Nuk mjafton të thuhet se me krijimtarinë e vet Atanas Bojaxhiev shkakton një respekt të madh. Ai është kompozitori i muzikës së filmave të serialeve të dashura “Në çdo një kilometër” dhe “Kapedani Petko Vojvoda”, i shumë filmave të tjerë, si dhe i dhjetëra këngëve të të ashtuquajturit gjini zbavitëse. Që nga vetë themelimi i konkursit “Orfeu i Artë” në vitin 1965, ai është ndër laureatët. Është mbartës i pesë çmimeve të ndryshme të një gare prestigjioz, e cila u bë ndërkombëtare në vitin 1967. Ndër to është edhe statuja e parë e artë për krijimtari në historinë e konkursit, dorëzuar në vitin 1969 për këngën “Pata një ëndërr, o dashuri ime” sipas tekstit të Bogomill Gudevit. Interpretimi është i Margaret Nikollovës dhe Kirill Semovit, orkestrimi është i Deço Taralezhkovit.
“Pas konkursit incizimi i këngës përhapej në tërë vendin. Kishte një dyqan për pllaka gramafoni në qendër të Sofjes (në rrugën “Hristo Bellçev”). Gruaja, që punonte atje, nuk na thonte “shoku”, siç ishte pranuar në atë kohë, por “Zoti”. Një herë ajo më tha: “Çfarë është kjo këngë, zoti Bojaxhiev? Edhe hamalli, edhe profesori duan ta blejnë. “Edhe hamalli, edhe profesori...” – për mua ky ishte një kompliment i madh. Mendoj se një prej shkaqeve kryesore për suksesin e kësaj kënge ishte teksti i saj i shkruar nga Bogomill Gudev. Gjithmonë kam qenë i bindur se teksti i një kënge është shumë i rëndësishëm. Bogomill ishte një njeri shumë interesant. Ishte kimik për nga profesioni, bir i këngëtarit të njohur folklorik Gudi Gudev, ai i binte kontrabasit në orkestra të ndryshme. Disa vite ishte drejtues i një programi në Radion Kombëtare Bullgare kushtuar folklorit tonë. Mund të them se talentin e tij të shkrimtarit të teksteve për këngë e zbulova unë.”
Historia e takimit të parë midis kompozitorit dhe shkrimtarit të teksteve është e gjatë. Vetëm do të shënojmë se “Kënga për Pulëbardhën” në interpretim të Emill Dimitrovit vuri fillimin e një bashkëpunimi shumë frytdhënës, i cili i dhuroi publikut këngë të mrekullueshme.
“Një i ri i dashuruar fle gjumë në krahun e bardh të së dashurës...” Kur vajza fillon ta zgjojë të dashurin e saj ai i thotë: “Si të ngrihem, nga të marrë fuqinë, pasi të e ke pirë...” Kjo “fuqi e pirë” në fakt u bë shkaku që kënga nuk u transmetua nga Radioja Kombëtare Bullgare në të gjitha programet e saj. Kënga ruhet në fonotekën e medias, por dekada me radhë ajo nuk dëgjohej për shkak të elementit erotik në tekst. Megjithatë kënga fitoi një popullaritet të madh. Afërsia e melodisë me folklorin urban të Bullgarisë Jugperëndimore me siguri ka kontribuuar për këtë. Kaluan shumë vite, kur një herë e shoqja e kompozitorit Lina Bojaxhieva dëgjoi rastësisht në radio korin e fëmijëve “Petriçançe”, kurse zëdhënësi i tij shpalli titullin e këngës së interpretuar nga fëmijët “I riu i çmendur”. Titulli ishte ndryshuar, disa pjesë të tekstit – gjithashtu, por muzika ishte e njëjtë. Bashkë me birin e tij Kristian Bojaxhiev – kompozitor dhe drejtues në radio, ata zbuluan mbi 50 interpretime të ndryshme. Në fakt kënga ishte incizuar shumë herë në disqe muzikore. Dhe kudo ishte shpallur si këngë popullore. Misteri u zbulua përfundimisht në vitin 2002, me albumin “Vox populli” të Sllavi Trifonovit dhe Ku-Ku Bendit. Atëherë autorët e këngës dolën nga anonimiteti. E vërteta është se pllaka e parë e gramafonit me këtë këngë në interpretim të Petër Çernevit dhe Magda Panajotovës, e lëshuar në tregun muzikor nga “Ballkanton”, ishte humbur. Prova e vetme ishte një vëllim këngësh i botuar në vitin 1971 nga Bashkimi i Kompozitorëve Bullgarë. Kështu në agjencinë për të drejtën e autorit u shënuan emrat e kompozitorit dhe autorit të tekstit, si edhe në fonotekat e mediave elektronike kombëtare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..