Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizja më e gjerë turistike “Njih Bullgarinë” na çon te 100 objekte me rëndësi kombëtare

БНР Новини
Foto: arkiv

Më se 6 milionë turisë tashmë u përfshin në Lëvizjen Kombëtare “Njih Bullgarinë – 100 Objekte Turistike Kombëtare”, e cila gjatë vitit 2016 do të shënojë jubileun gjysmëshekullor. Ajo u organizua nga Bashkimi Turistik Bullgar dhe nuk ka analog në mbarë botën. Ideja është, që në mënyrë të organizuar dhe qëllimisht të njihen këndet më të mrekullueshme të vendit. Çdo objekt i vizituar shënohet në një librezë individuale me vulë dhe me pullë. Ndër objektet ka shumë fenomene historike dhe arkeologjike, vende të mbrojtura natyrore, ku turistët njihen me florën dhe faunën e vendit. Lëvizja “Njih Bullgarinë” i gëzohet një popullaritet gjithnjë në rritje. Në të dita ditës përfshihen shumë njerëz në mosha të ndryshme nga mbarë vendi. Në fund të çdo viti disa prej turistëve të zgjedhur nëpërmjet një tombole, fitojnë çmime. Çmimin më të madh për vitin 2015 – një veturë, e mori një nxënës 12-vjeçar nga Sofja.

“Megjithëqë jepen çmime materiale, në fakt dekorata më e madhe nga pjesëmarrja në nismën “Njih Bullgarinë” është morale. Lëvizja Kombëtare ekziston dhe zhvillohet në sajë të patriotizmit të bullgarëve dhe të përkrahjes së gjerë shoqërore – tregon sekretari ekzekutiv i Bashkimit Turistik Bullgar Vencisllav Udev. – Lëvizja Kombëtare “Njih Bullgarinë” është një nga veprimtaritë kryesore të Bashkimit. Ajo është me përmasa të gjera. Që nga viti 2003 punojmë, që të popullarizojmë dhe të zhvillohet me vrull. Brenda 11 viteve, deri në vitin 2014, në të u përfshin 675 mijë veta. Ata kanë librezën me 100 objektet turistike në Bullgari dhe synojnë të vizitojnë të gjithë. Gjatë vitit 2015 shtuam fenomene të reja. Synojmë, që objektet në listën tonë të mbeten 100. E zgjerojmë listën duke kombinuar vende të reja interesante në rajonet ku ndodhen objektet tashmë të regjistruara. Sivjet në listë u përfshi një Bazilikë e krishterimit të hershëm dhe Stadiumi Romak në qytetin Pllovdiv, Kopshti Botanik i Universitetit në qytetin Ballçik, qendra ekologjike “Liqeni i Pomories” në qytetin Pomorie dhe kështjella Pelistera afër qytetit Peshtera. Secili prej pjesëmarrësve në tombolën tonë vet e ka organizuar udhëtimin deri te 100 Objektet Turistike Kombëtare në varësi të mundësive financiare. Ka njerëz, të cilët vetëm për një vit arrijnë të mbledhin të gjitha 100 vulat dhe pullat. Secili që arrin të vizitojë ato 100 objekte, pavarësisht nga koha për të cilën e ka realizuar, merr një Distinktiv të Florinjtë nga Bashkimi Turistik Bullgar. Verifikojmë numrin e vizituesve dhe për gëzimin tonë ata po shtohen me çdo vit me afro 40 – 60 mijë veta.”

Vencisllav Udev kujton si para vitesh, kur Bashkimi Turistik Bullgar hartonte librezën me 100 objektet turistike dhe punonte vulat për secilin prej tyre, punëtorët e muzeve ishin skeptik dhe menduan, se fushata nuk do të gjejë përkrahje. Mirëpo, me kalimin e kohës u duk një interes në rritje ndër turistët.

“Disponojmë informacion për çdo vulë të vënë dhe për çdo pullë të blerë – thekson Vencisllav Udev. – Ndaj objekteve më të vizituara nga bullgarët shfaqin interes edhe të huait. Më shumë janë turistët nga Maqedonia, sepse ata e ndjejnë Bullgarinë e afërt dhe e vizitojnë kur kanë mundësi. 100 Objektet Turistike e vizitojnë edhe të huaj nga Serbia, Greqia, Ukraina. Vijnë turistë edhe nga Australia dhe Azia. Për shembull ambasadori i Japonisë në Bullgari është mbajtës i Distinktivit të Florinjtë, sepse ai e vizitoi të gjitha 100 Objektet Turistike. Hartuam edhe projekte për bashkëpunim transkufitar me Serbinë, Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë. Për shembull në qytetin Strumica të Maqedonisë ka një qendër turistike. Një qendër e tillë ka edhe në qytetin Petriç, që ndodhet  në Bullgarinë Jugperëndimore. Qëllimi është, që në bashkëpunim të krijojmë 4 – 5 itinerare turistike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. I quajtëm “Nëpër gjurmët e Ushtarëve të mbretit Samuill”, “Nëpër kreshtat e maleve Belasica, Ograzhden” e kështu me radhë. Partnerë tanë janë shoqatat turistike të qyteteve Pirot dhe Zajçar në Serbi. Kohet e fundit patëm takim me përfaqësues të tyre në kërkimin e itinerareve të reja transkufitare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD