Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zilja e parë e shkollës njofton për probleme të pazgjidhura

БНР Новини
Foto: BTA

Nuk ka ndryshim midis numrit të mësuesve, të cilët kërkojnë punë në fillim të këtij viti shkollor ose të vitit të mëparshëm. Specialistët e papunë me një arsim të lartë tek ne janë afro 4 mijë, ku dallimi me vitin e mëparshëm është jo shumë i madh. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit në shkollat bullgare nuk arrijnë 1800 mësues, si një uri për kuadro ka më tepër në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha. Kërkohen pedagogë në lëndët anglisht, matematikë dhe informatikë. Disa drejtorë të shkollave kanë shpallur akoma gjatë vitit të kaluar shkollor vendet e lira për mësues, por kandidatë nuk paraqiten. Vendet e lira janë të shpallura dhe përmes byrove të punës, por nëpunësit aty venë re, se profesioni i mësuesit tanimë nuk është atraktiv për njerëzit e rinj. Pozitat më të kërkuara tek ta janë në sferën e shërbimeve, të floktarisë, dhe për konsultues në qendrat prestigjioze tregtare. Bile njerëz me një arsim pedagogjik tregojnë se duan të ri kualifikohen , me motivacionin për të ardhura më të larta. Rroga mesatare në sektor është rreth 300 euro, ku në fillim të karrierës së vet mësuesit e rinj marrin një rrogë më të ulët.

Drejtori i shkollës së mesme numër 119 në Sofje, Dejan Stamatov dallon pengesat në profesionin e mësuesit, që të bëhet atraktiv dhe prestigjioz në sytë e pedagogëve të përgatitur të rinj:

“Shumë pak janë të rinjtë të cilët kanë dëshirë të fillojnë punë si mësues dhe këtë e vëmë re prej viteve, me qenë se profesioni është i feminizuar, kurse mosha mesatare e mësuesve është mbi 40 vjeç. Të rinjtë vijnë, por shumë shpejt gjejnë një punë të paguar më mirë. Nuk ka sesi ti mbajmë, pagimi është shumë i ulët. Me diplomën nga universiteti ata shpresojnë për një start më të mirë në karrierë. Por në vendin tonë pagimi i mësuesve nuk është adekuat me përpjekjet, stresin dhe ngarkesën, me të cilat ndeshemi përditë në profesion. Ka dhe një çështje tjetër, e cila kohët e fundit shqyrtohet publikisht. Ajo është e lidhur me të drejtën, në bazë të ligjit, të shkollave private të kenë një subvencion të barabartë me ato shtetërore, që të mund të ketë një barazi të nxënësve. Subvencioni shtetëror do të forcojë kontrollin mbi shkollat private për shpenzimin e mjeteve dhe pranimin e fëmijëve aty. Refuzimi të pranojnë një financim shtetëror dhe ti përmbahen praktikës së vjetër vjen nga kontrolli, i cili mund të vështirësojë shkollat private, por dhe nuk duhet të harrojmë se ato janë të regjistruara në bazë të Ligjit për kompanitë tregtare.”

Dhe sivjet mbetet aktual problemi me dhomat e lira të mësimit. Më shumë pakësohen nxënësit në Bullgarinë Veriore. Për shembull në rrethin e qytetit Ruse pavarësisht se, numri i nxënësve për në klasën e parë po shtohet, në kursin e gjimnazit mbyllen përgjithësisht 21 klasa. Kjo do të thotë se, vetëm në këtë rajon afro 600 nxënës nuk do të kalojnë pragun e shkollës bullgare.

Mbyllja e klasave të tëra i dedikohet jo vetëm shpërthimit demografik tek ne gjatë viteve të fundit, por dhe proceseve të migracionit. Shumë familje ikin nga vendi në kërkim të mundësisë për tu ushqyer jashtë shtetit. Fëmijë të rritur nga gjyshet dhe gjyshërit, për shkak të prindërve të cilët punojnë jashtë ka dhe në shkollën numër 119. “Njerëzit e moshuar shpesh janë të pamundur të përballojnë edukimin e nipërve të vet dhe kjo çon deri në një sërë problemesh në shkollë – ve në dukje Dejan Stamatov. – Kjo praktikë moderne çon pas vetes deri në probleme të shumta dhe deri në çështje të pazgjidhura në mënyrë të qëndrueshme në familje. Mbi të gjitha fëmija duhet të rritet nga nëna dhe babai. Mjerisht ky problem po thellohet, kurse shkaqet janë financiare. Rreth 40% nga prindërit e ndihmojnë mësuesin dhe me ta nuk kemi asnjëfarë problemesh. Mjerisht pjesa më e madhe e prindërve e ndërmarrin shkollën si një institucion administrativ dhe interesohen prej tij vetëm, kur duhet të nxjerrim dokumente, të cilat kërkohen nga institucionet. Kjo është një pjesë nga shkaqet, që profesioni i mësuesit të humbas autoritetin e vet, kurse mësuesi të shikohet si një personalitet i konsiderueshëm, atraktiv dhe i respektuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD