Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtja e konsumatorit nga tregtarët jolojalë bëhet pjesë e politikës shtetërore

Foto: arkiv

Dhjetëra ankesa prej tregtarëve jolojalë marrin çdo muaj në zyrat e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Sofje dhe në të gjithë vendin. Njerëzit më shpesh ankohen nga klauzolat e paqarta në marrëveshjet me operatorë në sferën e telekomunikacionit dhe të furnizimit të internetit. Shpesh ankohen dhe prej disa shpalljeve zhgënjyese për ulje të çmimeve, promovime në rrjetin tregtar, si dhe prej një reklamë e cila i mashtron konsumatorët. Që të mund të zgjidhet një marrëveshje e dhënë Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve deri tani ndërhynte si ndërmjetës, i cili në bazë të rrugës së caktuar nga ligji mund t’i afrojë pozitat, që të arrihet deri në një vendim kompromisi në dobi të konsumatorit.

Në shumicën e rasteve kërkesa e qytetarit i cili ka dërguar ankesën nuk ka sesi të kënaqet. Kjo tregon atë që ka rastisur me Nikolla Stoimenovin nga Sofja, i cili ka pritur që të mund të kthejë në një përmasë të plotë shumën e paguar prej një firme për montim dhe shitje të dritareve. Ai pohon se, shërbimi është kryer në mënyrë jo me cilësi dhe me gabime të mëdha, të cilat kanë çuar deri në shkelje të tërësisë të fasadës dhe depërtim të ujërave atmosferike në banesën e tij. Firma kryerëse nuk ka qenë dakord me dëmet e përshkruara nga klienti. Propozimi kompromis nga ana e saj ka qenë që mangësitë të ndreqen në një rast të tillë kur qytetari të japë një prani deri në pronën e tij. Deri në përgatitjen e ekspertizës teknike nuk është arritur, kurse Stoimenovi ka preferuar të mos të nisë gjyq për dëme të shkaktuara prej një tregtari jolojal.

Me qëllim një mbrojtje më efektive të konsumatorëve Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në bazën vepruese normative dhe tanimë janë organizuar të ashtuquajturat komisione paqësore, të cilat të punojnë për një zgjidhje jashtëgjyqësore të konflikteve midis klientëve dhe përfaqësuesve të biznesit.

“Qëllimi bazë është që në një vend të mblidhen organet shtetërore, operatorët, konsumatorët dhe shoqatat e tyre dhe shoqatat e tregtarëve. Ideja është që përmes kompromiseve të përbashkëta dhe lëshimeve t’u jepet një zgjidhje të qëndrueshme mospajtimeve midis tregtarëve dhe konsumatorëve”, shënon zëvendës ministri i ekonomisë Daniella Vezieva, duke sqaruar ndryshimet parimore, të cilat vijnë me pranimin e mekanizmit të ri mbrojtës jashtëgjyqësor.

Një prioritet në punën e komisioneve do të jetë rregullimi i problemeve të grumbulluara në sektorët më të ndjeshëm. Fusha të tilla janë energjetika, shërbimet e kanalizimet, tregtia elektronike dhe komunikimi dhe transporti. “Vetë shërbimi mbi shqyrtimin e dokumenteve dhe thirrja e komisionit është krejtësisht falas, kërkohet vetëm paraqitje të dokumenteve dëshmuese – sqaron Dimitër Margaritov, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. – Ky është një hap përpara në domosdoshmërinë të mund të evitohen mospajtimet dhe dallimet midis prodhuesve dhe tregtarëve, të cilat lindin përditë në jetën tonë. Kemi shpresa të mëdha dhe kemi ambicie të punojmë seriozisht, këto komisione të fitojnë një popullaritet dhe efikasitet. Pjesëmarrja në zgjidhjen e një debati të lindur të të dyja palëve është krejtësisht vullnetar. Është e pranuar rregullore për veprimtarinë e komisioneve, si organe për një zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve. Baza normative është e përshtatur me kërkesat e legjislacionit evropian dhe kombëtar. Në kërkimin e drejtësisë, lirisë dhe të përshtatjes me ligjet është baza për zgjidhjen e çdo një marrëveshjeje të lindur. Komisionet janë të pavarura gjatë realizimit të lojalitetit të vet, pavarësisht se në to marrin pjesë përfaqësues të organeve rregullatorë dhe të mbikëqyrjes. Ata nuk kanë të drejtë të drejtojnë drejt komisionit udhëzime të detyrueshme. Përveç kombëtare, komisionet do të vendosin dhe marrëveshjen transkufitare. Më shpesh bëhet fjalë për një mbrojtje konsumatore mbi probleme lidhur me përgjegjësinë e garantuar, të drejtën e reklamimit, klauzola jo të drejta në marrëveshjet dhe llojet e ndryshme të praktikave tregtare jolojale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD