Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për gëzimet dhe problemet e një familjeje fermerësh nga fshati Dobrodan

БНР Новини

A është lehtë të jesh fermer në Bullgari? Me më shumë këmbëngulje dhe imagjinatë mund t’i bësh ballë valës së pengesave administrative, të cilat  dalin para çdo një sipërmarrësi bullgar që ka zgjedhur të bëjë biznes të mesëm. Në qoftë se do të arrish të mbrosh një projekt të vetë me financim të jashtëm, mund të sigurosh për veten edhe fitim modest. I tillë është rasti me Rosica dhe Ivan Dançevi nga fshati Dobrodan afër qytetit Trojan, pronarë të biofermës së parë në vendin tonë e cila është e certifikuar për prodhimin e qumështit prej lope.

СнимкаFamilja Dançevi kujdeset për 110 lopa qumështore, qumështi i prodhuar e shesin në baxhot vendase. Familja disponon dhe tokë të punueshme prej livadheve natyrore dhe kullotave, si dhe sipërfaqe në të cilat rrit foragjere për kafshët. Por që të zhvillojnë një biznes të suksesshëm në kushtet e vështira ekonomike çifti shpreson jo vetëm në aftësitë e veta sipërmarrëse dhe optimizmin. Para pak kohe ai ka fituar dy projekte evropiane për blerjen e makinerive moderne. Kështu ferma e tyre u pajis me kositëse, rimorkio etj. “Në fillim subvencionet evropiane vinin me vështirësi, por kohët e fundit, ndoshta për këtë se u mësuam me këto projekte, pengesat janë më pak” – thotë Ivani.

СнимкаPërfitimi më i ri në fermë është  lidhur gjithashtu me financimin e jashtëm. Fjala është për një instalim për ngrohjen e ujit që përdor energjinë që lëshohet nga ftohja e qumështit në kombinim me energjinë diellore dhe peletat ekologjike. Sistemi është përpunuar nga shkencëtarë bullgarë dhe pakëson me dy të tretën shpenzimet për  energji elektrike në fermë. Projekti realizohet me ndihmën e organizatës më të madhe jo qeveritare norvegjeze Norges Vel dhe me mbështetjen e Mekanizmit financiar norvegjez “Inovacione për industrinë e gjelbër”. “Kjo është njëra prej 3 fermave pilot në vend, të cilët disponojnë këtë instalim inovativ – tha për Radio Bullgarinë Jurunn Tonnesen nga Norges Vel. – U bë e qartë, se në sektorin e përpunimit të qumështit kushtet e punës dhe higjiena kanë rëndësi të madhe. Fermat përdorin sasi madhështore të ujit të ngrohtë, por duke pasur parasysh çmimin e rrymës elektrike në vendin tonë, vendosëm që do të ishte mirë të përdoren burime përtëritëse të energjisë. Pikërisht këtë arritëm të zbatojmë në këtë fermë. Këtu përdoren afro 400-500 litra ujë të ngrohtë për ditë, njerëzit mund të pastrojnë pajisjen, të ngrohin ambientet e punës dhe të përdorin tërë sasinë e ujit të ngrohtë prej së cilës kanë nevojë.”

СнимкаPara pak kohe Ivan dhe Rosica kuptuan për iniciativën në fjalë të qeverisë norvegjeze, të orientuar në mbështetje të industrisë së gjelbër. Vendosën të kandidojnë dhe u miratuan. Për blerjen e instalimit familja Dançevi mori pjesë edhe me mjete të veta:

“Investimi i përbashkët është për afro 11 mijë euro, të cilat  pas 10 vjetësh do të rikthehen. Instalimi krijon komoditet të madh në punë, ka sensorë, temperatura e ujit mbahet në 72 gradë që të mund të punojnë sistemet. Gjithçka është moderne. Prodhimi vjetor i qumështit në fermën time është rreth 530-550 mijë litra. 110 lopa nuk janë shumë, por mënyra sipas së cilës i rrit, që të mund të mbulojë kërkesat për prodhimin bio, parashikon kufizime. Nuk duhet  të shtojmë produkte të modifikuara gjenetikisht, produkte të sojës. Nuk përdorim herbicide, pesticide. Misri duhet të prashitet 5 herë, prandaj edhe rendimenti është më i vogël, ndërsa kostoja e prodhimit – e lartë. Pas përpunuesit në baxho edhe shitësi  e shton deri në 35-40% çmimin e qumështit. Por kjo praktikë askush nuk e kontrollon.”

“Blegtorët në Bullgari në mënyrë masive heqin dorë nga rritja e kafshëve, sepse me çmimet e ulëta të blerjes së qumështit është vështirë të mbulosh shpenzimet dhe të dalësh me fitim – ankohet Ivani dhe shton: Tek ne të gjitha kërkesat janë evropiane, por përkrahja nga shteti dhe angazhimet tona të tjera janë bullgare!”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD