Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ëndrra e kristaltë e muzikantes Allbena Petroviç-Vraçanska

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Allbena Petroviç-Vraçanska është kompozitore, dirigjente korale, pianiste dhe pedagoge. Është një damë artistike dhe plotë joshje dhe energji pozitive. Lindi në Sofje, këtu mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore, por më se dy dekada jeton në Luksemburg, ku tashmë ka vendin e vet në jetën kulturore. Allbena është e bija dhe mbesa e muzikantëve. Për jetën fëmijërore ajo kujton:

“Ati im, i cili ishte trombonist dhe dirigjent nuk deshi, që edhe unë të merrem me muzikë. Ai me këmbëngulje i largonte provat e mija dhe më thoshte se këndoj false. Krahas kësaj më thoshte se ky profesion nuk është i përshtatshëm për gra. Ndoshta këtë më stimulonte edhe më të mos heq dorë, dhe pandërprerë t’u drejtoj lutje prindërve të merrem me muzikë. Ndryshe nga moshatarët e mi fillova t’i bie pianos kur isha 10 vjeçare. Gjyshi im – Andrej Vraçanski është autor i shumë veprave muzikore në stilin folklorik, i shumë marsheve dhe valsëve për orkestra frymore. Ati im ishte dirigjent i një orkestre ushtarake. Si muzikante dhe ekzekutuese u formova në Bullgari, por në Luksemburg specializova teknikat e kompozimit të shekullit XX. Mësuesi im i parë ishte kompozitori Pllamen Xhurov. Kështu arrita të hyj në muzikën e sotme dhe fillova të kërkoj forma të reja. Rregullat e muzikës klasike i zbulova në Akademinë te profesori Aleksandër Rajçev.”

Para pak kohe u bënë incizimet e albumit të ri me vepra prej autori të muzikantes bullgare Allbena Petroviç-Vraçanska. Pjesat janë në ekzekutim të pianistit Romen Njusbaum. Albumi u realizua nga Shtëpia Muzikore “Gega Nju”. Ai do të prezantohet në Luksemburg në fillim të vitit 2016 – më 25 janar. Ndërsa në Bullgari premiera e tij ishte më 25 tetor. Për Radio Bullgarinë autorja dha tri prej kompozimeve të reja nga albumi i ri që titullohet “Ëndrra e kristaltë”.

Në Luksemburg Allbena Petroviç-Vraçanska punon si pianiste dhe pedagoge. Jep mësime në Shkollën Evropiane, drejton Klubin “Artistë në rritje”, në të cilin hyjnë fëmijë të talentuar nga shkolla të ndryshme muzikore. Organizon dhe konkurs i kompozimit me të njëjtën emër, i vetmi i këtij lloji në mbarë Evropën Perëndimore. Kjo veprimtari i solli muzikantes titullin Kavalier të Urdhrit për Merita – çmimin më të lartë që jepet për arritje të mëdha në kulturë në Luksemburg. Parahistorikun e këtij suksesi na tregon Allbena Petroviç-Vraçanska:

“Në periudhën e viteve 1991 – 1995 shumë muzikantë bullgarë për shkaqe ekonomike kërkuan bukën e gojës në vende të tjera. Unë u vendos në Luksemburg si pianiste në një bar. Kisha vështirësi, sepse aty fliten tri gjuhë dhe ishte e domosdoshme që shumë shpejtë t’i përvetësoja. Më vonë fillova të jap mësime të pianos dhe të dirigjoj kore të amatorëve. Edhe më sot drejtoj tre kore dhe tri ditë në javë jam e angazhuar me ta. Shpesh në repertor përfshij edhe këngë bullgare. Kemi dhënë koncerte vetëm me vepra bullgare. Shpesh e kompozoj veprat e mia me porosi. Kam shumë miq, të cilët ekzekutojnë veprat e mia.”

Me pianistin Romen NjusbaumKoncerti në Bullgari dhe incizimet ishin shkaku për të cilin pianisti Romen Njusbaum vizitoi për herë të parë Bullgarinë. Për punën e tij me kompozitoren bullgare Allbena Petroviç-Vraçanska ai tregon:

“Më pëlqen këtë muzikë, sepse është shumë emociononte. Kur  bëhet fjalë për vepra moderne, disa njerëz kanë paragjykime. Mirëpo, muzika e kompozuar nga Allbena Petroviç-Vraçanska është pushtuese. Merr pjesë në këtë projekt, sepse ajo është krijuese e talentuar dhe një njeri interesant. Studiova në Zvicër në klasën e profesoreshës bullgare Rada Petkova. Mund të them, se edhe më sot ajo është pedagogia më e rëndësishme në jetën time profesionale. Kështu që mund të them, se e njoh shkollën muzikore bullgare të pianos. Më bëri përshtypje se këtu njerëzit pëlqejnë muzikën, gjë që është me rëndësi të madhe.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD