Repertori i Zhasmina Zhivkovës përfshin këngë popullore nga krahina të ndryshme muzikore-dialektore – nga regjioni i Varnës, i Trakisë, i Stranxhës. Kjo është diçka e zakonshme ndër interpretuesit e rinj, të cilët e mbarojnë arsimin e tyre në shkolla të specializuara. Në dallim të paraardhësve të tyre, ata nuk i kanë trashëguar këngët e tyre direkt nga “burimi”, ose thënë me fjalë të tjera – nga jeta e natyrshme patriarkale, nga ritet dhe zakonet tona popullore, të ruajtura te ne deri në dekadat e para të shekullit të XX-të. Sot muzikantët folklorikë e nisin rrugën e vet si të gjithë kolegët nga gjinitë e tjera. Shumë shpesh kanë arsim klasik muzikor. Zhasmina është një prej tyre. Pa tepruar mund të themi se ajo është ndër përfaqësuesit më të rinj të talentuar në muzikën popullore.
Zhasmina Zhivkova është laureate e dhjetëra konkursesh kombëtare. Kurse çmimi i saj i parë i konsiderueshëm është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar për Interpretues të Muzikës Pop dhe Rok “Yjet e Vogla” (në qytetin e saj të lindjes Varna). Që nga viti 2008 ajo është soliste e ansamblit “Devnja”, kurse nga viti 2012 – e ansamblit “Xixat Folklorike” – Varna. Gjatë studimeve të saj në Akademinë për Art Muzikor, Koreografik dhe Figurativ në qytetin e Plovdivit ajo ishte soliste e Korit Popullor Akademik. Para disa muajsh këngëtarja e re e regjistroi emrin e saj në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
Aktualisht Zhasmina punon jashtë Bullgarisë. Ajo na tha se merret me diçka krejt të ndryshme nga muzika, por kjo është për një periudhë të shkurtër dhe ka plane të vazhdojë zhvillimin e saj në fushën e muzikës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...
Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..
Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..