Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi i XIII-të Ndërkombëtar i Zanateve Popullore në qytetin Gabrovo

БНР Новини
Foto: BGNES

Nga 4 deri më 6 shtator do të zhvillohet edicioni i XIII-të i Tubimit Ndërkombëtar në kompleksin arkitektural dhe etnografik “Etëra” të qytetit të Gabrovos. Ngjarja është nën patronazhin e kryetares së Kuvendit Popullor Cecka Caçeva dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Gabrovos (Bullgari Qendrore) dhe kompleksi “Etëra”.

“Kemi shumë ekspozues, që është e gëzueshme për ne – shpjegoi Bllagovesta Bozhinova nga kompleksi arkitektural dhe etnografik “Etëra”. – Do të prezantojmë pothuaj 80 mjeshtër nga tërë vendi, kështu edhe një numër rekord të pjesëmarrësve ndërkombëtare. Vizituesit tanë do të mund të shikojnë mjeshtër nga Japonia, Koreja e Jugut, Bjellorusia, Azerbajxhani, Rumania, Rusia, Skocia, Ukraina, Italia dhe Siria, të cilët do ta dhurojnë një kolorit të veçantë tubimit të sivjetshëm.  Konkurrimi tradicional sivjet do të jetë për mjeshtër të gdhendjes së drurit. Fituesi do të marrë çmimin “Këmbora e argjendtë” dhe të drejtën të prezantojë një ekspozitë të vetë në muzeun e kompleksit “Etëra”. Përveç kësaj për mysafirët tanë kemi përgatitur një program të pasur folklorik me pjesëmarrjen e interpretuesve si Nikollina Çakërdëkova dhe ansambli i kërcimtarëve, i njohur si “Nevrokopski”. Në program është përfshirë gjithashtu spektakli i Teatrit Shtetëror të Kukullave të qytetit Stara Zagora “Magjia Folklorike.”

E reja sivjet është takimi i parë kombëtar i mjeshtërve-prodhues të veglave muzikore me pjesëmarrjen e posaçme të Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Organizatorët e tij janë kompleksi arkitektural dhe etnografik “Etëra ” dhe kompania muzikore “Rodoljubie” (atdhedashuria).

“Takimi do të ketë karakter konkurrimi – shpjegoi Bllagovesta Bozhinova. – Në jurinë e posaçme marrin pjesë disa nga instrumentistët më të mirë të Orkestrës së Radios Kombëtare. Ata do të shpallin fituesit në pesë kategori – gajde, kavall, tambure, daulle dhe mandolinë me tri tela. Ngjarja do të përfundojë me një konkurrim muzikor në qiell të hapur më 5 shtator. Çelja solemne e Tubimit Ndërkombëtar të Zanateve Popullore do të zhvillohet gjithashtu më 5 shtator, të shtunën, në orën 11.00 para dreke në luginën para muzeut.”

Sivjet tubimi u është kushtuar Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore. Në këtë lidhje është organizuar një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Zanatet popullore – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja”. Në të do të marrin pjesë 37 specialistë etnografë dhe historianë nga shteti dhe nga jashtë.

“Ne jemi shumë të lumtur, sepse Ministria e Kulturës e ka zgjedhur pikërisht tubimin tonë për t’ua kushtuar këtyre ditëve evropiane të kulturës – tha zonja Bozhinova. – Mendoj se njerëzit gjithnjë e më shumë interesohen për zanatet popullore.”

Sipas saj ndër zanatet më kureshtare, që mysafirët e kompleksit “Etëra” do të mund të shihen, janë kukullat tradicionale të përpunuara me dorë, ëmbëlsirat e një pastiçeri italian, ikonat e vizatuara mbi qelq (një zanat karakteristik për Rumaninë, por të panjohur tek ne).

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD