Forumi ndërkombëtar mban kujtimin për arritjet e mëdha të profesorit Kamillarov. Dhe kjo nuk është detyra e vetme e Dina Shnaidermanit. Ajo ka lindur në Odesë dhe gjatë viteve të fundit jeton në Suedi, por gjithmonë bën çmos për popullarizimin Bullgarisë – shtetit, në të cilin ka kaluar pjesën më aktive të jetës së saj artistike. Është e lumtur se konkursi i organizuar nga ajo bëhet pjesë e biografisë artistike të violinistëve të rinj. Provat zhvillohen çdo mëngjes, kurse mbrëmjet i janë kushtuar programit festiv. Në edicionin e sivjetshëm për herë të parë kishte një koncert folklorik. Do të prezantohet dhe interpretimi koncert i “Paganinit” nga Franc Lehar. Vetë kompozitori austriak cilëson veprën e vet si operetë romantike. Premiera e saj zhvillohet në vitin 1925 në Vjenë. Në skenën e Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski” sot (29 tetor) do të prezantohen solistët dhe orkestra e teatrit tonë operistik. Interpretimet e vështira solo të heroit Paganini do jenë në interpretim të 19-vjeçarit Stefan Samarxhiev. Ai është fituesi i konkursit të vitit të kaluar. Ai ka mbaruar shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” në klasën e Milena Vëlevës. Deri tani në biografinë e tij ka shumë çmime kombëtare dhe dy dekorata nga forume ndërkombëtare. Aktualisht është student në Akademinë Muzikore me profesoreshë Stojka Milanova. Ja se çfarë na tregoi violinisti i ri për pjesëmarrjen e tij në këtë konkurs gjatë vitit të kaluar dhe për prezantimin e tij në “Paganini”:
„Ishte shumë frymëzuese, ishte e papërsëritshme, por edhe e vështirë, sepse konkursi është në tri raunde. Përfundon me një koncert të laureatëve me orkestër – diçka që për mua ishte një përvojë shumë e mirë. Tani do të interpretoj pjesët e heroit prijës. Natyrisht roli interpretohet nga një këngëtari, unë përfshihem në momente të përcaktuara. Pjesët nuk janë të vështira, por duhet të interpretohen me virtuozitet. Për mua është kënaqësi të interpretoj me orkestrën e Teatrit Muzikor.”
Përveç Stefan Samarxhievit, i cili shfaqet në rolin e Paganinit që i bie violinës, pjesa vokale e heroit është prezantuar nga tenori Stefan Petkov. Marrin pjesë gjithashtu Dobrina Ikonomova, Denko Prodanov, Katerina Tuparova etj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..