Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali muzikor “Kalldrëmi i verdhë” prezanton ndikimin spanjoll

БНР Новини
Foto: paveta.bg

Kalldrëmi i verdhë... Për disa kjo është një shtresë guri e cila ka mbuluar disa rrugë qendrore të kryeqytetit tonë gjatë viteve 1907-1908. Për të tjerë kalldrëmi i verdhë simbolizon “zemrën e Sofjes”. Dhe kjo nuk është gjë e rastit. Të importuar nga Austro-Hungaria, pllakat e verdha paraqiten pothuajse në një kohë bashkë me godinën e Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, Kisha katedrale “Shën Aleksandër Nevski” e të tjera. Në teatrin e “Ushtrisë bullgare” në disa metra nga zona me kalldrëmi i verdhë zhvillohet një festival relativisht i ri muzikor me të njëjtin emër. Më 9 dhe 10 tetor do të mbahet edicioni i tij i dytë. Aksenti bazë sivjet është ndikimi spanjoll në muzikën xhaz, etno dhe world.

Drejtor artistik i festivalit është Teodosij Spasov, kurse organizator është Ivan Minçev, i cili prezanton programin:

“Pjesëmarrësit janë të zgjedhur nga Teodosij Spasovi, i cili kohët e fundit ishte shpallur për “Artist i UNESKO-s për paqe”. Kur ka menduar programin, ai fare nuk e ka ditur se do të jetë i nderuar me këtë dekoratë nderi, por ka bërë një mozaikë shumë interesante me prejardhje të ndryshme dhe interpretues me shumë entuziazëm, të cilët kanë mbledhur në krijimtarinë e vet kultura të shumta dhe të ndryshme.

Edmar KastanedaNatën e parë ekzekuton trioja Edmar Kastaneda. Muzikantët janë nga Kolumbia, Kili dhe Shtetet e Bashkuara. Edmar i bie harpës – një tingëllim i rrallë dhe i pazakonshëm për xhazin. Ai është vetëm 36 vjeç, por tanimë ka afirmuar harpën si një instrument bazë në formacionet, në të cilat ekzekuton. Në duart e tij nganjëherë ajo tingëllon si një instrument për goditje, bën improvizime origjinale. Bashkë me të është dhe saksofonisti amerikan Shllomo Koen dhe bateristi Rodrigo Villallon nga Kili. Përsëri më 9 tetor është koncerti i formacionit (“Martines bradërs dhe Hristo Jocov proxhekt”). Pavarësisht nga prejardhja e tyre spanjolle, vëllezërit Migell dhe Huan jetojnë në Holandë, ku janë mes muzikantëve më të kërkuar. Të dy janë saksofonist. Prej viteve kanë ide të përbashkëta me bateristin tonë të njohur profesor Jocov. Në skenë do të jenë dhe pianisti holandez Rob van Bavell dhe Veselin Veselinov Eko i cili i bie kontrabasit.

Ramon VajeNjë ngjyrë origjinale kubane, por me një nuancë të lehtë evropiane do të fusë Ramon Vaje Trio. Ramon është pianist, e konsiderojnë për një nga trashëgimtarët e Çuço Valldesit. Ka përfunduar konservatorin në Havana, jeton në Evropë. Ka botuar tri albume. Pothuajse nuk ka ndonjë festival prestigjioz botëror, në të cilin të mos të ketë marrë pjesë. Le të përmendim vetëm Xhaz festivalin në Montrjo, Nord sii festival, xhaz festivali i Londrës. Mbase emri më atraktiv në afishen është David Dorantes. Është shans se ka një projekt të përbashkët me Teodosin dhe në sajë të kësaj përsëri ndodhet tek ne. Bashkë me të kanë zhvilluar mbi 10 koncerte në Spanjë dhe në vende të tjera evropiane. Albumi i tij “Pa mure”, i botuar gjatë vitit 2012 është mbaruar për 3 ditë dhe akoma është një gjë e rrallë. Është i njohur dhe fakti se, ai merr pjesë në filmin “Flamenko, flamengo” të Karllos Saura. Një pjesë nga grupi është dhe valltarja e shkëlqyer e flamengos Leonor Leall.”

Janë parashikuar dhe xhem seshën. Ato janë pas programit të festivalit, në skenën në klubin “Maksim”. Natën e parë grupi bazë është Gjeorgji Petrov trio, kurse në të dytën – Milen Kukosharov kuartet. Sipas organizatorëve, të gjithë artistët nga programi do të marrin pjesë.

Dhe një informacion me të vërtetë të rëndësishëm për muzikantët e rinj bullgarë – në sallën e koncerteve të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje do të zhvillohen dy klasa të mjeshtërisë. Njëra është e drejtuar nga Ramon Vaje më 9 tetor gjatë ditës së premte nga ora 16. Në të njëjtën kohë, por gjatë ditës së diel – 11 tetor është klasa e mjeshtërisë e Edmar Kastanedas.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD