Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Stançev dhe Lidia Oshavkova paraqesin muzikë klasike duke bërë aluzion ndaj xhazit

Foto: arkiv personal

Më 8 tetor në studion e parë të rinovuar të Radios Kombëtare Bullgare do të interpretohet muzikë e pianistit dhe kompozitorit të njohur të xhazit Mario Stançev. Ajo do të ekzekutohet nga autori dhe nga profesoresha Lidia Oshavkova – flaute. “Kjo është një muzikë, që tingëllon në mënyrë klasike, por bën aluzion ndaj xhazit” – thotë Mario.

Mario Stançev ka lindur në Bullgari dhe që si student në Akademinë Muzikore Kombëtare ka marrë pjesë në formacione të ndryshme. Gjatë dekadave të fundit ai ka banuar në Francë. Është themelues i Departamentit të Xhazit në Konservatorin e Lionit. Në programin në fjalë, i cili për herë të parë do të paraqitet te ne, janë përfshirë pjesë për flaute dhe piano, të krijuara në Francë. Para disa ditësh veprat u rekomanduan nga kolegu i Marios, pedagog në konservatorin e njëjtë dhe nëpunës në një shtëpi botuese për partitura. Pjesët janë interpretuar në Francë dhe Zvicër.

Ja më shumë hollësi për ngjarjen e ardhshme nga Mario Stançev: “Koncerti është i shumëllojshëm nga pikëpamja e stileve, sepse pjesët janë kompozuar në kohë të ndryshme. Desha të nënvizoj se ideja për paraqitjen e këtij programi lindi në Bullgari, në saje të miqësisë sime me flautisten e madhe bullgare prof. Lidia Oshavkova. Përveç në një duet me të, unë do të ekzekutoj edhe vepra të mia solo. Ndër to janë “Gjashtë impresione”, të cilat bazohen te metoda nga muzika moderne. Vepra “Miniatura për flaute dhe piano” bazohet te disa tema specifike. Kurse në “Katër kujtime sipas Gershuinit për flaute dhe piano” përdor “bagazhin harmonik”, të grumbulluar nga praktika ime e xhazmenit. Në fund të programit do të dëgjohet edhe “Miqësia” – një pjesë me elemente bullgare. Në disa pjesë kemi lënë vend për improvizime – kjo praktikë ka ekzistuar në muzikën klasike, por është harruar që prej shumë kohe.”

Elementi bullgar është i pranishëm gjithashtu në pothuaj të gjitha veprat e programit, edhe pse në një mënyrë të padukshme. “Miqësia” ishte emri i sekstetit francez, të themeluar dhe të udhëhequr nga Mario Stançev. Muzikanti i xhazit ka projekte me akoma disa formacione në Francë. Tashmë disa vite punon aktivisht edhe me trion e tij bullgare, ku është së bashku me Hristo Jocovin – bateri dhe Dimitër Karamfillov – kontrabas. Tre muzikantët krijuan një album, të cilin e paraqitën në disa skena te ne dhe në Francë. Së shpejti do të incizohet dhe një nga këngët e kompozuara nga Mario Stançev, kurse bashkë me ta do të bashkohen akoma disa instrumentistë bullgarë. Incizimi i është destinuar një antologjie të posaçme, të përgatitur nga trumpetisti i njohur bullgar Venci Bllagoev.

Gjatë pranverës së vitit 2016 do të jenë gati akoma dy albume me pjesëmarrjen e Mario Stançevit. Në njërin prej tyre është incizuar programi i turneut të tij me dy saksofonistë të njohur – Xhorxh Garzon dhe Lionel Marten. Ja një fakt interesant nga historia e projektit – ideja për të lindi në Bullgari, ku ata të tre u takuan në Festivalin e Xhazit në Stara Zagora. Lionel është solist në trion bullgare të Marios, kurse saksofonisti amerikan është te ne për një workshop dhe koncert në kuadrin e aktivitetit.

Pas koncertit në Radion Kombëtare Bullgare prof. Oshavkova dhe Mario Stançev do të kenë incizime për një album me muzikën e paraqitur nga ata.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD