Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali muzikor i vjeshtës në Pliska

Foto: arkiv

Kryeqyteti i Shtetit të parë bullgar Pliska mbeti rezidenca kryesore e sunduesve tanë në vazhdim të më se dy shekujve. Rezervati kombëtar historiko-arkeologjik që ka ruajtur gjurma nga e kaluara e lavdishme ndodhet vetëm 2 km larg qytetit të sotëm. Gjatë vitit 2014 aty ishte inauguruar solemnisht Art rezidenca “Pliska art”, e ndërtuar nga fondacioni me të njëjtin emër. Më datat 10 dhe 11 tetor në sallën e re koncertale do të zhvillohet edicioni i parë i “Festivalit muzikor të vjeshtës”.

Në thelbin e këtij aktiviteti është Venesiella Najdenova. Ajo ka lindur në Varna, aty ka mbaruar Shkollën Muzikore “Dobri Hristov”. Ka vazhduar arsimin e vet në Fakultetin teorik të Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në kryeqytet. Nga viti 1991 jeton dhe punon në Zvicër, ku jep mësime të pianos në Konservatorin e Neuchatel.  Nxënës të saj janë laureatë të konkurseve regjionale dhe ndërkombëtare. Vet ajo shpesh herë është anëtare e jurisë në konkurset instrumentale dhe korale. Merr pjesë edhe në koncerte të dhomës, ka veprimtari aktive si dirigjente – merret me dirigjim koral dhe orkestral të veprave operistike. Shkruan, aranzhon dhe orkestron muzikë për kolektiva të ndryshme. Nga viti 2003 është Drejtore Artistike e Festivalit “Saison Musique au choeur”, ndërsa nga viti 2008 është Kryetare e po këtij asociacioni.

Pliska ndodhet 30 km larg qytetit Shumen dhe më pak se 70 km larg Varnës. Venesiella është e bindur, se ky vend historik nuk është larg shteteve të tjera të botës, kur ka lidhje me terminalet ndërkombëtare të aeroporteve bullgare. Prej vitesh mendon që ta bëjë këtë vend historik më të njohur jashtë atdheut tonë.

“Unë gjithmonë jam në Bullgari në mendimet e mia, siç është çdonjëri tjetër i cili jeton jashtë atdheut të vet pavarësisht nga kombësia e tij – thotë zonja Najdenova. – Para 5 vjetësh krijova Fondacionin “Pliska art” me idenë të organizojë aktivitete kulturore. Nuk ka nevojë të shpjegojë ç’do të thotë qyteti Pliska për të gjithë bullgarët, por jashtë shtetit ai është i panjohur. Kam dëshirë të kontribuojë për popullarizimin e tij. Nga Pliska janë gjyshi dhe gjyshja ime, trashëgova shtëpinë e tyre dhe vendosa ta transformojë në qendër kulturore. Ndërtuam sallën e dhomës për koncerte, ku do të mbahet festivali. Tetori është një muaj i bukur, kur natyra ndërron ngjyrat e saj, kështu qe edhe ne kemi dëshirën të ofrojmë ngjyrën tonë në këtë buqët shumëngjyrësh të vjeshtës. Tashme mbërriti dhe pianoja, me sa di ajo është e para në Pliska. Shpresoj se do të kënaqim publikun me muzikë të bukur të dhomës, të përzgjedhur nga interpretuesit. Më 10 tetor është koncerti i kuartetit me tela të femrave “Arte”. Anna Furnaxhieva, Marina Vinokurova, Galina Ledllova dhe Kremena Hristova janë pjesë prej Orkestrës Operistike-Simfonike e qytetit Varna. Programi i përgatitur përfshin vepra të Bartokut, Piaciolës etj. Për ditën e diel kemi përgatitur dy aktivitete, mes të cilëve do të ketë pushim për një gotë me verë. Koncerti do të mbahet nga Stefan Bojaxhievi – pianist, dirigjent koral dhe orkestral. Ai do të ekzekutojë pjesa solo të Debysit  dhe Rahmaninovit. Në program bën pjesë dhe sopranoja e  re Liljana Kondova. Festivali mbaron me arie të njohura operistike dhe romanca ruse në interpretim të Geo Çobanovit – bas, dhe Zhanet Benunit – piano. Ata kanë përzgjedhur veprat më të njohura prej repertorit te tyre.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD