“Piano ekstravaganca” është një festival muzikor, i cili e pëlqen novatoren. I ka vënë vetes për qëllim të gjejë dhe të prezantojë krijime me një vlerë të lartë artistike, por të cilët kanë mbetur në hijen e gjenive të afirmuar. Besnik kësaj kredoje të vet, më 25 shtator në Klubin Ushtarak në kryeqytet do të tingëllojë koncerti i parë nga festivali i pestë i radhës.
Themelues dhe drejtor artistik i “Piano ekstravagancës” është pianisti ynë i madh Ljudmill Angjellov. Në festivalin e sivjetshëm ai do të shënojë një jubile-20 vjet në skenë së bashku me violinistin e madh Vesko Panteleev-Eshkenazi. Ja se çfarë thotë pianisti për këtë partneritet:
“Unë gjithmonë kam thënë se kur njeriu ka mundësi të ekzekutojë me ndonjë në një mënyrë në të cilën nuk ka nevojë të flitet, kur njëri drejton drejt një pike, tjetri gjithmonë të jetë me të, kjo është një nga gjërat më të lumtura në muzikë. Krijimi i muzikës së dhomës është gjëja më e vështirë, por në qoftë se është në një nivel të mirë, jep kënaqësinë më të madhe për artistin. Dhe unë mendoj se, akoma që në fillim ne të dy jemi ndier në këtë mënyrë – kemi punuar, kemi krijuar një repertor të madh. Kemi ekzekutuar tepër shumë muzikë. Që të dy jemi shumë të zënë, por gjithmonë është festë të jemi së bashku dhe shpresoj ta bëjmë edhe në të ardhme.”
Vesko Panteleev-Eshkenazi po kështu nuk kursen superlative për partnerin e tij në duet:
“Me Ljudmill Angjellovin njihemi akoma që nga vitet studentore. Filluam si me shaka, dhe kështu u bënë 20 vjet të kaluara nga ajo kohë. Kemi repertor, i cili mbase mbulon pothuajse çdo gjë të shkruar për violinë dhe piano. Kemi cikle me sonatat e Mocartit, Betovenit, Bramcit, një numër jashtëzakonisht të madh të krijimeve të tjera nga klasiku rus deri në kohën moderne me Piacolla, Gershuin. Prandaj jam shumë i lumtur se mund të ndajmë me publikun këtë jubile 20 vjeçar, i cili është dhe një festë personale. Ljudmili është një nga pianistët tanë më të mëdhenj, ai ka kaluar një pjesë të madhe nga repertori i tij prej pianisti, mos themi të tërin dhe të gjitha këto përmendësh. Ai është njeriu të cilin e kam gjithmonë si shembull për këtë sesi duhet të bëhen gjërat në skenë. Unë e ndiej si një vëlla më të madh dhe një mik shumë të ngushtë. Kështu që për mua ai është personalitet me shumë fytyra.”
“Pasion arhentina” do të preokupojë miqtë me vepra të dashura të kompozitorëve si Gardell, Ramires, Piacolla dhe të gjitha ato në ekzekutim të muzikantëve të mrekullueshëm Ina Kënçeva, Maria Hosen, Klaudiush Baron, Veselin “Eko” Veselinov, Angell Djullgerov, Ljudmill Angellov. Fizarmonicisti polak Klaudiush Baron do të prezantojë premierën e koncertit për fizarmonikë dhe orkestër me tela nga Marçin Blazheviç. Bashkatdhetari i tij Pjotr Ozhehovski, i quajtur në atdheun e tij “huligani i pianos” për improvizimet e guximshme, do të ketë një recital xhaz me etyde mbi vallen popullore “oberek”. Edhe një recital tjetër – kësaj here i pianistit spanjoll Mario Prisuellos. Ai do të njohë publikun me kompozitorin romantik Marsell del Adalid, i cili konsiderohet Shopinin spanjoll. Pianisti francez Pier-Loran Busharlla do të ekzekutojë sonatat më rrallë të dëgjuara të Bethovenit. Dy mbrëmje i kushtohen kompozitorit rus Shostakoviç në lidhje me 40-vjetorin e vdekjes. Publiku do të dëgjojë të gjitha veprat e tij të muzikës së dhomës në ekzekutim të muzikantëve bullgar Ljudmill Angellov – piano, Dimitër Burov – violinë dhe violë, Hristo Tanev dhe Atanas Krëstev – violonçel.
“Piano ekstravaganca” do të mbahet nga 25 shtator deri më 5 tetor. Parashikohet që mbrëmja përfundimtare të jetë më 18 nëntor me recital të këngëtares Krasimira Stojanova. Gjatë festivalit do të prezantohet edhe pianoja e re e madhe “Jamaha” blerë me mjetet e donatorëve dhe në sajë të përpjekjeve të muzikantëve bullgar Ljudmill Angellov dhe Ina Kënçeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva dhe Svetllana Dimitrova
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..