“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin fjala dhe gjuha janë dy gjëra të rëndësishme, të cilave u kemi borxh për mbijetesën si popull. Ja edhe mendime të tjera të tij mbi këtë temë, që ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:
“Nga tërë historia njerëzore ka mbetur vetëm atë, që u krijua prej guri dhe fjala. Në disa raste fjala edhe mbijeton gurin. Tempujt e ndërthurur prej saj kanë mbetur të paprekur, pa asnjë çarje, ndryshe nga tempujt prej guri. Tek ne fjala vazhdon të posedojë një forcë magjike. Bullgarët shumë mirë e kuptuan fuqinë e saj jashtëzakonisht të madhe. Mund të thuhet, se ne mbijetuam gjatë 13 shekujve të ekzistencës sonë të rëndë në shkallë të madhe edhe në sajë të fjalës. Populli ka thënë, se njeriu nuk duhet të luftojë me dru, sepse me dru rrahën vetëm primatët, njeriu duhet të luftojë me fjalë.”
Jordan Radiçkovi lindi në fshatin Kalimanica, rrethi i qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai ishte një shkrimtar, për të cilin rregullat në letërsinë artistike, sikur nuk ekzistuan. Ai ishte një krijues, i cili ofronte alternativa. Kur flitej për fshatin e lindjes, nga tregimi i tij gjithnjë ndjehej një emocion. Fshati shtrihej në afërsi të qytetit Berkovica, por prej kohe nuk ekziston, sepse u fundos në një pendë. Megjithatë, ky fshat vazhdonte të ekzistonte në krijimtarinë e tij. Atij nuk i pëlqente zhurma që ngrihej rreth emrit të tij. Atij i mjaftuan dashuria dhe respekti i lexuesve. Deri në fund të jetës atij i mbeti e huaj urrejtja ndaj njerëzve. Në një nga intervistat Radiçkov pranon, se nuk e ka të qartë si do të arrijmë që të bëjmë vendin tonë një kënd më të mirë për jetë, pasi një vend i tillë bëhet nga njerëz të mirë, madje nuk jemi të gjithë aq të mirë. Në kohën, në të cilën vrapojmë si “gjele pa koke”, ndërsa gurët janë gati të rrëzohen dhe të na ngjeshin për të na shtypur, krijimtaria e Jordan Radiçkovit sikur na provokon të ndalojmë vet shkatërrimin dhe të mendojmë çfarë ndodh me jetën tonë. “Njeriu është një gabim ortografik në dorëshkrimin e Zotit. Ai është fjalia më e gjatë e shkruar prej Tij. Ai është një gjë e tillë, se kur korrigjon një gabim, në vend të tij bën dy të tjera.” Kështu mendonte zotëruesi gojëmbël i fjalës Jordan Radiçkov dhe vazhdon: “Ndoshta më duket se do të jetë më mirë që edhe në të ardhmen të bëjmë gabime, me shpresën, se me kalimin e kohës, ato mund të shndërrohen në virtyte”. Në vitin 2001 Universiteti i Sofjes e prezantoi krijuesin Jordan Radiçkov për Çmimin Nobel për letërsi. Gjatë viteve për këtë çmim Bullgaria ka paraqitur kandidaturat e shkrimtarëve të tillë të mëdhenj si Ivan Vazov, Penço Sllavejkov, Elisaveta Bagrjana, Bllaga Dimitrova. Mirëpo, për fat të keq deri tashti ky çmim nuk iu dha ndonjë krijuesi bullgar. Ndoshta krijimtaria e Jordan Radiçkovit ishte e pakuptueshme për Komitetin Nobel, megjithëqë disa prej veprave të tij u përkthyen në gjuhën suedeze. Mirëpo, sikur për këtë çmim më shumë nevojë kishte shoqëria, se sa vet shkrimtari. Dhe kjo që të kënaqim krenarinë dhe patriotizmin tonë.
Megjithëqë lexuesit ngandonjëherë nuk arritën të zbulojnë urtësinë e mesazheve të Jordan Radiçkovit, ata e duan dhe e respektuan. Nëpërmjet fjalës së tij ata deshën të zbulojnë bukurinë e botës, në të cilën jetojmë. Mirëpo, ata sikur nuk ishin gati të ndryshonin mendimet dhe ndërgjegjen. Deri në fund të jetës shkrimtari arriti të ruajë në sytë atë shkëndijë të zjarrtë, në të cilën pasqyronte pastërtinë dhe bukurinë e shpirtit të një harabeli. Mirëpo pse harabel do të bëni pyetje – sepse në librin “Ne, harabelat” pikërisht harabelat janë heronjtë kryesorë. Jordan Radiçkovi nuk ishte vetëm shkrimtar, ai ishte një mësues i mirësisë, i dashurisë dhe i altruizmit. Ai nuk fliste kot, ai fliste vetëm kur e pyetën. Ai në të vërtetë e kuptonte dhe vlerësonte forcën dhe kuptimin e çdo fjale, të cilën e zgjidhte nga kosherja e gjallë e ndërgjegjes. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen fjalët e poetit Rumen Leonidov të lidhura me vdekjen e shkrimtarit Jordan Radiçkov në vitin 2004.
“U nda nga jeta Jordan Radiçkovi, dhe kjo ndodhi në muajin e preferuar prej tij – janar. Humbëm një bullgar jo të zakonshëm, një njeri i cili lindet në 100 vjet njëherë. Dhe ne e kishim fatin dhe e nderin të jetojmë në kohën e tij. Urtësi dhe pastërti shkëlqenin nga sytë e tij të paqetë. Ai e donte të pazakonshmen në njerëzit e zakonshëm. Preferonte çeshitet, sepse vet ai ishte një çeshit i jashtëzakonshëm. Ai e shikonte botën përmes prizmit të ironisë, zotëronte sekretin e paradoksit, magjinë e përrallës. Vet ai ishte një alegori e përsosur. Ai nuk kishte nevojë të mbajë mend, të regjistrojë, gjithçka ishte në kosheren e gjallë të ndërgjegjes së tij. Tani parasë t’i themi atij “Lamtumirë” mund t’i themi, se ne harabelat qajmë nga dhembja, sepse mbetëm jetimë. Mbetëm jetimë përgjithmonë në shkretëtirën e qytetit dhe fshatit, në të cilët tashmë nuk ka as oxhakë të ngrohtë, as grimca buke në parvazet e dritareve.”
Mbetëm jetimë dhe vazhdojmë të jetojmë të vetmuar, duke humbur njerëzit, misioni i të cilëve është të na çojnë përpara tek e Vërteta dhe te Kuptimi. Dhe e vetmja gjë që kërkohet nga ne është të zbulojmë këtë dhe të dëgjojmë amanetet e tyre. Mirëpo, ne nuk jemi aq të pjekur dhe nuk e bëjmë, dhe Radiçkovi e kishte të qartë. Ndoshta këtë e kishte parasysh, kur tha: “Mendoj, se tani në izolimin e pabesueshëm, në të cilin jemi, jemi si citelë, të cilët jetojnë në stepë dhe nxjerrin nga strofka vetëm koka, që të shikojnë horizontin. Dhe në se do të zbulojnë ndonjë lëvizje, menjëherë fshihen prapë në strofull. Dhe përveç se jemi të mbyllur në vet veten, vazhdojmë të jemi në një izolim të pabesueshëm.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..
Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..
Viti 1885 u kurorëzua me një nga ngjarjet më të shënuara në historinë bullgare – Bashkimin e Bullgarisë Veriore me të Jugore. Ky akt u bë i mundshëm 7 vjet pas Çlirimit të vendit nga zgjedha turke. Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit..