Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbretëria e Tretë Bullgare e paraqitur në një botim luksoz

БНР Новини
Foto: BTA

Libri “Bullgaria në shkëlqim. Sundimtarë, pallate dhe veprimtar të Mbretërisë së Tretë Bullgare” u prezantua në pallatin “Vrana”. Autor është Tosho Pejkov, doktor i sociologjisë dhe ish deputet , autor i një vargu librash.

“Unë nuk jam një historian profesional, as një fotograf profesional, as piktorë, por u nevojit në katër vjetët e gjysmë gjatë të cilave isha drejtor i Fondacionit “13 shekuj Bullgaria”, të kërkoj dhe t’u tregoj bullgarëve si dhe botës pamjen e shkëlqyer të vendit tonë. Dhe gjeta në këtë periudhë shembuj të shumtë, të cilat meritojnë të shikohen, biografi të cilat meritojnë të lexohen. Kurse disa prej tyre mund dhe të filmohen, sepse një vëmendje shumë e vogël u kushtohet veprimtarëve tanë të kinemasë gjatë asaj kohe. Kjo është një periudhë shumë e vuajtur me shumë sprova. Por atëherë ka një ngritje demografike. Ka një ngritje ekonomike dhe kulturore. Pikërisht prandaj tregoj pamjet e njerëzve nga ajo kohë në këtë libër.”

Pjesa e parë e botimit është me ngjyra. Në 96 faqe, me ndihmën e piktorit-dizajner Hristo Elezov janë mbledhur portretet më përfaqësive të sundimtarëve princi Aleksandër Batenberg, kurse më pas dhe mbreti Ferdinand, mbreti Borisi i III. Në të janë treguar dhe gratë dhe fëmijët e tyre. Ka dhe tekste biografike të zgjedhura në mënyrë të posaçme. Në këtë pjesë i është caktuar vend dhe politikanëve të njohur, oficerëve. “U mundova që libri të jetë i balancuar dhe të mos të ketë vërejtje ndaj asnjërit. Ai është neutral historikisht, nuk ka vlerësime të rrepta” – ve në dukje Tosho Pejkov. Në botim është treguar përparimi i Mbretërisë së Tretë Bullgare. Janë prezantuar për shembull arkitektët, dekoruesit, të cilët kanë krijuar pallatet gjatë asaj kohe.

Tosho Pejkov i ka fotografuar vet këto godina. Libri i përkushton të duhurën dhe piktorëve të njohur nga jashtë si Adam Piotrovski dhe Jarosllav Veshin, të cilët me krijimtarinë e vet janë përfshirë në përparimin e shtetit bullgar...

A e dinë sesa janë kryeministrat e Bullgarisë nga Mbretëria e Tretë bullgare? Ata janë tamam 31. Disa prej tyre janë të fotografuar me familjet e tyre. Kurse fotot familjare nga ajo kohë zakonisht kanë një kompozitë të posaçme – vepër e mjeshtrit fotograf. Nganjëherë transmetojnë solemnitet, herë tjetër – ledhatim dhe bukuri. Në botim janë përfshirë dhe testet nga libri i profesoreshës Cvetana Kjoseva “Damat e para të Bullgarisë mbretërore”.

“Tekstet kryesore në vëllim i janë përkushtuar tre sundimtarëve nga Mbretëria e Tretë Bullgare – shënon Tosho Pejkov. – Kjo pjesë është në foto bardh e zi, të restauruara me një përpikëri, dhe me një cilësi shumë të lartë. Vendosa më të mirën nga ajo, e cila është gjendur. Këtë e thotë dhe profesori Andrej Pantev, i cili është autor i këtyre teksteve të shkëlqyera për tre monarkët.”

Tosho Pejkov u është shumë mirënjohës njerëzve, të cilët i kanë dhënë fotografi nga arkiva, si dhe atyre të cilët e kanë konsultuar. Në vend të parë, sipas fjalëve të tij është mbreti Simeon Sakskoburgotski, i cili ka lexuar me shumë vëmendje librin prej 384 faqeve. “Ai në mënyrë shumë delikate më tha se çfarë sipas tij duhet të jetë pak më e ndryshme” – tregon Pejkovi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD