Çfarëdo histori të kemi dëgjuar për lakuriqët e natës, shumica nuk janë të drejta. Ata nuk janë as minj, as zogj, as bëjnë vezë. Për dëshpërim të adhuruesve të aventurave, nuk janë edhe vampirë. Në Natën Ndërkombëtare të Lakuriqëve të Natës në Muzeun Kombëtar Natyror në Sofje u hoqën shumë histori të rreme dhe çdo vizitues zbuloi pamjen e një krijese tërheqëse, pa të cilën jeta jonë nuk do të ishte aq... e ëmbël. Vetëm përfytyroni çfarë është që të mos kemi çokolatë!
Në se lakuriqët e natës kanë nevojë për një zanë, me siguri ata e kanë gjetur te Antonija Hubançeva – një shkencëtare e re, që punon në muze. Ajo flet me një ekzaltim dhe entuziazëm për lakuriqët e natës, dhe zemërohet, kur dëgjon fjalë të rreme për ta.
“Në botë ka më se 1200 lloje lakuriqe të natës dhe vetëm njeri prej tyre ushqehet me gjak. Kështu që nuk është mirë, të mendohet për të gjithë lakuriqët e natës se janë “vampirë”. Përveç kësaj ata sisorë janë tepër të dobishëm. Ata janë krijesa të bukura dhe të urta, që jetojnë shumë gjatë, krahas kësaj nuk iu ngjajnë në asnjë rast minjve. Më tepër mund të krahasohen me dhelpëritë dhe qentë me mënyrën e tyre inteligjente të jetës. Ata na mbrojnë pa të dimë vet ne. Nuk është e tepruar të themi, se ne kemi nevojë për ta. Kështu që duhet të kujdesemi për ta, sepse pa lakuriqët e natës natyra nuk do të jetë e tillë siç duhet të jetë dhe nuk do të ketë bilanc në sistemet ekologjike.”
Çfarë sekrete fsheh jeta e lakuriqëve të natës? Antonia Hubançeva e ka rrethuar gjysmë rruzullin që të bindet vet në ekzistencën e llojeve të ndryshme.
“Do t’ju rrëfej një gjë nga jeta e tyre sekrete. Një fakt kureshtar është, se në Xhunglën e Amerikës Qendrore jeton një lloj lakuriqi i natës, i cili ushqehet me bretkosë. Është interesante mënyra, në të cilën ai e zbulon nga kënga e tyre. Kur bretkosa mashkull këndon që të tërheq bretkosën femër, ai kuak në mënyrë shumë interesante. Mirëpo, në vend të bretkosës femër vijnë lakuriqët e natës dhe e hanë.”
Krahas të gjitha thënieve, ka edhe një histori afrikane.
“Kohët e fundit u ktheva nga Afrika – nga savana e egër, ku studiova lakuriqët e natës, që jetojnë në gjethet e bananeve dhe ata që ushqehen me nektarin e baobabit. Dhe në se nuk do të kishte lakuriqë të natës, atëherë njerëzit nuk do të dinin as për tekilën, as për kakaon. Sa e çuditshme të jetë, nuk do të kishim kakao dhe çokolata. Kjo për shkak se disa lloje lakuriqe të natës pllenojnë bimët e kakaos.”
Do të shtojmë edhe faktin, se bima agave blu nga e cila prodhohet tekila, gjithashtu pjalmohet nga lakuriqët e natës. Bullgaria nuk mund të lavdërohet me shumë lloje lakuriqe të natës – vetëm 33. Mirëpo, Antonija sikur e ka të qartë sfidën e hedhur dhe përgjigjet:
“Bullgaria është vendi më interesant në botë. Po e them këtë me tërë përgjegjësinë e njeriut, që ka udhëtuar shumë dhe ka njohur shumë vende. Lakuriqët tanë të natës dallohen shumë nga njeri tjetri. Tek ne hasen lakuriqë të natës veshët e të cilëve janë të gjatë sa është trupi i tyre. Vetëm në se mund të përfytyroni, që veshët e njeriut të jenë me gjatësi 1 metër e 80 centimetra. Tek ne ka edhe lakuriqës shumë të vogël – një lloj pesha e të cilëve nuk tejkalon katër gramë dhe mund të qëndrojnë në majën e gishtit të madh. Përveç kësaj të gjitha lakuriqësit në Bullgari ushqehen vetëm me insekte.”
Jemi me iluzionin, se lakuriqët e natës jetojnë vetëm në shpellat, dhe ndoshta kjo është arsyeja për të cilën nuk e vëmë re. Ata hasen kudo përreth, edhe në qytet.
“Mund të zbulojmë lakuriqësit kudo, mjafton vetëm të shikojmë me vëmendje – tregon Antonija Hubançeva. – Kohët e fundit zbulova se në ballkonin time ka një koloni të tërë të lakuriqësve bojë kafe. Nuk ka asgjë e keqe, që bashkëjetojmë me lakuriqësit, përkundrazi, duhet të gëzohemi, sepse ata janë kafshë të kërcënuara nga zhdukja. Kështu që ne e kemi nderin të jetojmë në një qytet bashkërisht.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..