Kalldrëmi i verdhë... Për disa kjo është një shtresë guri e cila ka mbuluar disa rrugë qendrore të kryeqytetit tonë gjatë viteve 1907-1908. Për të tjerë kalldrëmi i verdhë simbolizon “zemrën e Sofjes”. Dhe kjo nuk është gjë e rastit. Të importuar nga Austro-Hungaria, pllakat e verdha paraqiten pothuajse në një kohë bashkë me godinën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, Kisha katedrale “Shën Aleksandër Nevski” e të tjera. Në teatrin e “Ushtrisë bullgare” në disa metra nga zona me kalldrëmi i verdhë zhvillohet një festival relativisht i ri muzikor me të njëjtin emër. Më 9 dhe 10 tetor do të mbahet edicioni i tij i dytë. Aksenti bazë sivjet është ndikimi spanjoll në muzikën xhaz, etno dhe world.
Drejtor artistik i festivalit është Teodosij Spasov, kurse organizator është Ivan Minçev, i cili prezanton programin:
“Pjesëmarrësit janë të zgjedhur nga Teodosij Spasovi, i cili kohët e fundit ishte shpallur për “Artist i UNESKO-s për paqe”. Kur ka menduar programin, ai fare nuk e ka ditur se do të jetë i nderuar me këtë dekoratë nderi, por ka bërë një mozaikë shumë interesante me prejardhje të ndryshme dhe interpretues me shumë entuziazëm, të cilët kanë mbledhur në krijimtarinë e vet kultura të shumta dhe të ndryshme.
Natën e parë ekzekuton trioja Edmar Kastaneda. Muzikantët janë nga Kolumbia, Kili dhe Shtetet e Bashkuara. Edmar i bie harpës – një tingëllim i rrallë dhe i pazakonshëm për xhazin. Ai është vetëm 36 vjeç, por tanimë ka afirmuar harpën si një instrument bazë në formacionet, në të cilat ekzekuton. Në duart e tij nganjëherë ajo tingëllon si një instrument për goditje, bën improvizime origjinale. Bashkë me të është dhe saksofonisti amerikan Shllomo Koen dhe bateristi Rodrigo Villallon nga Kili. Përsëri më 9 tetor është koncerti i formacionit (“Martines bradërs dhe Hristo Jocov proxhekt”). Pavarësisht nga prejardhja e tyre spanjolle, vëllezërit Migell dhe Huan jetojnë në Holandë, ku janë mes muzikantëve më të kërkuar. Të dy janë saksofonist. Prej viteve kanë ide të përbashkëta me bateristin tonë të njohur profesor Jocov. Në skenë do të jenë dhe pianisti holandez Rob van Bavell dhe Veselin Veselinov Eko i cili i bie kontrabasit.
Një ngjyrë origjinale kubane, por me një nuancë të lehtë evropiane do të fusë Ramon Vaje Trio. Ramon është pianist, e konsiderojnë për një nga trashëgimtarët e Çuço Valldesit. Ka përfunduar konservatorin në Havana, jeton në Evropë. Ka botuar tri albume. Pothuajse nuk ka ndonjë festival prestigjioz botëror, në të cilin të mos të ketë marrë pjesë. Le të përmendim vetëm Xhaz festivalin në Montrjo, Nord sii festival, xhaz festivali i Londrës. Mbase emri më atraktiv në afishen është David Dorantes. Është shans se ka një projekt të përbashkët me Teodosin dhe në sajë të kësaj përsëri ndodhet tek ne. Bashkë me të kanë zhvilluar mbi 10 koncerte në Spanjë dhe në vende të tjera evropiane. Albumi i tij “Pa mure”, i botuar gjatë vitit 2012 është mbaruar për 3 ditë dhe akoma është një gjë e rrallë. Është i njohur dhe fakti se, ai merr pjesë në filmin “Flamenko, flamengo” të Karllos Saura. Një pjesë nga grupi është dhe valltarja e shkëlqyer e flamengos Leonor Leall.”
Dhe një informacion me të vërtetë të rëndësishëm për muzikantët e rinj bullgarë – në sallën e koncerteve të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje do të zhvillohen dy klasa të mjeshtërisë. Njëra është e drejtuar nga Ramon Vaje më 9 tetor gjatë ditës së premte nga ora 16. Në të njëjtën kohë, por gjatë ditës së diel – 11 tetor është klasa e mjeshtërisë e Edmar Kastanedas.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka..