Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillojnë “Ditët e sfidave” në Sofje

БНР Новини
Foto: predizvikatelstva.com

Disa prej vrapuesve malor dhe alpinistëve më të njohur janë mysafirë të Festivalit “Ditë të sfidave”, i cili hapet në Sofje me 1 dhjetor. Ai i është kushtuar sporteve ekstreme, ekologjisë dhe turizmit alternativ. Ideja për organizimin e tij lindi para 11 vjetësh në një mbledhje të ekologëve dhe udhëtarëve, që kërkojnë sfida të reja. Kështu pas shfaqjes së tij festivali nga një forum i vogël u shndërrua në aktivitet që frekuentohet nga mbi 2000 njerëz. Në të mblidhen atletë nga e gjithë bota, prezantohen arritjet më të reja bullgare.

Bashke me shfaqjet tradicionale të filmave aventuresk dhe ekstrem, ligjëratat dhe prezantimet e atletëve dhe udhëtarëve, në ditët e festivalit organizohen dhe kurse praktike, debate të hapura. Paralelisht me to në sallën numër 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës po përgatitet ekspozitë për pajisje sportive, shërbime turistike, produkte teknologjike dhe ushqimore, të specializuara në fushën e sporteve alternative dhe ekstreme.

СнимкаTheksi në program është vrapimi malor, i cili gëzon interes të madh ndër dashamirësit e sporteve malore në Bullgari. Ndër mysafirët në Sofje është atleti francez Zhulien Shorie, sportist i nivelit botëror dhe mbajtës i një sërë dallimesh nga gara prestigjioze. Mes pjesëmarrësve bullgarë është vrapuesi ynë malor më i dalluar Kirill Nikollov – Dizela, i njohur me rekordin e vetë për kalimin më të shpejtë të itinerarit midis majave malore Kom dhe Emine. Në festival prezantohet dhe alpinisti i njohur Bojan Petrov, bullgari i parë i cili u ngjit në majën 8-mijëshe Manaslu në Himalaje (maja e tetë për nga lartësia në botë).

Снимка“Çdo ditë na sjell një sfidë. Të kapërcesh frikët, vështirësitë, stereotipat, paragjykimet – thotë Ivan Popov, organizator kryesor i “Ditëve të sfidave” në Sofje. – Më e çmueshëm është takim i publikut me këta atletë dhe mesazhin e tyre ndaj tij, drejtuar në një bisedë të sinqertë dhe miqësore. Në këto takime njerëzit shohin, se rekordmenët janë njerëz të zakonshëm, të cilët dallojnë vetëm me entuziazmin dhe dëshirën e tyre të arrijnë qëllimin që e kanë shtruar vetes. Në vrapimin malor do të organizojmë një gare të shkurtër midis të ftuarit nga Franca Zhulien Shorie dhe atletit bullgar Kirill Nikollov – Dizela. Në program do të ketë gjithashtu alpinizëm, kacavarje, paraplaner, rrëshqitja me ski dhe snowboard. Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut vendas tek llojet  e sporteve alternative, të cilat bëhen të arritshme për shumë njerëz. Gjatë “Ditëve të sfidave” për vizituesit do të organizohen kurse falëse. Për shembull Akademia “Ndihma e parë” u është kushtuar rregullave për ushtrimin e sportit dimëror në mal, ndërsa ligjëratat për shfrytëzimin dhe kompostimin e mbeturinave në kushtet e qytetit do të ndihmojnë për mënyrën më të shëndetshme të jetesës sonë. Përveç orientimit praktik, festivali ka dhe anë zbavitëse. Organizojmë gara të ndryshme dhe viktorina, të ngjashme me transmetimet e njohura televizive reality show. Kemi përgatitur shumë atraksione dhe çmime për njerëzit e moshave të ndryshme. Dëshira jonë është në mënyrë zbavitëse të popullarizojmë sportin dhe mënyrën aktive të jetës në mes të natyrës. Thirrja jonë, duke organizuar këtë festival për sporte ekstreme dhe turizëm alternativ, është: “e doni natyrën dhe mos pushoni të kërkoni sfida të reja në botën që na rrethon!”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD

Garuesit bullgarë fituan medalje në Taekwondo në Shqipëri

Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..

botuar më 24-10-01 11.29.PD
Antonio Papazov, Tihomir Bratoev dhe Borisllava Ivanova

Tre bullgarë fituan një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Aerobikës

Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..

botuar më 24-09-30 8.46.PD