Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i dytë i Çmimeve vjetore folklorike

Foto: godishnifolklorninagradi.com

“Çmimet vjetore folklorike” është një klasifikim internet për interpretues dhe ekzekutues popullorë të gjinive të ndryshme të artit tradicional. Kandidatët caktohen nga një ekip specialistësh të zgjedhur nga Shoqata “Trashëgimtarë të zjarrit folklorik”. Admiruesit nga mbarë vendi e kanë të drejtën të bëjnë zgjedhjen e tyre. Më se dhjetë janë kategoritë – “Zëri i vitit”, “Duete folklorikë”, “Albumi i vitit” e kështu me radhë. Ka edhe çmime për fëmijë. Votimi bëhet në një afat caktuar nga organizatorët. Emrat e fituesve shpallen në një ceremoni solemne.

Për Radio Bullgarinë kryetari i Shoqatës “Trashëgimtarë të zjarrit folklorik” Konstantin Llazarov zbuloi disa hollësi për këtë veprimtari: “Sivjet me ide të donatorit tonë më të madh dekorojmë fëmijë, të cilët u klasifikuan në vendet e para të konkurseve të ndryshme folklorike gjatë vitit. Kemi edhe një çmim tjetër të ri për ansamble profesionale me veprimtari më aktive skenike. Në ceremoninë e dekorimit, që shoqërohet me koncert zakonisht marrin pjesë edhe disa prej interpretuesve dhe ekzekutuesve të dekoruar. Sivjet në skenë dalin klarinetisti Ivo Papazov, këngëtarja Kalinka Vëllçeva, Zhivko Zhelev – udhëheqës i Ansamblit “Dobruxha” dhe Orkestrës “Biseri”. Krahas kësaj u kushtojmë vëmendje edhe fëmijëve nga Studioja Vokale “Nusha” me udhëheqëse Neli Andreeva. Dëshira jonë është që gjithnjë e më shumë fëmijë të përfshihen në nismat e Shoqatës sonë.”

Një nga idetë origjinale e ekipit të “Çmimeve vjetore folklorike” është që çdo vit të respektojnë këngëtarë dhe interpretues të mëdhenj popullorë me kontribut për afirmimin e folklorit bullgar. Edicioni i parë i kësaj veprimtarie iu kushtua këngëtarit të paharrueshëm Boris Mashallov. Sivjet respektohet këngëtarja me zë prej bilbili Gjurgja Pinxhurova, në lidhje me përvjetorin e 120-të të lindjes. Para disa muajve organizatorët dorëzuan dy çmime speciale për kontribut të tërësishëm të këngëtares Ljubka Rondova dhe koreografit Radi Radev. Sivjet çmime marrin edhe Ivo Papazovi – Ibrjama – ekzekutues virtuoz i klarinetës, i cili e përhapi lavdinë e vendit anë e mbanë botës. Çmimin “Zëri i vitit “ e merr këngëtarja Kalinka Vëllçeva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD