Shpirti i lashtë i një qyteti, në rrugët e të cilit kanë shkelur këmbët e trakëve, romakëve dhe elinëve, edhe sivjet hyn në tempullin e arteve. Për herë të 31-rë me radhë festivali i arteve “Apolonia” ndez flakën e artit në qytetin me histori të pasur Sozopol.
Hapja ishte më 28 gusht, kur tingëlluan “Këngët e gjalla prej filmave” të kinemasë bullgare – një përkulje para historisë 100 vjeçare të këtij arti në Bullgari me skenaristët e tij, regjisorët dhe aktorët. Të njëjtën mbrëmje mysafirët e festivalit shikuan filmin “Mësimi”, i cili u bë filmi bullgar me më shumë çmime ndërkombëtare – 29.
Muzikantët e mëdhenj klasikë si zakonisht janë një pjesë e pandarë e këtij festivali. Sivjet do të dëgjojmë një nga pianistet më të mira të reja – Pllamena Mangova, bashkë me violinisten Allbena Danaillova, koncertmjeshtre të Filarmonisë së Vjenës. Interpretusit e tjerë të mrekullueshëm që do të marrin pjesë në festival janë trioja Liusi Xhijll – violinë, Aleksandër Somov – violonçel dhe Ivan Janëkov – piano, violinistet Zornica Illarionova dhe Joana Kamenarska, basi Julian Konstantinov.
“Gjithmonë në koncertet tona klasike ka emra të tilla dhe ata zakonisht nuk kanë nevojë për prezantim – tha drejtoresha artistike e “Apolonisë” Margarita Dimitrova. Pllamena Mangova është një pianiste e mrekullueshme, ajo do të marrë pjesë në këtë festival për herë të parë. Më parë do të ketë një recital të saj dhe pastaj bashkë me violinisten Allbena Danaillova do të prezantojnë një koncert të përbashkët. Ata do të interpretojnë së bashku për herë të parë dhe ky koncert mund të bëhet fillimi i punës së tyre të përbashkët”.
Kolumbiani Huan Garsia-Ererros bashkë me muzikantët e vet nga tërë bota, në këtë numër dhe bullgarin Stojan Jankullov, është një nga emrat më të dalluar të xhaz programit të sivjetshëm në “Apoloni”. “Një tufë interesante prej kombësive të ndryshme, të bashkuara në emër të muzikës së madhe” – kështu i cilësoi Margarita Dimitrova dhe tha:
“Xhazi gjithmonë ka vend në festivalin tonë. Do të kemi një koncert të Teodosi Spasovit bashkë me Dimitër Bodurovin dhe me një muzikant indian, i cili i bie veglës karakteristike indiane – tabla. Një aksent tjetër është koncerti, kushtuar Frank Sinatras me Vasill Petrovin dhe Angell Zaberskin. Mirosllava Kacarovo do të këndojë në kujtim të këngëtares së madhe Billie Holiday – sivjet mbushen 100 vjet nga lindja e saj. Do të prezantojmë dhe një grup të mrekullueshëm “Nasekomiks”, i cili sivjet incizoi albumin “Viganët dhe xhuxhet”. Në ditën e fundit të “Apolonisë’ publiku do të mund të shikojë koncertin e Milica Gladnishkës me sekstetin e Mihail Josifovit – ata kanë përgatitur një program operistik, të interpretuar në mënyrë të pazakonshme.”
Përparësitë e letërsisë bullgare do të pasqyrohen në pjesën letrare të festivalit “Apoloni” me më se 20 ngjarje. Ljudmill Stanev, Mihaill Veshim, Dejan Enev, Kalin Janakiev dhe shumë autorë të tjerë do të takohen me lexuesit e tyre. “Teatri gjithashtu është përfshirë në program – do të ketë një premierë” – vazhdoi Margarita Dimitrova dhe shtoi:
“Për vit të dytë me radhë fondacioni “Apolonia” bashkë me “Teatrin e Vogël të Qytetit mbrapa Kanalit” është producent i një spektakli. “Liv Shtain” është një pjesë e lidhur me muzikën. Sepse heroina prijëse është pianiste. Historia e saj është shkruar në mënyrë shumë interesante nga autorja Nino Haratishvili dhe do të befasojë të gjithët. Dini se teatri mbi tryezë gjithashtu ka vend në festivalin tonë dhe gjithmonë prezantojmë ndonjë pjesë të panjohur. Sivjet kjo do të jetë një pjesë e Tomas Bernhardit me pjesëmarrjen e aktorëve Vlladimir Penev dhe Malin Krëstev”.
Dhe akoma shumë ngjarje të tjera – takime me bullgarë të shquar në edicionin e“Çmimit të suksesit”, ekspozita, ndër të cilave një shënim i përvjetorit të 80-të të piktorit Dimitër Kirov, koncerte – një prezantim lara-lara të ansamblit “Trakia”, një shfaqje autori të muzikantit të muzikës xhaz Zhivko Petrov, një klasë mjeshtri të violinës të Minço Minçevit, një premierë të grupit “Akaga” bashkë me bandën “Funky Miracle” dhe Ico Hazarta, monospektakle, balet, festivale fëmijësh... E gjithë kjo do të jetë “Apolonia” – një lamtumirë artistike me verën.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..