Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga e kaluara drejt së tanishmes me këngët e Atanas Bojaxhievit

Foto: arkiv

Nuk mjafton të thuhet se me krijimtarinë e vet Atanas Bojaxhiev shkakton një respekt të madh. Ai është kompozitori i muzikës së filmave të serialeve të dashura “Në çdo një kilometër” dhe “Kapedani Petko Vojvoda”, i shumë filmave të tjerë, si dhe i dhjetëra këngëve të të ashtuquajturit gjini zbavitëse. Që nga vetë themelimi i konkursit “Orfeu i Artë” në vitin 1965, ai është ndër laureatët. Është mbartës i pesë çmimeve të ndryshme të një gare prestigjioz, e cila u bë ndërkombëtare në vitin 1967. Ndër to është edhe statuja e parë e artë për krijimtari në historinë e konkursit, dorëzuar në vitin 1969 për këngën “Pata një ëndërr, o dashuri ime” sipas tekstit të Bogomill Gudevit. Interpretimi është i Margaret Nikollovës dhe Kirill Semovit, orkestrimi është i Deço Taralezhkovit.

Kënga “Pata një ëndërr, o dashuri ime” u bë një hit i madh. E mbajnë mend edhe sot e kësaj dite madje ata, të cilët kanë qenë fëmijë në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar. Ja se çfarë na tregoi kompozitori:

“Pas konkursit incizimi i këngës përhapej në tërë vendin. Kishte një dyqan për pllaka gramafoni në qendër të Sofjes (në rrugën “Hristo Bellçev”). Gruaja, që punonte atje, nuk na thonte “shoku”, siç ishte pranuar në atë kohë, por “Zoti”. Një herë ajo më tha: “Çfarë është kjo këngë, zoti Bojaxhiev? Edhe hamalli, edhe profesori duan ta blejnë. “Edhe hamalli, edhe profesori...” – për mua ky ishte një kompliment i madh. Mendoj se një prej shkaqeve kryesore për suksesin e kësaj kënge ishte teksti i saj i shkruar nga Bogomill Gudev. Gjithmonë kam qenë i bindur se teksti i një kënge është shumë i rëndësishëm. Bogomill ishte një njeri shumë interesant. Ishte kimik për nga profesioni, bir i këngëtarit të njohur folklorik Gudi Gudev, ai i binte kontrabasit në orkestra të ndryshme. Disa vite ishte drejtues i një programi në Radion Kombëtare Bullgare kushtuar folklorit tonë. Mund të them se talentin e tij të shkrimtarit të teksteve për këngë e zbulova unë.”

Historia e takimit të parë midis kompozitorit dhe shkrimtarit të teksteve është e gjatë. Vetëm do të shënojmë se “Kënga për Pulëbardhën” në interpretim të Emill Dimitrovit vuri fillimin e një bashkëpunimi shumë frytdhënës, i cili i dhuroi publikut këngë të mrekullueshme.

“Në fillim të viteve 70-të vendosëm të krijojmë bashkë me Bogomill Gudevin këngë mbi bazën folklorike. Do të ishte tepruar të themi se kemi dashur t’i kundërvihemi muzikës serbe, e cila në atë moment fitonte një popullaritet gjithnjë e më të madh, por mendonim se do të ishte mirë për t’i ofruar dëgjuesit këngë bullgare me elemente nga folklori ynë urban dhe fshatar. Kompozova dy melodi, njëra ishte “Nga të marrë fuqi” – thotë Atanas Bojaxhiev... Më vonë kënga mori një titull tjetër “I riu i çmendur”.

“Një i ri i dashuruar fle gjumë në krahun e bardh të së dashurës...” Kur vajza fillon ta zgjojë të dashurin e saj ai i thotë: “Si të ngrihem, nga të marrë fuqinë, pasi të e ke pirë...” Kjo “fuqi e pirë” në fakt u bë shkaku që kënga nuk u transmetua nga Radioja Kombëtare Bullgare në të gjitha programet e saj. Kënga ruhet në fonotekën e medias, por dekada me radhë ajo nuk dëgjohej për shkak të elementit erotik në tekst. Megjithatë kënga fitoi një popullaritet të madh. Afërsia e melodisë me folklorin urban të Bullgarisë Jugperëndimore me siguri ka kontribuuar për këtë. Kaluan shumë vite, kur një herë e shoqja e kompozitorit Lina Bojaxhieva dëgjoi rastësisht në radio korin e fëmijëve “Petriçançe”, kurse zëdhënësi i tij shpalli titullin e këngës së interpretuar nga fëmijët “I riu i çmendur”. Titulli ishte ndryshuar, disa pjesë të tekstit – gjithashtu, por muzika ishte e njëjtë. Bashkë me birin e tij Kristian Bojaxhiev – kompozitor dhe drejtues në radio, ata zbuluan mbi 50 interpretime të ndryshme. Në fakt kënga ishte incizuar shumë herë në disqe muzikore. Dhe kudo ishte shpallur si këngë popullore. Misteri u zbulua përfundimisht në vitin 2002, me albumin “Vox populli” të Sllavi Trifonovit dhe Ku-Ku Bendit. Atëherë autorët e këngës dolën nga anonimiteti. E vërteta është se pllaka e parë e gramafonit me këtë këngë në interpretim të Petër Çernevit dhe Magda Panajotovës, e lëshuar në tregun muzikor nga “Ballkanton”, ishte humbur. Prova e vetme ishte një vëllim këngësh i botuar në vitin 1971 nga Bashkimi i Kompozitorëve Bullgarë. Kështu në agjencinë për të drejtën e autorit u shënuan emrat e kompozitorit dhe autorit të tekstit, si edhe në fonotekat e mediave elektronike kombëtare.

Një këngë tjetër interesante e Atanas Bojaxhievit me titullin “Ropotamo” është kompozuar mbi tekstin e shkrimtarit tonë të njohur Radoj Ralin. Është kompozuar në vitin 1962 dhe gëzon një popullaritet të madh në vazhdim të disa dekadave. Në vitin 2011 ajo u incizua me një orkestrim të ri të Kalin Veljovit dhe grupit “Tumbaito”. Sot shumë adhurues të rinj të muzikës bullgare nuk e dinë moshën e “Ropotamo”-s, por e këndojnë me një kënaqësi të madhe këngën në koncerte dhe klube.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD