Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Pestë i Kulturës Bullgare në Bruksel – një festë e vërtetë e arteve

БНР Новини
Foto: arkiv

Që me edicionin e parë në vitin 2011 Festivali i Kulturës Bullgare në Bruksel u kthye në një festë të vërtetë të arteve. Krahas kësaj ai u jep mundësi bullgarëve me banim në kryeqytetin belgjian të njihen me novitetet më interesante në kalendarin kulturor bullgar. Organizatore është Qendra Kulturore “Diogen” me themeluese dhe udhëheqëse Zllatina Ruseva. Ajo është regjisore dokumentare dhe është organizatore nismëtare e Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë Dokumentare “Milenium” në Bruksel.

“Vendosëm, që edicioni i pestë i Festivalit të Kulturës Bullgare të shndërrohet në një festë dhe hartuam një program ambicioz, në të cilin ka gjithçka – muzikë, teatër, shfaqje për fëmijë, kinema – tregon Zllatina Ruseva. – Shumë impozante ishte hapja e festivalit më 30 shtator me filmin e regjisorit Atanas Kirjakov “Shkëmbimi”. Po këtë mbrëmje paraqitëm edhe filmin “Dashuria është çmenduri” – filmi i parë bullgar xhiruar në vitin 1917. Mirëpo, mbrëmja më interesante ishte ajo i kushtuar kinemasë arkivore bullgare dhe filmit të parë dokumentar bullgar “Në mbretërinë e trëndafilave”. Pianisti i njohur bullgar Bojan Vodeniçarov e shoqëroi filmin me muzikë të vet. Me banim në Bruksel janë më se 15 mijë bullgarë. Si ata, ashtu edhe fëmijët e tyre kanë domosdoshmëri të mbajnë lidhje me kulturën bullgare. Kështu që festivali u bë një vend për një takim me rrënjët si të thuash. E reja në programin e sivjetshëm ishin shfaqjet për fëmijë. Prej kohe desha, që për fëmijët bullgarë me banim në Belgjikë të bëj një program. Në një moshë të njomë, në të cilën formojnë personalitetin e vet dhe virtytet, ata rritin në mesë të disa kulturave dhe të disa gjuhëve. Ideja ishte, që ata të krijojnë një përfytyrim për identitetin e tyre që të formojnë sedrën prej bullgari. Veprimtaria e parë u kushtuara fëmijëve u zhvillua në një sallë të përmbushur. Prandaj për aktivitetin e dytë vendosëm të organizojmë dy shfaqje. Mirëpo, prapë kishim vështirësi që të pranojmë të gjithë që kishin dëshirë ta shikojnë. Fëmijët ishin tepër të gëzuar. Ata mësuan shumë gjëra të reja dhe interesante. Dëgjuan fjalë të vjetra bullgare, të cilat nuk përdoren në gjuhën e prindërve të tyre.”

“Vajza e pa lindur” dhe “Te pusi” ishin pjesët e fëmijëve, të cilat u prezantuan në ditët e Festivalit. Të dy ato kanë të bëjnë me folklorin përrallorë dhe muzikor bullgar. Trashëgiminë tradicionale bullgare e prezantuan në shfaqjet e tyre edhe nxënësit e shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Festivali mbyllet më 26 nëntor me filmin e regjisorit Konstadin Bonev “Pesë tregime për një pushkatim” i kushtuar poetit Nikolla Vapcarov. Parashikohet po këtë ditë edhe një mbrëmje letrare, në të cilën do të prezantohet libri “E kuqja” i Ivajllo Aleksandrovit. Televizioni Kombëtar Belgjian do të transmetojë një reportazh i kushtuar Festivalit të Kulturës Bullgare në Bruksel. Krahas kësaj ai do të prezantojë edhe filmin bullgar “Rruga e gjatë drejt shtëpisë” me regjisore Borjana Punçeva dhe producent Ivan Niçev. Një theks do të vihet mbi përvjetorin e 100-të të kinemasë bullgare. Atij iu kushtohen disa shfaqje të filmave, gjë që realizohet me përkrahjen e Ministrisë Bullgare të Kulturës, Ambasadës së Bullgarisë në Belgjikë dhe Filmotekës Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD