Dikur pendët e shpendëve ishin pjesë e zbukurimeve të vajzave. Besuan, se ato mbronin nga sytë e këqija dhe nga magji. Një forcë tepër të madhe posedonin pendët e disa prej shpendëve – të egra ose shtëpiake. Ndër to një vend të denjë zënin pendët shumëngjyrëshe të palloit mashkull. Me siguri nuk ka ndonjëri, i cili të mos habitet nga ky përfaqësuesi jo i zakonshëm i fisit të shpendëve. Kur dëshiron të tërheq vëmendjen e palloit femër, mashkulli e hap bishtin si erashkë i cili bën një gjysmërreth të përsosur. Në fakt bishti i palloit është i njëjtë si i shpendëve të tjerë të këtij fisi si për shembull pulat. Erashka laramane formohet nga të ashtuquajturat pendë të kurrizit dhe të bishtit. Ato janë me gjatësi dhe me zbukurime të ndryshme. Janë të renditura në mënyrë të mrekullueshme. Prapa janë më të gjatat, ndërsa mbi to dhe anas renditen më të shkurtrat. Ka edhe pallua të bardhë. Mirëpo, puplat me ngjyrë të gjelbër në të kaltër me një njollë më të errët, të quajtur sy, janë me popullaritet më të madh. Ky është Pallua Indiane, e njohur edhe si Pallua Blu ose Pallua e Zakonshme.
“Në se do të ëndërrosh pëllua – është mirë. Në se do të kapish pallua – ndonjë djalë do të kërkojë vashën për nuse, gjë që gjithashtu është mirë. Në se vasha mban pendë të palloit së shpejti për të do të vijnë krushkë.” E gjithë kjo mund të lexohet në shpjegimin folklorik bullgar të ëndrrave.
“Palloi sot nuk është një shpend shtëpiak, por me sa duket në të kaluarën e rritën në shtëpitë, sepse ai ka popullaritet të madh në besimet popullore dhe në këngët popullore” – shkruan Dimitër Marinovi, i cili studionte traditat e vendit në fillim të shekullit XX, kur ato ishin relativisht mirë të ruajtura. Sipas tij palloit shumëzoheshin në shtëpitë e pasanikëve dhe që këtu vjen shprehja: “Të mbahesh si pallua në oborrin e pasanikut”, që shpesh haset në bekimet e kolendarëve.
Ata që nuk kishin palloi në shtëpi, bliheshin pendët e tij. “Bari po rrit, pallua e kullot. Vashat shkojnë pas që të mbledhin pendët, tufë të bëjnë prej tyre” – kështu tregohet në një këngë nga rajoni i qytetit Goce Dellçev. Pallua lavdërohet edhe në këngët dasmore si “një shpend i bukur dhe i madhërishëm”. Dhëndrit krahasohen me palloin mashkull, ndërsa nusja – me palloin femër. Tepër të përhapura janë shprehje si: “I bukur si pallua”, “I stolisur si pallua”, por ka edhe “Mburrem si pallua me bishtin”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..