Vitin 2015 do ta mbajmë mend me shumë projekte etno, të frymëzuara nga muzika popullore bullgare. Në edicionin tradicional të “Fantazive muzikore me motive etno”, ju prezantojmë disa prej tyre. Ato janë krijuar në pika të ndryshme të globit nga autorë me kombësi të ndryshme.
Vlladko Kërparov është ndër saksofonistët më të talentuar bullgarë. Prej vitesh jeton në Gjermani dhe vazhdimisht jep koncerte në shtete të ndryshme evropiane. Është udhëheqës i disa formacionesh. Këtë vit ai organizoi një turne në disa qytete bullgare me kuartetin e saksofonave “Forkolor“. Pjesët e tij janë një përzierje unike prej xhazi me elemente metro-ritmike dhe melodike të folklorit bullgar.
Këngëtarja e njohur popullore Neli Andreeva është solistja e Ansamblit Folklorik Shtetëror “Filip Kutev”. Këngët e saj janë nga krahina folklorike e malit Rodopa. Ajo krijon melodi, në të cilat gërshetohen elemente pop dhe etno. Kështu gjatë vitit 2015 doli albumi i saj “E vetmja”.
“Kam lindur në një shtet të vogël. Gjuha e tij flitet nga më pak njerëz sesa është popullsia e Nju Jorkut, ku po jetoj. Pavarësisht nga kjo këngët e bullgareve dëgjohen në të gjitha skajet e botës, udhëtojnë edhe më larg – në anijen kozmike Voyager...” – këto janë fjalët e këngëtares Vllada Tomova, me të cilat ajo prezantoi albumin e saj të parë “Përralla ballkanike” (Balkan Tales). Ai doli në tregun muzikor gjatë vitit 2009 dhe është prezantuar në ShBA, Bullgari dhe në shumë shtete të tjera. Sivjet Vllada mori pjesë në disa festivale bullgare dhe po punon mbi albumin e saj të ri.
Projekti “Aka Balkan Moon” ekziston tashmë 3 vjet dhe është prezantuar në disa shtete evropiane. Në të muzikantët e njohur belgë të muzikës xhaz nga grupi “AkaMoon” bashkojnë idetë e tyre me Nedjallko Nedjallkovin – fyell, Stojan Jankullovin – perkusione, Vlladimir Kërparovin – soprano saksofon dhe me këngëtaren popullore Stoimenka Nedjallkova. Të gjitha pjesët janë krijuar mbi bazë të temave folklorike bullgare. Puna e tyre e përbashkët filloi gjatë vitit 2012. Albumi, i cili doli sivjet ishte prezantuar në Bruksel dhe në Sofje. “Dua të nënvizoj se ky projekt është akoma një dëshmi për këtë se folklori bullgar është një vlerë mbarënjerëzore. Për herë të radhës muzika jonë tradicionale provokon artistë nga shtete të tjera, i frymëzon për projekte të reja dhe interesante” – janë fjalët e Nedjallko Nedjallkovit.
“Jeta është muzikë“ është titulli i albumit të muzikantëve Veliçka Çausheva dhe Veli Çaushev. Në të janë mbledhur folklor, xhaz, pop, nganjëherë me ritme orientale. Ky është albumi i parë i këngëtares dhe bashkëshortit të saj, i cili i bie mandolinës. Në të janë përfshirë dy kënga origjinale të “karakaçanëve”. Kështu quhen njerëzit e një etnie të vogël në Bullgari, të cilët ruajnë zakonet e veta interesante. “Muzika e tyre e mban këtë qetësi, të cilën ne e kemi humbur prej kohësh. Mendoj se njeriu, i cili mund ta ndiejë këtë gjendje qetësie është në të vërtet i lumtur.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..