Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e Dimitër Peshevit në Kjustendill ruan kujtimin për shpëtimin e hebrenjve bullgarë

БНР Новини

Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” në qytetin Kjustendill është monument i kulturës, i cili u rimëkëmb, që të grumbullojë në një vend kujtimin e atyre bullgarëve, të cilët në vitin 1943 arritën të shpëtojnë nga Hitleri rreth 50 mijë hebrenj, të përgatitur për deportim nga Bullgaria. Dimitër Peshev, atëherë nënkryetar i Parlamentit, është ndër njerëzit, të cilët kontribuuan më shumë për shpëtimin e tyre. Mirëpo, të gjithë, të cilët e vizitojnë shtëpinë e tij, mësojnë edhe për qytetarët e tjerë të Kjustendilit, të cilët kanë kontribuuar për suksesin e veprës humane. Ekspozita me sende origjinale, fotografi dhe faksimile, tregon për ngjarjet që nga muaji mars i vitit 1943 dhe formimin e delegacionit prej qytetarësh të shquar të Kjustendilit, të cilët e konsideronin shpëtimin e hebrenjve si një detyrim i tyre.

Në vitin 1940 u votua dhe u miratua Ligji antisemit për mbrojtjen e kombit, kurse mbledhja kryesohej nga nënkryetari i Legjislaturës së XXV të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev. Tre vjet më vonë, më 8 mars të vitit 1943, me të vendosën kontakt qytetarët e Kjustendilit. Ata njoftuan për marrëveshjen sekrete të nënshkruar me Rajhun e Tretë për deportimin e afro 50 mijë hebrenjve nga Bullgaria drejt  Gjermanisë lidhur me të ashtuquajturin “vendim përfundimtar i çështjes evropiane”. Në delegacionin nga Kjustendili ishin deputeti Petër Mihalev, tregtari Asen Suiçmezov, mësuesi Vlladimir Kurtev dhe avokati Ivan Momçillov. Peshev nuk mbeti indiferent ndaj shqetësimit të bashkëqytetarëve të tij të shquar dhe më 17 mars nënshkroi një letër të ashpër proteste ndaj kryeministrit Bogdan Fillov kundër deportimit të hebrenjve. Për veprimet e tij ai mori përkrahjen e gjithsej 43 deputetëve. Disa ditë më vonë Peshev u rrëzua nga posti i tij në Kuvendin Popullor. Fakti se në Parlament diskutoheshin zhurmshëm planet sekrete të Rajhut të tretë, ishte një prej shkaqeve kryesore për moszbatimin e deportimit të hebrenjve bullgarë.

“Ne disponojmë një vlerë shumë të rëndësishme kulturore – dy kopjet e punës të letrës, të shkruara nga Dimitër Peshev ndaj kryeministrit Bogdan Fillov – thotë autori i ekspozitës muzeore – doktor Angell Xhonev – specialist i historisë së re të Bullgarisë. Ai shton hollësi rreth shpëtimit të hebrenjve bullgarë.

 “Peshev nuk do që të rrëzojë qeverinë, as deputetët e saj –bashkëmendimtarë e duan këtë. Është me rëndësi të ruhet nderi dhe dinjiteti i Bullgarisë.” Kështu është shkruar në vetë letrën. Në fund të fundit, gjatë muajit mars të vitit 1943 asnjë hebre bullgar në kufijtë e mbretërisë nuk ishte dërguar në kampet e vdekjes, gjë që është me rëndësi të madhe. Kjo e pengoi makinën shtetërore dhe ajo filloi të merrej me veprime të tjera lidhur me kufizimin e të drejtave të hebrenjve gjatë muajit maj të vitit 1943. Hebrenjtë ishin transportuar nga Sofja, kjo ishte rreth gjysma e bashkësisë së tyre, dhe u shpërndanë në fshatra dhe qytete të vogla të vendit. Mirëpo, momenti vendimtar i shpëtimit të tyre i detyrohet para se gjithash përgjegjësisë së qytetarëve, të figurave të zgjuar me autoritet të madh në Kjustendill, të cilët e ndaluan deportimin e planifikuar. Për këtë tregohet në pjesën më të madhe të ekspozitës në shtëpinë-muze “Dimitër Peshev”. Dokumentet na informojnë si për të shpëtuarit, ashtu dhe për shpëtimtarët. Pjesa më e madhe e komunitetit të hebrenjve u largua nga Bullgaria në fillim të regjimit socialist dhe u vendos në Izrael. Ata, që erdhën nga Bullgaria, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shtetit të ri të krijuar kryesisht nga refugjatët e tërë Evropës. Mirëpo, hebrenjtë bullgarë deklarojnë me krenari se ata nuk janë refugjatë, por janë emigrantë, se janë larguar me dashje nga atdheu i tyre, se nuk kanë ikur nga ndonjë dhunë” – na tregon doktor Agnell Xhonev.

Dimitër Peshev (1894 – 1973)Në dallim të hebrenjve bullgarë, çdo një prej qytetarëve të Kjustendilit, i cili ka kontribuuar për shpëtimin e tyre, ka një fat jo të mirë. Ata janë prekur nga ngjarjet pas 9 shtatorit të vitit 1944, kur në vend u vendos regjimi prosovjetik. Megjithë kontributin e padyshimtë të Dimitër Peshevit  për Çështjen Evropiane, gjatë vitit 1945 Kuvendi Popullor, i organizuar në kundërshtim me Kushtetutën e Tërnovos, e dënoi me burgim, me privimin e të drejtave të tij të qytetarit dhe me konfiskimin e plotë të pronësisë së tij. Pasi doli nga burgu, Dimitër Peshev jetoi në varfëri.

Çfarë do të tregojnë dokumentet, këtë do ta mësojmë nga kujdestari i ekspozitës muzeore doktor Angell Xhonev.

 “Vetë Dimitër Peshevi u dënua bashkë me kolegun e tij Petër Mihalev edhe për “dëbimin e hebrenjve”. Në ekspozitën e shtëpisë-muze në Kjustendill ne ruajmë një akt akuzues, një ekzemplar, që ruhet nga të afërmit e Peshevit, ku ai është paraqitur si dëbues i hebrenjve. Për këtë shkak, si dhe për faktin se ka qenë përfaqësues i shumicës së atëhershme në pushtet, është konfiskuar tërë pronësia e tij. Ky është një cinizëm shumë interesant historik nga gjysma e dytë e shekullit të XX, kur njeriu nuk mund të jetonte në banesë të vet, kurse atje ishte vendosur një prej funksionarëve të lëvizjes komuniste. I tillë është fati i një shpëtimtari tjetër të hebrenjve bullgarë, i deputetit nga Legjislatura e 25-të e Kuvendit Popullor Petër Mihalev. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, kurse më vonë dënimi ishte pakësuar me burgim trevjeçar, nën mbikëqyrjen e organeve të Sigurimit Shtetëror, të mos flasim për mësuesin Vlladimir Kurtev, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 1946 dhe deri tani nuk dihet se ku është varri i tij. Pas viteve 60 disa hebrenj të veçantë, pas kësaj edhe shteti Izrael, interesoheshin për fatin e shpëtimtarëve dhe i ndihmonin me mjete materiale të mbijetuarit: Asen Suiçmezov, Dimitër Peshev dhe Petër Mihalev. Ata, si edhe Vlladimir Kurtev, nderohen si heronj nga populli i Izraelit."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Shtëpia-muze “Dimitër Peshev” dhe digital-culture.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD

Banesat e neolitit në Stara Zagora – më të vjetrat në Evropë

Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..

botuar më 18-02-10 10.15.PD