Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe tendencat bashkëkohore të migracionit përmes vështrimit të Laura Tompson

БНР Новини
Foto: BTA

Ligjërata publike me temë: “Tendencat bashkëkohore të migracionit”, e organizuar nga Klubi Atlantik në Bullgari, gëzoi një interes të madh në kryeqytet. Atje ishin të pranishëm përfaqësues të misioneve diplomatike në Sofje nga Turqia, Greqia, Izraeli, si dhe shumë përfaqësues të shërbimeve të migracionit, të biznesit dhe të medieve. Lektorja mbi këtë temë të rëndësishme, e cila u përket të gjithë vendeve në Evropë, si edhe në mbarë botën, ishte Laura Tompson – zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.

Në ligjëratë ajo paraqiti të dhëna të organizatave të autoritetshme botërore, nga të cilat mund të bëjmë konkluzionin se shekulli i XXI është shekulli i migracionit. “Mobiliteti i njeriut sot është një fenomen i qartë, kjo është një dukuri, e cila është e pranishme kudo dhe në të gjitha drejtimet – nënvizoi në ligjëratën e vet Laura Tompson. – Sot flasim për 246 mln migrantë ilegalë dhe 700 mln emigrantë të brendshëm. Përfytyroni se vetëm në Kinë ka 250 mln emigrantë të brendshëm. Po përhapet konkluzini se një nga 7 veta migron në ndonjë drejtim të botës. Të dhënat janë nga Banka Botërore dhe tregojnë një tendencë, e cila po thellohet. Ky është realiteti ynë. Sipas vlerësimit të Organizatës së Migracionit, deri në vitin 2050 pritet të ketë rreth 405 mln migrantë ilegalë në plan botëror. Tashmë nuk mund ta përfytyrojmë ekonominë, kulturën dhe jetën në shoqëritë tona, pa e përfshirë mobilitetin e njeriut. Fenomeni i migracionit është i pashmangshëm, ai nuk është i papritur dhe ne duhet ta marrim parasysh. Cilët janë migrantët – këta janë njerëz, të cilët migrojnë kryesisht për shkaqe ekonomike. Ata kërkojnë kushte më të mira të jetesës. Shumë prej migrantëve janë studentë, të cilët shkojnë për të bërë studime në një vend tjetër, nuk janë pak edhe ata, të cilët shpërngulen në një vend tjetër, që të jenë më afër familjes së tyre. Jo në vend të fundit janë refugjatët, të cilët kërkojnë mbrojtje, për shkak të persekutimeve dhe konflikteve politike në atdheun e tyre. Shkaku më i madh për migracionin është mungesa e barazisë ekonomike midis regjioneve. Sepse realiteti i shekullit të XXI-të është edhe globalizimi, ai e bën botën të vogël dhe nocioni “kufi” ndryshohet. Lëvizja është drejt shteteve më atraktive, ku ka mundësi më të mira për jetë dhe punë. Ka akoma një shkak për migracionin, këto janë fatkeqësitë natyrore në botë. Bën përshtypje se nuk ka kontinent, i cili të mos jetë i prekur nga ato. Vetëm në periudhën 2008-2013 27 mln veta janë shpërngulur, pasi e kanë humbur shtëpinë dhe sigurinë e tyre si rrjedhim i fatkeqësive të mëdha natyrore. Për shembull, gjatë vitit 2010 për shkak të përmbytjeve të mëdha 20 mln veta kanë migruar në Pakistan. Nga tërmeti në Nepal sivjet u prekën 8 mln veta, 127 mijë prej të cilëve u vendosën në brendësinë e vendit.”

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit rreth 60 mln veta janë larguar nga vendlindja e tyre për shkak të konflikteve politike. Për herë të parë ka nivele kaq të larta të emigracionit pas Luftës së Dytë Ballkanike. “Tashmë 9 për qind në tregun e punës në shtetet-anëtare të BE-së përbëhet prej migrantësh” – nënvizoi Laura Tompson, duke paraqitur të dhëna për Bullgarinë. Sipas Organizatës së Migracionit më shumë se 23 500 refugjatë, migrantë dhe strehimkërkues kanë mbërritur në Bullgari që nga fillimi i vitit 2015 deri tani.

“Shumica prej këtyre njerëzve nuk e konsiderojnë Bullgarinë si një destinim përfundimtar, por si një pikë transiti. Më shumë janë strehimkërkuesit sirianë, pas tyre janë ata nga Afganistani dhe Iraku. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave popullsia e Bullgarisë do të pakësohet deri më 5.5 mln veta gjatë 2060-ës, duke u pakësuar me më shumë se 27 për qind. Vetëm gjatë 25 viteve të fundit më shumë se 1.2 mln bullgarë janë larguar nga atdheu, që është 13 për qind e popullsisë më aktive. Shumica prej tyre janë vendosur në SHBA, Spanjë, Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Kanada. Në këtë lidhje vendi u ndesh para pak kohe me nevojën e tërheqjes së imigrantëve dhe me problemet rreth integrimit të tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD