Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2005 – Zëri i mijëvjeçarit – Gena Dimitrova

БНР Новини
Foto: arkiv

Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore me muzikën e tij.

Kur njeriu e shikon shtëpinë e lindjes së këngëtares së madhe, mund të mendoj, se ky është një dekor nga ndonjë opera. Rrugica, në të cilën ngrihet, është e ngushtë dhe zvarritet herë majtas, herë djathtas, përderisa arrin majën, nga ku hapet një pamje e mrekullueshme drejt kishës. Që nga fëmijëria Gena këndonte në korin e shkollës në Beglezh dhe merrte pjesë në të gjitha festat dhe tubimet e fshatit. Megjithë talentin e madh dhe dëshirën e pashtershme të këndojë i ati i tij ishte kundër idesë që ajo t’i kushtohet muzikës. Ja përse gjatë vitit 1959 pasi mbaroi gjimnazin, Gena dha provimet në Universitetin e Mjekësisë në qytetin Pleven. Pas kësaj ajo vajti në Sofje, mysafire të së motrës. Ajo u përfitua nga qëndrimi në kryeqytet dhe dha provimet edhe në Konservatorin, sot Akademinë Kombëtare Muzikore.

E pranuan megjithëqë ishte pa asnjë përgatitje muzikore. Ajo iu shpresonte dëgjimit të jashtëzakonshëm dhe muzikalitetit të trashëguar. Kishte fatin të hyjë në klasën e pedagogut të madh muzikor Hristo Brëmbarov. Vet ai thoshte, se Gena Dimitrova kishte një zë, që lind një herë në 100 vjet. Me profesorin Brëmbarov, ajo vazhdoi të punojë edhe pasi u bë pjesë e Operës së Sofjes në vitin 1965.

Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë e kritikut muzikor Marin Bonçev, në të cilën Gena Dimitrova rrëfen për vitet në Konservator dhe për hapat e parë në skenën e madhe:

“Karriera ime operistike filloi në Bullgari pasi mbarova Konservatorin. Mirëpo, prapa daljes së parë në skenën e operës qëndron shumë punë. Nuk mbaj mend, kur për herë të parë dëgjova ndonjë opera, por të gjitha veprat muzikore, të cilat i kam dëgjuar në vitet 50-të më provokuan të mendoj për zërin që posedoja. E zbuluan mësuesit tim në gjimnaz. Nuk mund të them, se arrita gjithçka shumë lehtë, sepse nuk kisha përgatitje paraprake muzikore. Kështu që pranimi im në Konservator ishte një fillim nga zeroja, nga A-ja dhe B-ja.”

Në vitin 1970 Gena Dimitrova fitoi Çmimin e Parë të Konkursit të Katërt Ndërkombëtar Operistik në Sofje. Kjo konsiderohej fillimi i karrierës së saj, sepse i lejoi të bëjë specializim në Itali.

Gena Dimitrova e nisi karrierën me Puçini, me operat e të cilit arriti suksese të mëdha në mbarë botën. Mirëpo, Xhuzepe Verdi ishte në thelbin e karrierës së saj. Vet ajo rrëfente: “E kam rikrijuar në skenë të gjitha heroinat e tij me një sinqeritet. Verdi është kompozitori, i cili e mban të gjithë këngëtarët operistikë mbi shpinë.”




Një grua jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e sinqertë, Gena “mbante zemrën mbi majën e gjuhës” dhe u thoshte nxënësve çfarë mendonte për aftësitë e tyre. Për të opera ishte një shenjtërore, në të cilën mësonte filozofinë e jetës. Këtë e vërteton edhe piktori i kostumeve të këngëtares së madhe Vasill Opev: “Ajo shfaqte një mirësi ndaj njerëzve dhe gjithnjë synonte t’u ndihmojë me çfarë kishte mundësi”. Vasill Opev tregon edhe për kostumet skenike të këngëtares, për të cilët asnjeri nuk besonte se janë të punuara në Bullgari. Prandaj pas çdo shfaqjeje ajo gjithnjë shpallej emrin e tij. Kështu kishte dëshirë të tregojë para botës, se është këngëtare bullgare, e cila vlerëson dhe ruan kulturën e popullit. Shkrimtari Aleksandër Abaxhiev, autor i njërit prej librave i kushtuara këngëtares, tregon për daljen e saj të fundit në skenë më 27 janar të vitit 2001. Kjo ishte në lidhje me 100-vjetorin e vdekjes së kompozitorit Xhuzepe Verdi. Atëherë dëshira e saj ishte t’i japë fund karrierës së vet të shkëlqyeshme, pasi 5 vite para kësaj e kishte vendosur këtë. Që nga viti 1996 deri në vdekjen ajo kishte nxënës të vet dhe merrej me pedagogjikë. Ajo e bënte këtë jashtë Akademisë Kombëtare Muzikore, ku nuk organizuan klasë sepse nuk disponuan vend të lirë.

Në një nga intervistat e fundit Gena Dimitrova i bën bilanc jetës: “Shumë gjëra nuk arrita të bëj gjatë jetës, por Zoti më dha aq shumë talent, që arrita të përballoja të gjitha të këqijat. E sakrifikova jetën në emër të karrierës. Kështu që tani ëndërroj për një qetësi.” Ajo nuk pranonte, që kritikët ta krahasojnë me këngëtarë të tjerë dhe thoshte: “Në momentin, në të cilin këngëtari fillon të imitojë për shembull Kallasin, atëherë ai nuk është as ai, as Kallas. A nuk është ashtu? Duhet të jesh ti me të gjitha virtytet dhe mundësitë tënde. Çdo talent është si një yll, i cili shkëlqen me një dritë të vet.” Ylli, i cili i pushtoi skenat e Metropolitën Operës në Nju Jork, Arena di Veronës dhe La Skalas në Milano, e respektonte këtë parim të vet deri në fund të jetës më 11 qershor të vitit 2005. Ajo u nda nga jeta kur ishte mezi 64 vjeçare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2006 – Stefan Gruev – Bullgaria tjetër

Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..

botuar më 15-10-24 10.25.PD

Viti 2004 – Magjistari i fjalës nga Kalimanica

“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..

botuar më 15-10-10 11.35.PD

2003 – Bllaga Dimitrova– ndershmëri në një kohë të pandershmërisë politike

“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..

botuar më 15-10-03 11.40.PD