Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Muzikor i kushtuar Vitit të Ri

Foto: ndk.bg

Festivali i sivjetshëm Muzikor i kushtuar Vitit të Ri filloi me koncert të këngëtares me famë botërore Aleksandrina Pendaçanska më 2 dhjetor. Ajo interpretoi arie të sopranos dhe mexosopranos nga repertori i saj. Koncerti ishte nën drejtimin e dirigjentes Speranca Skapuçi, e cila për herë të parë është në Bullgari. Ajo ka mbaruar Xhuliard Skuul, ku u njoh me shumë muzikantë bullgarë.

Për Festivalin e sivjetshëm Muzikor i kushtuar Vitit të Ri vijnë muzikantë nga mbarë bota – Spanja, SHBA-ja, Franca, Çekia, Greqia, Argjentina, Gjeorgjia, Austria, Britania e Madhe e të tjerë. Miqtë nga Holanda janë instrumentistët e bashkuar në trion “Oziris” – piano, violinë, violonçel. Në programin e tyre “Frymëzim” janë të përfshirë vepra të kompozitorëve Bethoven, Mendellson e të tjerë. Në viti 2008 violinist në të ishte bashkatdhetari Vesko Eshkenazi.

Në dy koncertet “Sofja mirëpret Luksemburgun” – më 11 dhe 12 dhjetor, do të dëgjojmë vepra të laureatëve të rinj të Konkursit Ndërkombëtar të Kompozimit. Ai organizohet nga bashkatdhetaria Allbena Petroviç-Vraçanska – kompozitore dhe pedagoge në Luksemburg. Autorët dhe solistët janë nga SHBA-ja, Franca, Luksemburgu, Çekia, Greqia, Bullgaria. Veprat e tyre do të ekzekutohen nga Filarmonia e të Rinjve “Pionier” me dirigjent Ljubomir Denev – bir. Pianisti dhe kompozitor Aleksandër Rajçev – bir na ofron “Udhëtim përmes kohës”. Ai do të dalë në skenë bashkë me formacionin me tela Quarto Quartet dhe me argjentinasin Matias Gonzales – bandoneon. “Klasiku dhe romantizmi” titullohet programi, të cilin do t’u ofrojnë admiruesve të tyre violinisti Dimitër Burov dhe pianisti Ljudmill Angellov. Parashikohen edhe “Koncerte mbi jastëkë” në kuadrin e të cilave në një formë të përshtatshme muzika klasike u prezantohet fëmijëve dhe prindërve. Basi me famë botërore Orlin Anastasov gjithashtu është në afishen e programit të festivalit me një koncert “Orlin Anastasov dhe miq”.

Veprimtaria e fundit e Festivalit Muzikor i kushtuar Vitit të Ri parashikohet për 1 janar të vitit 2016. Publiku dhe ekzekutuesit do të shënojnë ardhjen e Vitit të Ri me vepra të kompozitorëve De Faja, Bize, Delib, Sen-Sans, Rimski Korsakov e të tjerë. Solistë do të jenë sopranoja Federika Lombardi nga Italia dhe violinisti Vesko Eshkenazi. Dirigjent i Orkestrës së Festivalit do të jetë Hose Lluis Gomes nga Spanja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD