Për vit të 18 me radhë valltarët e Ansamblit “Arsenal” nga qyteti Kazanllëk do t’i gëzojnë banorët e Japonisë me vallet e bukura bullgare. Nxënësit e disa brezave të Kryeudhëheqësit artistik të ansamblit Hristo Stojanov do të udhëtojnë për në Tokën e lindjes së diellit më 13 shtator. Vallet e bukura bullgare do të kenë mundësi t’i shohin banorët e Munakatës, Tokios dhe ishullit Goto. “Në këtë mënyrë kërkojmë miq të rinj të Bullgarisë në Japoni” - thotë udhëheqësi i kolektivit Hristo Stojanov dhe na kthen tek historia e festivalit:
“Deri në tetor do të jemi në Japoni. Vizita jonë e parë aty ishte në vitin 1998. Atëherë kishim shfaqje në Fukujama – qyteti i trëndafilave dhe luleve, i cili është binjakëzuar me Kazanllëk - qyteti bullgar i trëndafilave. Kishim sukses të madh. Disa vite më vonë e prezantuam artin tonë në Munakata. Atje pritën me entuziazëm dhe duartrokitje të shumta koncertet tona dhe festën e trëndafilit që prezantuam. Kështu lindi ideja të krijojmë një Festival botëror të folklorit bullgar, i cili tashmë është tradicional. Në të bashkë me ne marrin pjesë kolektiva vendase dhe interpretues individualë.”
Në Japoni Ansambli prezantohet me 18 valltarë dhe orkestër me 5 interpretues. Në Kazanllëk çdo vit në kohën e mbledhjes së trëndafilave zgjedhin mbretëreshën “Trëndafil”. Si vjet u zgjodh Cvetelina Ivanova, studente për mjekësi. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në festival. Tashmë është bërë traditë në këto ditë të Bullgarisë në Japoni të hapë dyer dhe një restorant bullgar, për këtë qëllim banorët e Kazanllëkut ftojnë një kuzhinier të aftë bullgar dhe u ofrojnë vizituesve specialitete të kuzhinës bullgare. Ja se çfarë tjetër na tregoi Hristo Stojanov:
“Brenda 20 ditëve do të kemi 33 koncerte. Pesë do të jenë në salla me nga 1 400 vende, ndërsa të tjerët – në të hapur. Koncertet tona zakonisht zgjatin 90 minuta, por pas kësaj publiku kërkon edhe interpretime të tjera. Do të prezantojmë 15-16 vepra koreografike nga krahinat e ndryshme folklorike të vendit. Banorëve të Japonisë u pëlqejnë sidomos shumë vallet maqedonase. Ato janë më të ngadalta që përkon me traditat dhe mënyrën e jetesës së tyre. Një markë e ruajtur e koncerteve të ansamblit “Arsenal” janë mësimet për folklorin bullgar”.
Tashmë 10 vjet Hristo Stiojanov është qytetar nderi i Munakatës.
Ai është dekoruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë me këtë titull të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në afrimin e kulturave të të dy vendeve . “Jam shumë i lumtur, sepse arrijmë brenda 20 ditëve të festivalit ta shndërrojmë Munakatën në qendër të miqësisë dhe kulturës bullgare-japoneze” – shton ai.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..