Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Apolonia” kthehet në tempullin e arteve

БНР Новини

Shpirti i lashtë i një qyteti, në rrugët e të cilit kanë shkelur këmbët e trakëve, romakëve dhe elinëve, edhe sivjet hyn në tempullin e arteve. Për herë të 31-rë me radhë festivali i arteve “Apolonia” ndez flakën e artit në qytetin me histori të pasur Sozopol.

Hapja ishte më 28  gusht, kur tingëlluan “Këngët e gjalla prej filmave” të kinemasë bullgare – një përkulje para historisë 100 vjeçare të këtij arti në Bullgari me skenaristët e tij, regjisorët dhe aktorët. Të njëjtën mbrëmje mysafirët e festivalit shikuan filmin “Mësimi”, i cili u bë filmi bullgar me më shumë çmime ndërkombëtare – 29.

Muzikantët e mëdhenj klasikë si zakonisht janë një pjesë e pandarë e këtij festivali. Sivjet do të dëgjojmë një nga pianistet më të mira të reja – Pllamena Mangova, bashkë me violinisten Allbena Danaillova, koncertmjeshtre të Filarmonisë së Vjenës. Interpretusit e tjerë të mrekullueshëm që do të marrin pjesë në festival janë trioja Liusi Xhijll – violinë, Aleksandër Somov – violonçel dhe Ivan Janëkov – piano, violinistet Zornica Illarionova dhe Joana Kamenarska, basi Julian Konstantinov.


“Gjithmonë në koncertet tona klasike ka emra të tilla dhe ata zakonisht nuk kanë nevojë për prezantim – tha drejtoresha artistike e “Apolonisë” Margarita Dimitrova. Pllamena Mangova është një pianiste e mrekullueshme, ajo do të marrë pjesë në këtë festival për herë të parë. Më parë do të ketë një  recital të saj dhe pastaj bashkë me violinisten Allbena Danaillova do të prezantojnë një koncert të përbashkët. Ata do të interpretojnë së bashku për herë të parë dhe ky koncert mund të bëhet fillimi i punës së tyre të përbashkët”.



Kolumbiani Huan Garsia-Ererros bashkë me muzikantët e vet nga tërë bota, në këtë numër dhe bullgarin Stojan Jankullov, është një nga emrat më të dalluar të xhaz programit të sivjetshëm në “Apoloni”. “Një tufë interesante prej kombësive të ndryshme, të bashkuara në emër të muzikës së madhe” – kështu i cilësoi Margarita Dimitrova dhe tha: 

“Xhazi gjithmonë ka vend në festivalin tonë. Do të kemi një koncert të Teodosi Spasovit  bashkë me  Dimitër Bodurovin dhe me  një muzikant indian, i cili i bie veglës karakteristike indiane – tabla. Një aksent tjetër është koncerti, kushtuar Frank Sinatras me Vasill Petrovin dhe Angell Zaberskin. Mirosllava Kacarovo do të këndojë në kujtim të këngëtares së madhe Billie Holiday – sivjet mbushen 100 vjet nga lindja e saj. Do të prezantojmë dhe një grup të mrekullueshëm “Nasekomiks”, i cili sivjet incizoi albumin “Viganët dhe xhuxhet”. Në ditën e fundit të “Apolonisë’ publiku do të mund të shikojë koncertin e Milica Gladnishkës me sekstetin e Mihail Josifovit – ata kanë përgatitur një program operistik, të interpretuar në mënyrë të pazakonshme.”

Përparësitë e letërsisë bullgare do të pasqyrohen në pjesën letrare të festivalit “Apoloni” me më se 20 ngjarje. Ljudmill Stanev, Mihaill Veshim, Dejan Enev, Kalin Janakiev dhe shumë autorë të tjerë do të takohen me lexuesit e tyre. “Teatri gjithashtu është përfshirë në program – do të ketë një premierë” – vazhdoi Margarita Dimitrova dhe shtoi:

“Për vit të dytë me radhë fondacioni “Apolonia” bashkë me “Teatrin e Vogël të Qytetit mbrapa Kanalit” është producent i një spektakli. “Liv Shtain” është një pjesë e lidhur me muzikën. Sepse heroina prijëse është pianiste. Historia e saj është shkruar në mënyrë shumë interesante nga autorja Nino Haratishvili dhe do të befasojë të gjithët. Dini se teatri mbi tryezë gjithashtu ka vend në festivalin tonë dhe gjithmonë prezantojmë ndonjë pjesë të panjohur. Sivjet kjo do të jetë një pjesë e Tomas Bernhardit me pjesëmarrjen e aktorëve Vlladimir Penev dhe Malin Krëstev”.

Dhe akoma shumë ngjarje të tjera – takime me bullgarë të shquar në edicionin e“Çmimit të suksesit”, ekspozita, ndër të cilave një shënim i përvjetorit të 80-të të piktorit Dimitër Kirov, koncerte – një prezantim lara-lara të ansamblit “Trakia”, një shfaqje autori të muzikantit të muzikës xhaz Zhivko Petrov, një klasë mjeshtri të violinës të Minço Minçevit, një premierë të grupit “Akaga” bashkë me bandën “Funky Miracle”  dhe Ico Hazarta, monospektakle, balet, festivale fëmijësh... E gjithë kjo do të jetë “Apolonia” – një lamtumirë artistike me verën.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD