Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Si pallua në oborret e bujarit”

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Dikur pendët e shpendëve ishin pjesë e zbukurimeve të vajzave. Besuan, se ato mbronin nga sytë e këqija dhe nga magji. Një forcë tepër të madhe posedonin pendët e disa prej shpendëve – të egra ose shtëpiake. Ndër to një vend të denjë zënin pendët shumëngjyrëshe të palloit mashkull. Me siguri nuk ka ndonjëri, i cili të mos habitet nga ky përfaqësuesi jo i zakonshëm i fisit të shpendëve. Kur dëshiron të tërheq vëmendjen e palloit femër, mashkulli e hap bishtin si erashkë i cili bën një gjysmërreth të përsosur. Në fakt bishti i palloit është i njëjtë si i shpendëve të tjerë të këtij fisi si për shembull pulat. Erashka laramane formohet nga të ashtuquajturat pendë të kurrizit dhe të bishtit. Ato janë me gjatësi dhe me zbukurime të ndryshme. Janë të renditura në mënyrë të mrekullueshme. Prapa janë më të gjatat, ndërsa mbi to dhe anas renditen më të shkurtrat. Ka edhe pallua të bardhë. Mirëpo, puplat me ngjyrë të gjelbër në të kaltër me një njollë më të errët, të quajtur sy, janë me popullaritet më të madh. Ky është Pallua Indiane, e njohur edhe si Pallua Blu ose Pallua e Zakonshme.

СнимкаPallua është një shpend, i cili rrallë takohet megjithëqë u ambientua me kushte të ndryshme klimatike. Tek ne, si edhe në mbarë Evropën ky shpendë u transferua nga Azia Qendrore dhe Lindore. Për shembull në Indi është tepër i përhapur. Aty ai haset në pyjet, fushat me barëra të larta, në afërsi të vendbanimeve. Pallua është një nga simbolet e Hyjnisë Krishna. Puplat e tij zbukurojnë kokën e Sunduesit të Rruzullit, siç e quajnë në tekstet e lashta. Edhe në Indinë e sotme pallua konsiderohet si një shpend hyjnor dhe është i ndaluar gjahu i tij. Në shumë shtëpi bullgare edhe më sot mund të shihet një ose më shumë pendë të palloit të vërë në ndonjë vend të dukshëm. Ato përmenden në këngët popullore, në përrallët dhe besimet. Besohet, se mbajnë kësmet, lumturi dhe mbrojnë nga sy të këqija. Ndryshe nga pendët e shpendëve të tjerë që janë karakteristike për vashat e pamartuara, puplat e palloit janë pjesë e veshjes së nuses. E quajnë puplat e palloit “llazariçki” – sepse në disa rajone i mbajnë vashat e quajtura “llazarki”. Kjo përmendet në këngët, të cilat e shoqërojnë këtë zakon pranveror të vajzave. Tek ne ka emra Paun dhe Pauna, që vjen nga fjala bullgare “paun” në përkthim pallua.

“Në se do të ëndërrosh pëllua – është mirë. Në se do të kapish pallua – ndonjë djalë do të kërkojë vashën për nuse, gjë që gjithashtu është mirë. Në se vasha mban pendë të palloit së shpejti për të do të vijnë krushkë.” E gjithë kjo mund të lexohet në shpjegimin folklorik bullgar të ëndrrave.

“Palloi sot nuk është një shpend shtëpiak, por me sa duket në të kaluarën e rritën në shtëpitë, sepse ai ka popullaritet të madh në besimet popullore dhe në këngët popullore” – shkruan Dimitër Marinovi, i cili studionte traditat e vendit në fillim të shekullit XX, kur ato ishin relativisht mirë të ruajtura. Sipas tij palloit shumëzoheshin në shtëpitë e pasanikëve dhe që këtu vjen shprehja: “Të mbahesh si pallua në oborrin e pasanikut”, që shpesh haset në bekimet e kolendarëve.

Ata që nuk kishin palloi në shtëpi, bliheshin pendët e tij. “Bari po rrit, pallua e kullot. Vashat shkojnë pas që të mbledhin pendët, tufë të bëjnë prej tyre” – kështu tregohet në një këngë nga rajoni i qytetit Goce Dellçev. Pallua lavdërohet edhe në këngët dasmore si “një shpend i bukur dhe i madhërishëm”. Dhëndrit krahasohen me palloin mashkull, ndërsa nusja – me palloin femër. Tepër të përhapura janë shprehje si: “I bukur si pallua”, “I stolisur si pallua”, por ka edhe “Mburrem si pallua me bishtin”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD