Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshmët – në jetën e përditshme dhe festive të bullgarit

БНР Новини
Foto: arkiv

Ditët e kreshmës në kalendarin e krishterë janë të caktuara. Kreshmët e Mëdha para Pashkëve vazhdojnë shtatë javë dhe caktohen nga data e lëvizshme e kësaj feste. Kreshmët e Vogla zgjaten gjashtë javë dhe ato zakonisht mbahen para Krishtlinjeve. Kjo kreshmë fillon më 15 nëntor dhe përfundon Natën e Buzmit më 24 dhjetor. Të krishterët mbajnë kreshmë edhe çdo të mërkure dhe çdo të premte. Sipas studiuesve, bullgarët kreshmuan edhe para pranimit zyrtar të fesë së krishtere në shekullin IX.


Kreshma e krishtere nuk do të thotë vetëm që nuk duhet të hahet mish dhe bulmetra. Kreshma e krishtere do të thotë, që njeriu të përmbahet  nga mendime të këqija, nga fjalë ofenduese dhe nga vepra të liga. Siç thotë Shenj Joan Gojëmbëli: “Kreshma e vërtetë është që njeriu të largohet nga të gjitha të këqijat, të evitojë padrejtësinë, të falë gabimet dhe ofendimet e të tjerëve.” Predikuesi i madh shkruan, se në se njeriu do të përmbahet nga vera, por nuk përmbahet nga fyerja, në se nuk ha mish, por ha vëllain, ai e gënjen veten se  kreshmon. Ky perceptim vendos lidhjen me përfytyrimet folklorike të kreshmës si një akt trupor dhe moral. Siç shkruan etnologu Anani Stojnev “kreshma mbështetet dhe realizohet mbi bazë të një sinkretizmi origjinal të përfytyrimeve dhe besimeve të parakrishtere dhe normave të krishtere”. Kjo gjen shprehje në shkeljen e ndalimit të mënyrës së të ushqyerit në disa festa, si dhe në ndalimin e valleve gjatë kreshmës. Sipas përfytyrimeve ndërprerja e kreshmës konsiderohet si një shenje e keqe – e cila mund të tërheqë fatkeqësi, mundime, vuajtje.

Tradita folklorike ka pasuruar momentet e fillimit dhe përfundimit të kreshmës. Një sërë ritesh para Natës së Buzmit shoqërojnë darkën e fundit kreshmore. Sipas studiuesve që në kohën më të lashtë njerëzit respektuan disa kufizime të së ushqyerit në varësi të stinës. Arsyetimet fshiheshin në vet jetë. Në disa momente disa prej produkteve përfundoheshin dhe kështu përmbajtja nga konsumimi i tyre rregullonte rezervat ushqimore.

Kreshma në kulturën folklorike krahas kuptimit praktik, ka edhe thelbin e vet shpirtëror. Përmbajtja nga produkte të caktuara dhe përqendrimi i mendimeve mbi jetën jo materiale, formon te njeriu një qëndrueshmëri për kapërcimin e vështirësive. Kreshma pranohet si një sakrificë personale, në të cilën njeriu heq dorë nga gjërat e përkohshme, në emrin e të përjetshmes. Dikur besuan se kreshma lind profetë. Kreshma – qoftë fizike, qoftë shpirtërore, është një metodë e testuar për rivlerësim dhe rinovimit, ajo ndihmon, që t’i shikojmë problemet e përditshme nga një këndvështrim tjetër.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD