Konkursi kombëtar muzikor dhe valltar “Bilbili këndon” zhvillohet për herë të katërt të radhës në Sofje. I është kushtuar këngëtares së madhe popullore Nadka Karaxhova. Më datat 21 dhe 22 nëntor do të jete konkursi për interpretuesit folklorik të të gjitha moshave. Për herë të parë do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët me temën “Folklori bullgar – histori dhe e aktualitet”. Aktiviteti është më 14 nëntor. Ndër pjesëmarrësit janë kompozitori Vlladimir Pançev, prof. dr. Elisaveta Vëllçinova nga Universiteti i Ri Bullgar, prof. Krasimir Petrov dhe Svetlla Karaxhova. Kryetare e Komitetit organizativ është Svetlla, e bija e këngëtares së njohur. Sot ajo është pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohrtidski” dhe vazhdon shfaqjet e saj në kuartetin “Sllavej” (bilbil), të themeluar nga Nadka Karaxhova.
Dëshira e Svetlla Karaxhova-s është që ta bëjë këtë konkurs më të ndryshëm nga forumet e tjera të tilla. Dëshira e saj nuk është vetëm që të zbulojë talentet, por edhe t’i japë atyre mundësi për shfaqje të tjera. Që nga viti i kaluar bashkësia bullgare në Çikago të ShBA-së krijoi një fond për përkrahjen e talenteve të rinj me emrin e këngëtares Nadka Karaxhova. Bashkatdhetarët tanë atje sivjet ofrojnë 9 bursa për fituesit e konkursit. Emrat e tyre do të mësojmë më 22 nëntor. Tani ju ofrojmë një interpretim të nxënëses në klasën e dytë Diana Çausheva. Ajo mëson në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, ku është në një klasë për violinë. Këngëtarja e re është laureatë e edicionit të mëparshëm të konkursit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..
Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..