Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dashuria ndaj kimisë kalon përmes eksperimenteve

БНР Новини
Foto: arkiv

Libri shkollor i kimisë nuk është ndër leximet e dashura dhe të preferuara për shumicën e nxënësve. Mirëpo, kimia shndërrohet në një pasion si për të vegjlit, ashtu për të moshuarit, kur vet ata përfshihen në eksperimentet. Shpesh herë studentë dhe shkencëtarë organizojnë mësime të kimisë me eksperimente të parrezikshme. Si rezultat para syve të fëmijëve shfaqen lënde me ngjyra të ndryshme, drita të shoqëruara me bubullime. Dhe e gjithë kjo në emër të shkencës dhe të ardhmes së saj.

Vendi më tërheqës, në të cilin mund të asistojnë dhe të përfshihen në eksperimentet kimike të gjithë ata që dëshirojnë është Muzeu “Toka dhe Njerëzit” në Sofje. Aty organizohet një Laborator fëmijësh për kiminë argëtuese dhe të aplikueshme. Zakonisht vijnë nxënës të shkollave fillore dhe tetëvjeçare. Studentë me suksese të arritura në gara ndërkombëtare të shkencave natyrore demonstrojnë eksperimente të ndryshme kimike, që të tregojnë anën interesante të kimisë.

Vlladimit Millov mëson mjekësi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ai është njeri prej përkrahësve të idesë për popullarizimin e shkencës. Ai përgatit me vëmendje të madhe epruvetat dhe provëzat, që të mos bëhet ndonjë gabim gjatë eksperimenteve. Për këtë ide Vlladimir Millov rrëfen:

“Mendoj, se që nga mosha më e re fëmijët duhet të njihen dhe të merren me kiminë dhe biologjinë. Më duket se në klasat ato janë lëndët më të vështira mësimore. Mirëpo, në se hapat e parë do të bëhen para fillimit të shkollës, atëherë nxënësit me lehtësi më të madhe do të përvetësojnë ato lënda mësimore. Është mirë të ketë më shumë mësime praktike me eksperimente interesante. Tregojmë lëvizjen e lëngjeve, gjë që përbën interes për më të vegjlit. Demonstrojmë eksperimente, që mund të bëhen edhe në kushtet shtëpiake. Kështu fëmijët jo vetëm që përvetësojnë dituri, por edhe argëtohen. Një nga sekretet, që zbulojmë është, se si nxënësit vet të caktojnë sasinë e vitaminës C në ushqimin e tyre.”

Eksperimente më të guximshme bënë Martin Nedjallkov. Demonstrimet e tij gjithnjë provokojnë emocionin dhe ngazëllimin e nxënësve më të mëdhenj, të cilët tashmë kanë hyrë në “ujërat e thella” të shkencës së quajtur kimi. Martin Nedjallkov është student i kimisë dhe i farmacisë dhe që prej katër vitesh është pjesë e Korpusit Universitar të Krismës së Shpejtë. Për eksperimentin e tij ai tregon:

“Të gjithë studentët e universitetit mund të përfshihen në Korpusin e Krismës së Shpejtë. Emri vjen nga eksperimentet, të cilët demonstrojmë – krisma, zjarre me flakë të ngjyrshme, përbërje të llojllojshme kimike. Njerëzit pëlqejnë eksperimentet e larmishme me ngjyra. Ata u kënaqen efekteve me dritë. Mirëpo, më shumë pëlqejnë krismat. Ideja e Korpusit të Krismës së Shpejtë është të popullarizojë kiminë si një shkencë atraktive, argëtuese dhe emociononte. Udhëtojmë në mbarë vendin për të prezantuar projektin “Laboratori i lëvizshëm”. Tashmë vizituam Sofjen, Varnën, Burgasin, Kozlloduin, Gabrovon dhe disa qytete të tjera. Kudo na priten shumë mirë. Mbajmë me vete të gjitha mjetet e domosdoshme, edhe mbrojtëse. Organizojmë nga 5 – 6 eksperimente, dhe secili nga frekuentuesit që ka dëshirë mund të provojë vet ta bëjë. Është tepër interesante që ti vet të bësh një eksperiment. Mua më pëlqejnë eksperimentet me krisma. Por lëndët mund të jenë të rrezikshme, prandaj njeriu duhet të di vetitë e substancave dhe komponentëve. Një copë e vogël nga ndonjë lëndë e pasaktë mund të ndryshojë reaksionin kimik dhe të provokojë ndonjë incident. Ndër substancat më të preferuara nga unë është uji. Ai është një lëndë e papërsëritshme në natyrë, sepse shfaq shumë anomali. Akoma është herët të zbulojmë tërë sekretin e ujit. Ai vazhdon të jetë objekt i studimeve shkencore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD