Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në botën magjike të amuleteve më Angell Goevin

БНР Новини
Foto: arkivi i Radios Kombëtare Bullgare

Etnografi i njohur bullgar Angell Goev më se 45 vjet studion besimet dhe përfytyrimet popullore në degën e tyre magjike. Një interes të madh provokojnë ekspozitat e amuleteve dhe talismanëve të punuara prej tij. Dituri për punimin e tyre ai grumbullon nga përfytyrimet e popullit, të transmetuara brez pas brezi, dhe nga të dhënat arkeologjike dhe shkrimet e vjetra. E pyetëm, pse sipas tij, edhe më sot, më se 12 shekujsh pas pranimit të fesë së krishtere, edhe bullgarët besimtarë, kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre në magjitë dhe në ritet popullore.

“Kjo periudhë është tepër e shkurtër nga këndvështrimi i historisë së njerëzimit – shpjegon docent doktori Angell Goev. – Krishterimi është një fe relativisht e re, që u krijua vonë. Dy mijë vjetët gjatë të cilëve ajo ekziston, është një periudhë tepër e shkurtër në sfidonin e historisë mbarë njerëzore. Që me formimin si një qenie racionale, njeriu hyn në një mjedis tepër agresiv. Vet ai e ka mbushur botën përreth me krijesa të ndryshme mitologjike, demonë me fuqi mbinatyrore, me magji, urrejtje, zili. Kështu që nga koha më e lashtë ai kërkon mënyra të luftojë me ta, sepse sipas besimeve, ata posedojnë forcë më të madhe se sa vet ai. Që të evitonte të gjitha të këqijat, ai duhet të krijonte një sistem magjike për mbrojtje. Edhe në kohën më të lashtë si krijesë primitive, ai filloi të shfrytëzojë magjinë për qëllime të ndryshme – mbrojtje, ose ndikim mbi botën përreth. Shumë më vonë, kur lindi krishterimi, filloi një luftë kundër besimeve dhe përfytyrimeve pagane. Mirëpo, ato kishin të ngulura thellë në ndërgjegjen njerëzore dhe feja e krishtere nuk arriti të çrrënjosë. Kështu edhe më sot përfytyrimet për ndikimin magjik mbi botën janë të gjalla në besimet popullore. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për të gjitha shtresat e popullsisë.”

Qëllimi i amuleteve dhe talismanëve, është të mbrojnë nga rreziqe dhe fatkeqësi, të sjellin mbarësi. Amuleti është kryesisht mbrojtës, ndërsa talismani jo vetëm që mbron, por sjell mbarësi në çdo nismë. Në punimin e amuleteve një rëndësi të madhe ka materiali që shfrytëzohet – gur, eshtër, por më në veçanti dru. Që nga koha më e lashtë populli bullgar është i bindur në forcën magjike të drurit. Amuletet dhe talismanët punohen nga pemë të ndryshme – murriz, thanë e të tjerë. Është interesante që shfrytëzohen pjesa të ndryshme të pemëve – copëza nga trungu, nga rrënjët, nga degët e kështu me radhë. Krahas kësaj me rëndësi është edhe vendi, në të cilin pema ka rritur – përball agimit të diellit ose në ndonjë vend tjetër, si dhe ora, në të cilën copëza është grisur. Një gjë tjetër tepër të rëndësishme na shpjegon prapë docent doktori Angell Goev:

Снимка“Çdo amulet punohet në një kopje të vetme. Ai nuk duhet të ripërtërihet, sepse nuk ka dy njerëz të njëjtë. Kërkesat për punimin e amuletit për një njeri të caktuar – madhësia e tij, forma, materiali prej të cilit të punohet, kur të merret, caktohen nëpërmjet llogaritjeve të ndërlikuara në varësi të njeriut konkret dhe të qëllimit për të cilin bëhet. Amuletet janë dy lloje kryesore. Për personifikimin e një amuleti në punimin e tij janë me rëndësi emri, mbiemri dhe familja e njeriut, data dhe ora e lindjes. Lloji i dytë amuletesh punohen paraprakisht dhe nuk i përkasin askujt. Atëherë, siç thotë populli, ata duhet të tërheqin syrin e njeriut. Thënë me fjalë të tjera amuleti zgjedh njeriun duke tërhequr shikimin e tij. Që të bëhet gati një amulet kalon përmes një sërë ritesh me zjarr, ujë, barna dhe namatisje. Mesi pas kësaj ai bëhet për njeriun konkret, për të cilin është i punuar.”

Mirëpo, a është e mundshme, që amuleti ose talismani, i cili nuk është për një njeri të caktuar të ketë një ndikim të kundërt, pra të tërheq forcat e këqija, për shembull?

“Jo! – është kategorik docent doktori Angell Goev. – Sipas përfytyrimeve popullore kjo nuk është e mundshme, sepse amuletet punohen për të mirën ose për ndonjë qëllim konkret pozitiv. Në se nuk do të plotësohen rekomandimet popullore në punimin e amuletit ose talismanit dhe bëhen gabime, atëherë kjo mbetet një send i zakonshëm, i cili nuk ndikon as pozitivisht, as negativisht. Ka raste, kur amuletet punohen për ndonjë qëllim konkret. Dhe kur qëllimi realizohet, atëherë amuleti mbetet një send. Ka dhe raste, kur pasi plotëson qëllimin, amuleti ose talismani zhduket në mënyrë misterioze.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD