Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz takimi në Ruse mbush 40 vjeç

Foto: arkiv

Edicioni i 40 i Xhaz takimit në Ruse sipas traditës ofron një program të pasur, që përfshin disa prej projekteve më interesante në skenën bullgare. Çfarë mund të presin adhuruesit e muzikës xhaz më 27 dhe 28 nëntor mësojmë nga Boris Petrovi. Saksofonist në Big-bendin e Radios Kombëtare Bullgare, Drejtor artistik i festivalit, ai që nga fëmijëria është mes publikut, ndërsa në vitin 1983 debutoi në programin e forumit me grupin e nxënësve “Ragtajm”. Është biri i Petër Petrovit – Parçeto, krijues dhe organizator kryesor i Xhaz takimit.

“Si çdo vit kemi përgatitur një program të pasur – tregon Boris Petrovi. – Më 26 nëntor është skena jone në prag të festivalit. Projekti që prezantojmë quhet “Më vizato muzikë”. Në të marrin pjesë nxënës nga Shkolla Kombëtare e Arteve “Prof. Veselin Stojanov” në qytet. Interpretojnë muzikantë të rinj, bashkë me ta në skenë dalin piktorë të rinj të klasave të artit figurativ, të cilët pikturojnë nën tingujt e muzikës. Hyrja për këtë koncert është falas. Koncerti i parë më 27 nëntor është i xhaz pianistit Zhivko Petrov dhe i “Kuartetit Arena”. Zhivko Petrov është kompozitor dhe interpretues, i cili ka një prani të spikatur në muzikën bullgare. Angell Zaberski do të interpretojë me Aleksandër Llogozarovin për herë të parë në skenën e Ruses. Petër Sallçevi mbyll me “Mirosllav Turijski bras-bend”. Më 28 nëntor vazhdojmë me grupin “Brejk pojnt”, të themeluar para rreth 7 vjetësh në Ruse, në të cilin interpretoj nga vet fillimin e tij. Kemi traditë që çdo vit  të ftojmë solistë të rinj. Në këtë edicion të festivalit  i ftuari ynë do të jetë fizarmonicisti virtuoz  Pllamen Dimitrov – ai është nga qyteti Ruse dhe vazhdimisht jep koncerte në të gjithë Evropën. Pas kësaj është shfaqja e Antoni Donçevit – piano dhe Georgi Donçevit – kontrabas, që përbëjnë grupin e njohur “Version akustik”. Pasi bateristi i grupit Hristo Jocov është për koncerte në Francë, në vendin e tij do të jetë Borisllav Petrovi. Do ta mbyllim festivalin me tre vajzat e mrekullueshme nga “Sentimental Swingers” dhe Mihaill Josifovin – sekstet. Krenohem, se Xhaz takimi në Ruse zhvillohet tashmë 40 vjet pa ndërprerje. Ky edicioni i është kushtuar  babait tim – Petër Petrov . Unë jam dëshmitar me sa dashuri dhe vetëmohim ai organizonte këtë festë për qytetin tonë.”

Ditën e shtunë më 28 nëntor hapet ekspozita me foto, që kanë mbledhur historinë e festivalit. Do të shfaqen dhe filma.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD