Ditët e kreshmës në kalendarin e krishterë janë të caktuara. Kreshmët e Mëdha para Pashkëve vazhdojnë shtatë javë dhe caktohen nga data e lëvizshme e kësaj feste. Kreshmët e Vogla zgjaten gjashtë javë dhe ato zakonisht mbahen para Krishtlinjeve. Kjo kreshmë fillon më 15 nëntor dhe përfundon Natën e Buzmit më 24 dhjetor. Të krishterët mbajnë kreshmë edhe çdo të mërkure dhe çdo të premte. Sipas studiuesve, bullgarët kreshmuan edhe para pranimit zyrtar të fesë së krishtere në shekullin IX.
Tradita folklorike ka pasuruar momentet e fillimit dhe përfundimit të kreshmës. Një sërë ritesh para Natës së Buzmit shoqërojnë darkën e fundit kreshmore. Sipas studiuesve që në kohën më të lashtë njerëzit respektuan disa kufizime të së ushqyerit në varësi të stinës. Arsyetimet fshiheshin në vet jetë. Në disa momente disa prej produkteve përfundoheshin dhe kështu përmbajtja nga konsumimi i tyre rregullonte rezervat ushqimore.
Kreshma në kulturën folklorike krahas kuptimit praktik, ka edhe thelbin e vet shpirtëror. Përmbajtja nga produkte të caktuara dhe përqendrimi i mendimeve mbi jetën jo materiale, formon te njeriu një qëndrueshmëri për kapërcimin e vështirësive. Kreshma pranohet si një sakrificë personale, në të cilën njeriu heq dorë nga gjërat e përkohshme, në emrin e të përjetshmes. Dikur besuan se kreshma lind profetë. Kreshma – qoftë fizike, qoftë shpirtërore, është një metodë e testuar për rivlerësim dhe rinovimit, ajo ndihmon, që t’i shikojmë problemet e përditshme nga një këndvështrim tjetër.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..