Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jeta është një vallëzim i pandërprerë” – film dhe koncert për ditëlindjen e trios “Sentimental Swingers”

Foto: Sentimental Swingers

Para pesë vitesh Desisllava Andonova, Andronija Popova dhe Vera Shandell për herë të parë dolën në skenë si formacioni “Sentimental Swingers”. Suksesi i deritanishëm i trios është i madh. Shumë para formimit të trios Vera takoi bashkëshortin e ardhshëm Andre Shandell – regjisor i filmit dokumentar belgjiano-bullgar “Jeta është një vallëzim i pandërprerë”. Premiera e tij do të jetë më 18 nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës, si pjesë e programit të Festivalit Kinematografik “Kinomania 2015”. Në film u xhiruan tri gratë e grupit bashkë me instrumentistët e Sekstetit të muzikantit bullgar Mihaill Josifov. Për këtë rast muzikantët kanë ndërmend të japin edhe një koncert.

“Mbrëmja do të fillojë me projektimin e filmit – tregon Vera, e cila është bashkë producente. – Pas kësaj “Sentimental Swingers” do të japë një koncert me Bras Asociacionin me dirigjent Angell Zaberski-bir. Kështu do të shënojmë ditëlindjen e trios sonë. Trumbeta e parë në grupin Bras do të jetë Misho Josifov, i cili është bashkë me ne që nga formimi i grupit tonë. Ai është autor i aranzhimeve të shumë prej këngëve që interpretojmë. Për herë të parë do të dalim në një skenë me një orkestër të madhe. Përjetimi është i papërsëritshëm. Kështu që koncerti ynë do të jetë një dhuratë për publikun. Krahas kësaj një pjesë prej skenës do të jetë për valltarët e shkollës “Lindi hop Bullgaria”. Filmi, të cilin do të shikojnë spektatorët i kushtohet jetës në Bullgari gjatë 40-50 viteve të fundit. Në fakt ai rikrijon ndjenjat tona, kujtimet nga fëmijëria, kur pushteti ishte socialist tek ne, pas kësaj kalon përmes ndryshimeve në vitin 1989 dhe viteve të tanzicionit. Ky është një tregim për brezin, që mbeti në Bullgari pas rrëzimit të Murit të Berlinit, kur shumë moshatarë tanë e braktisën atdheun. Edhe më sot të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë fatin e tyre jashtë shtetit. Mirëpo, ne jemi këtu dhe siç thotë vet Misho Josifov përpiqemi të kemi një jetë normale në rrethana jo aq normale.”

Vera rrëfeu gjithashtu, se duke mbetur në Bullgari realizoi ëndrrën e saj më të madhe, pra të këndojë. Për nga arsimi ajo është ekonomiste, por e ndërroi profesionin pas formimit të trios.

Belgjiani Andre Shandell është bashkëshort i Verës dhe jeton në Bullgari që prej dhjetë vitesh. I ndan angazhimet profesionale midis Sofjes dhe Brukselit. Për herë të parë erdhi në Bullgari për xhirimin e një filmi artistik për një televizion belg dhe francez. Njeriu i parë i buzëqeshur, të cilin e takoi ishte Vera, e cila përveç të gjitha virtyteve flet edhe frëngjishten.

“Gjithnjë në mënyrë origjinale ajo më tregonte për jetën në Bullgari – rrëfen Andre. – Dalë ngadalë fillova të shikoj jetën këtu përmes perceptimeve të saj. Ajo më njohu edhe me miqtë e saj. Në ato vite zbulova edhe një Bullgaria tjetër, në të cilën njerëz pa dituri filluan ta quajnë veten biznesmenë. Kjo ishte një periudhë në të cilën bëra reportazhe nga Evropa Lindore dhe nga Bashkimi Sovjetik. Nuk e njoha këtë Evropë. Dhe tani e kam të qartë, se që atëherë fillova të punoj mbi filmin tim. Vendosa të mbetem në Bullgari dhe me Verën u martuam. Tani kemi një foshnjë të mrekullueshme. Familja jonë është belgjiano-bullgare, dhe ne të dy kemi fëmijë nga martesa të mëparshme. Në film tregoj për formacionin “Sentimental Swingers” dhe për disa instrumentistë të mrekullueshëm bullgarë. Muzika, të cilën ata e ekzekutojnë, pëlqehet kudo në botë. Atë, që më preokupon më shumë është, se Vera dhe miqtë e saj pavarësisht nga vështirësitë që hasin, arritën të ruajnë gëzimin nga jeta. Pikërisht për këtë hare e titullova filmin “Jeta është një vallëzim i pandërprerë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD