Në qoftë se në ditën e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, hëna është e plotë, gjatë vitit të ardhshëm kosheret po kështu do të jenë plotë dhe do të ketë shumë mjaltë. Në qoftë se hëna është për gjysmë, bletarët nuk do të kenë një rendiment të mirë. Ky është vetëm një nga profecitë, të kryera në këtë ditë. Njerëzit janë munduar të parashikojnë po kështu se si do të jetë dimri, a do të ketë shëndet dhe bereqet për familjen e kështu me radhë. Një festë e madhe kishtare dhe popullore, dita e Shën Dhimitrit është e shoqëruar dhe me tradita të shumta. Të gjitha traditat përpara dhe pas dhe gjatë kohës së festës është një shembull i qartë për krishterimin e përfytyrimeve të lashta mitologjike, kuptimin e tyre sipas besimit ortodoks dhe përshtatjen e kalendarit popullor me atë kishtar.
Populli ynë e quan festën akoma Mitrovden, kurse i gjithë muaji tetor mban emrin Dimitrovski ose Mitrovski. Shumë i njohur është emërtimi Razpus ose Razpust. Në po këtë ditë ose në ditën tjetër pronarët më të pasur kanë liruar nga puna të gjithë shërbëtorët ose punonjësit me mëditje razpuskam (lëshoj, ose liroj). Pronarët u kanë dhënë rrogën e premtuar, kanë pasuar tryeza të mëdha, valle dhe hare.
Sipas rregullimit të dikurshëm të tregut të punës, punonjësit janë marrë në punë në ditën e Shën Gjergjit (më 6 maj). Në prag të pranverës ata janë marrë vesh se çfarë pune do të bëjnë dhe çfarë parash do të presin më 26 tetor, kur përfundon marrëveshja gojore. Disa pronarë kanë emëruar punonjës për gjithë vitin. Nga Shën Dhimitri i sivjetshëm deri në Shën Dhimitrin e moçëm.
Njëherë të marrë në punë punonjësit nuk kanë mundur të ikin në bazë të asnjë shkaku. Në qoftë se pronari ka rastisur të jetë i mirë dhe i drejtë-bukur. Në qoftë se jo-shërbëtori ka vuajtur shumë, “ka hequr të zinjtë e ullirit”, sipas një shprehje popullore. Prandaj dikur kanë thënë se, në ditën e Shën Dhimitrit “disa bëhen rob, kurse të tjerët – lirohen”.
Në përfytyrimet popullore Dhimitri dhe Gjergji janë vëllezër binjak. Ditët e këtyre shenjtorëve shënojnë dy kalimet bazë në kohën vjetore. Shën Gjergji sjell verën, kurse Shën Dhimitri – dimrin. Sipas besimeve në orën 12 të natës duke u gdhirë dita e Shën Dhimitrit qielli hapet, kurse vet shenjtori pranohet për përkrahës të dimrit, të të ftohtit dhe të dëborës. Nga qielli ai tund mjekrën e tij të gjatë të bardhë dhe prej saj derdhet dëbora e parë. Një nga profecitë për dimrin e ardhshëm e kanë kryer me ndihmën e lopëve. Për njeriun modern me siguri që është pak e çuditshme, por ja se çfarë kanë bërë në disa vende – e kanë nxjerrë kafshën jashtë dhe kanë vënë re se kë pjesë nga trupi i vet kafsha do ta lëpij më parë. Në varësi nga kjo kanë supozuar se kur do të jetë dimri më i thellë, të ftohtit më të shumtë – në fillim ose në fund të stinës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..
Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3..