Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lavdi në lartësitë, paqe në tokë, kurse midis njerëzve – dashamirësi dhe mirëqenie...”

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 25 dhjetor e gjithë bota e krishterë feston Krishtlindjet – një nga festat më të mëdha kishtare, simbol i fillimit të ri, të synimit drejt paqes dhe harmonisë në botë.

Sipas teksteve ungjillore Krishti ka lindur në Vitleem-një qytet i vogël në provincën Judeja. Pak përpara se foshnja hyjnore të paraqitet në këtë botë, perandori romak August ka urdhëruar të bëhet një numërim. Secili është dashur të shkojë deri në qytezën në të cilën ka lindur dhe të regjistrohet. Jofifi, një pasardhës i Davidit, është dashur të shkojë në Vitleem. Kur kanë mbërritur bashkë me Shën Mërinë, ata nuk kanë gjetur vend në han, janë strehuar në një shpellë jashtë qytetit, ku barinjtë kanë mbyllur dhentë. Aty Mëria ka lindur djalin e saj, e ka mbuluar me pelena dhe e ka vendosur në grazhd. Në çastin e Krishtlindjes në qiell ka ndriçuar një dritë e çuditshme, është shfaqur një engjëll, i cili ka njoftuar barinjtë të cilët gjenden afër, se në botë ka ardhur Shpëtimtari.

Duke e rikujtuar historinë përrallore për lindjen e Krishtit, çdo vit ne rikujtojmë dhe mesazhin, të cilin e sjell ajo. Djali i Zotit nuk lind në pallate të arta, por në një shpellë të thjeshtë – bota, e zhytur në errësirë, nuk gjen strehë për fëmijën hyjnor. Por gjatë shfaqjes së tij e gjithë krijesa njerëzore gëzohet dhe lavdëron Krishtlindjen.

Barinjtë të parët mësojnë për lindjen e birit të zotit dhe të parët i japin besimin e vet. Në ikonat fytyrat e tyre shprehin emocion dhe befasi. Nuk është i njohur numri i pleqve të urtë, të cilët vijnë për pelegrinazh te Foshnja, të drejtuar nga ylli i Vitleemit. Dhuratat të cilat i sjellin janë tri – flori ( në fakt këto janë 28 plastide të arta me një formë të ndryshme dhe një pikturim mbi to), një rrëshirë aromatike, livandë dhe miro.

Engjëjt këndojnë Krishtlindjet, duke i dhuruar Shpëtimtarit himnet e veta. Në ikona disa nga sundimtarët qiellor shikojnë përpjetë, duke lavdëruar Zotin. Kurse të tjerë kanë drejtuar vështrim poshtë dhe e transmetojnë lajmin e mirë njerëzve. E tillë është dhe përmbajtja e këngëve të engjëjve të krishtlindjes: “Lavdi në lartësitë e Zotit, paqe në tokë, midis njerëzve – dashamirësi.”

Thonë se, ditët rreth Krishtlindjeve janë një kohë magjepsëse, festë e dashurisë, të shpresës së përjetshme të mund të mbretërojë mirësia midis njerëzve. Le të realizohen të gjitha urimet e mira për paqe dhe dritë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD