Gjatë vitit 2050 bullgarët do të numërojnë 5 milion veta – me 2 milion më pak se sa në vitin 2015. Sipas raportit të OKB-së për zhvillimin demografik, Bullgaria do të jetë vendi në të cilin popullsia do të ulet me ritme më të shpejta. Nuk është e qartë cili do të jetë raporti midis tri grupeve të mëdha etnike tek ne – bullgarë, turq, romë.
Një nga shkaqet kryesore për pakësimin drastik të popullsisë tek ne është nataliteti i ulët. Mirëpo, të stimulohet nataliteti, pa të mendohet për arsimin e fëmijëve dhe për rritjen e tyre në një ambient të mirë social, mund të bëhet shkak për formimin e personaliteteve, të cilët nuk do të posedojnë aftësi konkurruese dhe do të jenë të dobët nga shëndeti. Për këtë arsye është mirë, që shteti të zgjidhë problemet.
“Është e domosdoshme, që familjet t’i gëzojnë përkrahjes, por jo vetëm si ndihma sociale të grupeve më të varfra – shpjegon docentja Elica Dimitrova nga Instituti i Studimeve të Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Shteti duhet të zgjerojë perimetrin e veprimtarisë dhe të ndihmojë edhe familjet e klasës së mesme. Kjo për shkak se tek ne kjo klasë nuk mund të krahasohet me klasën tipike të mesme të vendeve perëndimore. Njerëzit hasin vështirësi, lidhura me rritjen e fëmijëve, me arsimin e tyre. Ja përse politika e inkurajimit të familjeve, në të cilat dy prindërit punojnë, do të japë rezultate të mira.”
Përderisa numri i fëmijëve është çështja e zgjedhjes personale, për fat të keq nuk qëndron ashtu problemi me vdekshmëria. Bullgaria është vendi me mortalitetin më të lartë në mbarë BE-në. “Në fakt mortaliteti është funksion i cilësisë së kujdeseve shëndetësore në një shoqëri”, mendon docentja Dimitrova dhe shton, se përmirësimi i shëndetësisë do të ndikojë pozitivisht mbi tablonë demografike të vendit.
Mirëpo, problemi më i madh me pakësimin e kombit ka të bëjë me emigracionin. Që nga ndryshimi i regjimit politik deri në vitin e kaluar, 1,8 milion bullgarë preferuan të jetojnë në ndonjë vend tjetër. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor. Lidhur me këtë docentja Dimitrova shpjegon:
“Migracioni i të rinjve është problemi i Bullgarisë. Ata e braktisin vendin më tepër për situatën ekonomike – të ardhurat e ulëta, pamundësinë të planifikohet e ardhmja, pasigurinë, pakënaqësinë e lindur nga situata e tërësishme në vend. Bullgaria është një nga vendet me papunësi më të lartë ndër të rinjtë. Për pamundësinë financiare të fillojnë jetë me vete të rinjtë deri në një moshë më të përparuar mbeten në shtëpitë e prindërve. Prandaj është e domosdoshme që të rinjtë të përkrahen dhe atyre t’u sigurohen mundësi më të mira për punësim. Vetëm kështu do të kufizohet migracioni i njerëzve në moshë aktive.”
Të hapim kufijtë jo vetëm për refugjatët, të cilët e bridhnin në Evropë, por edhe për grupet etnike bullgare të shpërndarë në botë, duket një mënyrë e lehtë për shtimin e popullsisë. Mirëpo, a është në të vërtetë ashtu?
“Migracioni është një nga mënyrat, në të cilat në Perëndim përballojnë problemet demografike – kujton docentja Elica Dimitrova. – Ardhja e njerëzve në moshë aktive dhe punësimi i tyre në sektorë të veçantë të tregut të punës në shkallë të madhe gjallëron ekonominë, edhe përmirëson treguesit demografik. Mirëpo, migracioni nuk përbën një zgjidhje e lehtë e problemit. Nuk është e kollajshme që njerëzit që vijnë nga jashtë të integrohen menjëherë në shoqëri dhe të fillojnë të punojnë për mirëqenien e vendit. Bëhet fjalë për profilin e emigrantëve, për dallimet kulturore, për mjedisin ekonomik, në të cilin ata hyjnë. Është mirë të mendohet çfarë të jetë politika e migracionit, sepse ky është një resurs i rëndësishëm, i cili mund të zbutë pasojat e krizës demografike. Megjithëkëtë migracioni nuk është panace dhe ajo nuk mund të kompensojë humbjet e provokuara nga rritja e natyrshme e popullsisë.”
Në këtë sfond vendi mund të tërheqë në kufijtë e tij bashkitë etnike bullgare jashtë shtetit. Ndryshe nga refugjatët ata do të integrohen më shpejtë për shkak të identitetit të përbashkët.
Kur njoftohen të dhënat e radhës shqetësuese për problemet demografike, zakonisht gazetarët shfrytëzojnë shprehje të ashpra si “Bullgaria po zhduket!”. Është e vërtetë se nuk është realiste të presim, që bullgaret do të fillojnë të lindin nga tre katër fëmijë dhe se popullsia do të shtohet dhe se të rinjtë do të bëhen më shumë se sa pleqtë. “Mund të thuhet, se numri i njerëzve në Bullgari po ulet, por për zhdukje është e tepruar të flitet”, bën konkluzionin docentja Elica Dimitrova. Sipas saj parashikimet e errëta mund të zbuten me masa adekuate politike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..