Këngëtarja e njohur i falënderoi adhuruesit e saj, të cilët i kanë quajtur vajzat e tyre Smiljana. “Nuk e di numrin e tyre të saktë, por shumë shpesh bisedoj me prindër të rinj, të cilët më thonë se i kanë quajtur fëmijët e tyre me emrin e vajzës së bukur, për të cilën rrëfej në një prej këngëve të mia më të njohura” – thotë Ljubka Rondova.

Ljubka Rondova ka lindur në fshatin Shestevo të rrethit të Kosturit, sot në kufirin e Greqisë. Ajo filloi t’i këndonte këngët popullore bullgare që si fëmijë, duke u mësuar nga gjysha dhe nëna e saj. Në fakt kjo është periudha më e lumtur e fëmijërisë së saj. Lufta civile në vitin 1948 e ndau familjen e këngëtares. Ljubka Rondova ka qenë ndër të ashtuquajturat “fëmijë-refugjatë”, të cilët u larguan nga Greqia dhe u shpërndanë në vendet e ish kampit socialist. Ljubka ka banuar së pari në Rumani, pas kësaj në Poloni, kurse në fund – në Çeki. Atje mbaroi filologji sllave në Universitetin Karlova në Pragë. Në vitin 1960 u vendos në Bullgari – në atdheun e ëndërruar, ku gradualisht familja e saj grumbullohej. Ljubka filloi punë si soliste dhe filologe në ansamblin e parë folklorik te ne “Goce Dellçev”.




Gjatë tërë jetës së saj Ljubka Rondova e pasuron repertorin me këngë të panjohura dhe të paincizuara. Në saje të përpjekjeve të saj shumë këngë të grumbulluara nga vëllezërit Milladinovi, Kuzman Shapkarev etj., si dhe nga burime të tjera, arritën gjer te një publik i gjerë. Ajo thotë se ende ka këngë të painicizuara, të cilët i ka mësuar nga nëna e saj. Nuk janë pak edhe meloditë e krijuara nga vetë ajo, sipas teksteve të poetëve të njohur bullgarë. Koncertet e saj në disa kontinente janë të panumërueshme. Këngëtarja është mbartëse e shumë çmimeve – urdhrat “Stara Pllanina”, “Kirill dhe Metodij” etj. Gjatë pranverës së vitit 2015 ajo mori gjithashtu çmimin për kontributin e saj të tërësishëm në fushën e trashëgimisë folklorike bullgare në klasifikimin në internet “Çmimet folklorike vjetore”.

Le t’i urojmë Ljubka Rondovës shëndet dhe lumturi me rastin e ditëlindjes së saj.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD